Kronikë e zezë

Gjykata dënon tre persona në Gjilan, rrezikuan jetën e qytetarëve

Published

on

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj tre të akuzuarve për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm për jetën e njerëzve.

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, të akuzuarit me datë 18.11.2019, rreth orës 19:00 minuta, në lagjen “Dardani”, rruga “Muharrem Ibrahimi” afër klubit të fitnesit “Parajsa”, kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve.

Të akuzuarit pasi që kishin biseduar përmes telefonit me të akuzuarin L. Q., ky i fundit me të arritur në vendin e ngjarjes, ndal veturën dhe shtënë katër herë me armë-revole të markës “TT”, në drejtim të akuzuarve Sh. Xh.(1), Sh. Xh.(2) dhe në momentin kur i njëjti po kthehej për në veturën e tij, të akuzuarit Sh. Xh.(1) dhe Sh. Xh.(2), duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe të akuzuarit L. Q., kanë shtënë 3 – 4 herë me revole, të llojit “Zorak” dhe të markës “TT”. Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Me këtë veprime të akuzuarit Sh. Xh.(1), Sh. Xh.(2) dhe L. Q. dyshohet se kanë kryer veprat penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim unik për secilin të akuzuar, në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e (3) muaj burgim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brend një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të reja të dhunës në familje dhe sulmit, të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Pejë dhe Mitrovicë të Veriut.

Rasti i parë në Pejë është regjistruar rreth orës 14:40, ku policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një fjalosjeje ka sulmuar viktimat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Pejë, rreth orës 22:05, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar goditjen, me arsyetimin se ajo kishte goditur më parë një person tjetër. Viktima ka zgjedhur me vullnetin e saj të qëndrojë te familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut, rreth orës 14:20, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktima. Të dëmtuarit kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të gjitha rastet po vazhdojnë të hetohen nga njësitë përkatëse policore. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Zjarri përfshin 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh intervenimi

Published

on

By

Një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh e mbjellë me pisha është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në Prizren, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas raportit, incidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 për shkaqe ende të panjohura. Në vendngjarje kanë intervenuar menjëherë ekipet e zjarrfikësve të ndihmuar edhe nga banorët lokalë, të cilët pas disa orësh përpjekjesh kanë arritur ta lokalizojnë vatrën e zjarrit.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në sipërfaqet e pyllëzuara. Policia vazhdon punën për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të zjarrit. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Zhduket një person në Viti

Published

on

By

Një person është shpallur i zhdukur në Viti, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti në Polici është raportuar nga një familjar i të zhdukurit.

Ndërkaq, rasti po hetohet nga ekipet relevante. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shpërthen një granatë në një oborr në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prishtinë, pasi persona të panjohur kanë hedhur një mjet të dyshuar shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë, në oborrin e një shtëpie.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është denoncuar nga dy burra. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në muret e dy shtëpive si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime intenzive. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara