Lajmet

Gjykata e Lartë izraelite thotë se ultra-ortodoksët duhet të shërbejnë në ushtri

Published

on

Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi njëzëri të martën se ushtria duhet të rekrutojë burra ultra-ortodoksë për shërbimin ushtarak, një vendim që mund të çojë në rënien e koalicionit qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu ndërsa Izraeli vazhdon të zhvillojë luftën në Gaza.

Gjykata vendosi se në mungesë të një ligji që bën dallimin midis studentëve hebrenj dhe të tjerë, sistemi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak të Izraelit zbatohet për ultra-ortodoksë si për çdo qytetar tjetër.

Sipas marrëveshjeve të vjetra, burrat ultra-ortodoksë janë përjashtuar nga drafti, i cili është i detyrueshëm për shumicën e burrave dhe grave hebreje. Këto përjashtime kanë qenë prej kohësh një burim zemërimi në mesin e publikut laik, një ndarje që është zgjeruar gjatë luftës tetë muajshe./UBTNews/

Lajmet

​“Kam shumë për të thënë”: Rubin konfirmon se do të jap dëshmi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

“Kam shumë për të thënë javën e ardhshme”, tha James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë ndihmës sekretar amerikan i Shtetit, derisa konfirmoi se do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Rubin do të dëshmojë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Do të jem në Evropë sepse javën e ardhshme do të dëshmoj në Tribunalin special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte, do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, tha Rubin për emisionin “Christiane Amanpour Presents: The Ex Files with James Rubin”.

Madeleine Albright, tashmë e ndjerë, ishte kryediplomate amerikane.

Gjykata Speciale, e cila i heton krimet e pretenduara të luftës, ka seli në Holandë dhe funksionon me staf ndërkombëtar, edhe pse e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015.

Atje, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në një proces të tejzgjatur gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë mbi ta.

Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, ndërkaq gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill 2023.

Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj në prill të këtij viti ndërkohë, më 15 shtator do të nis paraqitja e provave nga ekipet mbrojtëse./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj takon ambasadorin australian jorezident në Kosovë, flasin për sigurinë në rajon

Published

on

By

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin jo-rezident të Kosovës, Richard Rodgers.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj njoftoi se me Rodgers ka biseduar për proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Australia ishte ndër shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e madhe në të gjitha proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Me ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, z. Richard Rodgers, biseduam për proceset që po kalon vendi ynë dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon. E njoftova ambasadorin Rodgers edhe për rolin konstruktiv të Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale“, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, Haradinaj vlerësoi mbështetjen e Australisë për Kosovën.

Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Australisë për Kosovën dhe kërkova që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme“, përfundoi ai./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Kurti viziton për ngushëllime familjen Idrizi

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Idrizi në Gjakovë.

Ai i shprehu ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurit të tyre, Afrim Idrizi, aktivist i çështjes kombëtare, luftëtar dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri vlerësoi lart kontributin e të ndjerit dhe të familjes Idrizi, që ka dhënë për liri edhe dëshmorin Bashkim Idrizi, për çështjen kombëtare, çlirimin e vendit, si dhe kontributin në paqe./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Ministri i Jashtëm i Polonisë viziton Kievin

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë ka konfirmuar se këtë mëngjes, ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski është takuar në Kiev me ministren e jashtme britanike, Yvette Cooper.

Dy zyrtarët kanë biseduar për situatën në Ukrainë dhe krahun lindor të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, ka bërë të ditur ministria.

Në takim mori pjesë edhe këshilltari britanik për siguri kombëtare, Jonathan Powell.

Dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake të mërkurën dhe u rrëzuan nga Polonia dhe aleatët e saj të NATO-s. Rusia e ka mohuar se e ka pasur në shënjestër Poloninë./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara