Lajmet

Gjykata e Apelit redukton sërish orarin e punës për shkak të temperaturave të larta

Published

on

Gjykata e Apelit ka njoftuar se nga e marta, 22 korrik, do të punojë me orar të reduktuar, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Ky vendim është marrë në përputhje me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të datës 27 qershor 2025, si dhe në bazë të paralajmërimeve të institucioneve kompetente për valë të të nxehtit ekstrem në ditët në vijim.

Në njoftimin zyrtar të publikuar nga Gjykata e Apelit thuhet se masat kanë hyrë në fuqi menjëherë, duke filluar nga sot.

Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe vlerësimi i menaxhmentit të gjykatës, në bazë të rrethanave teknike”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës në Facebook.

Vendimi vjen si masë mbrojtëse për të garantuar mirëqenien e stafit dhe qytetarëve në kushte të motit ekstrem.

 

Lajmet

Aksident me fatalitet, policia shqipton rreth dy mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka ndodhur një aksident me fatalitet dhe se kanë shqiptuar 1923 gjoba për kundërvajtësit e trafikut.

Gjithashtu janë raportuar 29 aksidente trafiku me dëme materiale, 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse një aksident përfundoi me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, 15 janë dërguar në mbajtje, 2 persona janë në vuajtje të dënimit, kurse një tjetër është në ndalim policor. /S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në disa qytete të Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rastet kanë ndodhur në Lipjan, Prishtinë, Obiliq, Rahovec dhe Gjakovë, ndërsa disa nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Lipjan, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje për 48 orë.

Në Obiliq, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është strehuar tek familja e saj, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Rahovec, një burrë është arrestuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Rahovec, dhe më pas është kthyer tek familja e saj. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërsa në Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje familjare, një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë./EO

Continue Reading

Live

Për arsye logjistike, anulohen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Published

on

Seancat e parapara për këtë javë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë anuluar. Siç kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kjo ka ndodhur për arsye logjistike.

Dëgjimi i dëshmitarit që ishte planifikuar për sot, ishte shtyrë vazhdimisht. Sipas një parashtrese të mbrojtjes së Thaçit, ky dëshmitar ishte planifikuar të dëshmonte më 15 shtator në vend të James Rubin. Sipas tyre, dëshmia e tij është dashur të shtyhet vazhdimisht për shkak të çështjeve që janë jashtë kontrollit të mbrojtjes.

Mbrojtja ka thënë se nëse dëshmitari që është planifikuar të dëshmojë më 3 nëntor 2025 nuk dëshmon, atëherë nuk ka asnjë dëshmitar të disponueshëm për këtë javë.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, seanca e radhës pritet të mbahet të hënën e 10 nëntorit 2025.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /S.K/EO/Betimi për Drejtësi/

Continue Reading

Lajmet

Presidenti kroat pas takimeve me Papën e Vatikanit: Kudo që shkoj e kërkoj njohjen e Kosovës

Published

on

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, është takuar me Papa Leonin, të cilin e ka ftuar për vizitë. Pasi u pyet nga gazetarët nëse kanë diskutuar për Kosovën, Milanovic tha se Vatikani është shumë konservator në këto çështje.

Ai u takua edhe me sekretarin e Vatikanit, Pietro Parolin, por Milanovic tha se nuk mund të japë detaje.

“Kjo tregon se shtetet veprojnë në interesin e tyre, gjë që nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, për sa kohë që nuk janë keqdashëse ose pushtuese”, tha Milanovic, duke shtuar se ai mbështet njohjen e Kosovës kudo që të mundet.

“Unë nuk e bëj këtë për të inatosur Serbinë ose serbët, është thjesht çështje realiteti”, tha ai./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara