Sport

Gjokovic mposhtet nga Medvedev në US Open, dështon të futet në historinë e Grand Slam-it

Published

on

Mundësia për të bërë histori është shuar për tenistin Novak Gjokoviç, i cili në finale të US Open u mposht nga Medvedev në tre sete: 6-4, 6-4, 6-4.

Serbi u pa shumë i nervozuar pasi nuk do të jetë pjesë e turneut të Grand Slam-it (ku ai do të ishte lojtari i tretë që do ta kishte këtë sukses në histori) dhe mbetet më 20 Slams-a ashtu sikur Federer dhe Nadal.

“Urime për Medvedev, ishte lojë e shkëlqyer dhe turne i shkëlqyer. Nëse do të kishte dikush që meritonte një Grand Slam tani, ishte ai. I uroj shumë më tepër sukses dhe jam i sigurt që do të jetë akoma në këtë skenë në”, tha Gjokovic pas duelit.

“E ardhmja. Po mendoja para ndeshjes se çfarë do të thosha si në rast fitoreje ashtu edhe në rast humbjeje. Sot edhe nëse nuk fitova zemra ime është plot gëzim dhe jam njeriu më i lumtur në botë sepse më po të ndihem e veçantë”, tha në fund Gjokovic.

Lajmet

Xhaka për ndeshjen ndaj Kosovës: Një finale e mundshme në Prishtinë

Published

on

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur rreth përgatitjeve që kombëtarja helvetike po i bën për ndeshjet ndaj Suedisë dhe ndaj Kosovës më 18 nëntor në “Fadil Vokrri”.

Në një intervistë Xhaka ka thënë se nëse do të dështojnë ndaj suedezëve, atëherë në Prishtinë do të jetë një finale.

“Nëse bëjmë punën tonë kundër Suedisë, nuk do të vijë deri aty. Dhë nëse përfundojmë në një finale në Prishtinë, atëherë le të jetë ashtu. Ne e pranojmë këtë situatë. Nuk është hera e parë që luajmë atje”, tha Xhaka.

Mesfushori i Sunderlandit, po ashtu foli edhe rreth largimeve nga kombëtarja zvicerane të dy futbollistëve, Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut, të cilët iu bashkangjitën “Dardanëve”.

“Lojtarë me cilësi të tillë, nuk është dashur t’i linim pas dore. A do të kishin arritur të nxini vendin e titullarit te Zvicra brenda tre apo katër vjetëve? Do të vija në dyshim këtë, duke marrë parasysh se kush luan aktualisht për ne. Ardon Jashari , është me ne për tre vjet dhe ka bërë veç katër paraqitje”, shtoi ai.

Kosovë-Zvicër luhet më 18 nëntor në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ndërkaq në ndeshjen e parë, skuadra e Murat Yakin e ka mposhtur thellë Kosovën, me rezultat 4:0./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Bashkëlojtarët e Rashicës në mesin e të dyshuarve për bastvënie

Published

on

Më shumë se një mijë futbollistë, përfshirë 27 nga Superliga, janë pezulluar nga Federata Turke e Futbollit në skandalin e basteve, përfshirë mbrojtësin e Turqisë, Eren Elmali, i cili ka qenë titullar në Ligën e Kampionëve për Galatasarayn këtë edicion.

Elmali dhe bashkëlojtari i tij te Galatasaray, Metehan Baltaci, janë në mesin e një mijë e 24 lojtarëve në listën e publikuar nga federata turke, të cilët janë dërguar në komision disiplinor.

Kujtojmë se te Beshiktashi luan edhe futbollisti i Kosovës, Milot Rashica.

Po ashtu një prej emrave të përmendur si i dyshuar për bastvënie janë edhe kapiteni i Beshiktashit, Nexhip Usal dhe portieri Ersin Destanoglu.

Federata ka njoftua se kategoria e tretë dhe katërt janë pezulluar për dy javë, por Superliga dhe kategoria e dytë do të vazhdojnë.

Futbolli turke është tronditur nga hetimet mbi bastvënie, ku më shumë se 150 gjyqtarë dyshohet se kanë vënë baste në ndeshje futbolli, ndonëse Fenerbahçe nuk është prekur ende./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

“Dardanët” të përkushtuar për kualifikimin në Botërorin 2026

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka vazhduar me përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, të vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.

Dardanët zhvilluan stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” nën drejtimin e Franco Fodas, ku disa prej futbollistëve si, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari bënë rigjenerim në palestër, ndërsa të tjerët kryen stërvitje intensive në fushë.

Ndërkaq, Baton Zabërgja dhe Visar Bekaj folën për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin dhe shpresoj që me seriozitet të kalojmë këto sfida dhe të arrijmë qëllimin tonë. Ndeshja me Slloveninë është shumë e rëndësishme, dhe synojmë të paktën një pikë, por kemi mundësinë të shkojmë për fitore. Ekipi është në nivel të jashtëzakonshëm,” tha Zabërgja, i rikthyer në skuadër pas lëndimit.

Derisa, Bekaj shtoi se atmosfera është e shkëlqyer.

“Atmosfera është e shkëlqyer dhe të gjithë janë në formë të mirë. Ndeshja me Slloveninë është vendimtare, dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv. Edhe në mungesë të disa lojtarëve kyç, besoj se do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të luftojmë për rezultate pozitive”, deklaroi ai.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi.

Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve do të jenë vendimtare, nëse Kosova do të kualifikohet apo jo në Kampionatin Botëror që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Drita vazhdon ngritjen në Evropë, e tejkalon Ballkanin në renditjen e UEFA-s për klube

Published

on

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita vazhdoi me ngritje në Evropë, pas kualifikimit në Ligën e Konferencës dhe rezultateve të arritura, kur deri tash e ka tejkaluar edhe tri herë kampionin e Kosovës, Ballkanin në renditjen e re të UEFA-s për klube.

Tashmë, Drita është e 151-ta në Evropë, me një koeficient prej 11.000 pikësh. Ndërkohë, Ballkani është në vendin e 160-të me 10.000 pikë të tubuara.

Vetëm në sezonin e fundit, Drita ka marrë 4.000 pikë.

Gjilanasit i nisën kualifikimet evropiane në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku eliminuan Differdangen, për t’u eliminuar në fazën e dytë nga Copenhagen.

Më pas, Drita kaloi në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Evropës, ku u mposht nga FCSB-ja e Rumanisë.

Më tej, Drita shkoi në play-offin e Ligës së Konferencës, për të eliminuar përsëri Differdangen dhe për të siguruar një vend në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Deri më tash, bardhekaltërit kanë zhvilluar tri ndeshje në Ligën e Konferencës, ku kanë marrë pesë pikë.

Së pari, Drita barazoi 1-1 me KuPS në Finlandë, për të barazuar me të njëjtin rezultat me Omonian në “Fadil Vokrri”. Në ndeshjen e 6 nëntorit, Drita fitoi si mysafire e Shelbourne me shifrat prej 1-0.

Në tri ndeshjet e ardhshme, Drita ka punë me Shkëndijën e Tetovës, AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara