Lajmet

Gjinekologji: Tri gra shtatzëna me Covid-19

Published

on

Tri gra shtatzëna me Covid-19 po trajtohen në Gjinekologji, për tre muaj ishin 1 929 lindje.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në tre mujorin e parë të vitit 2021 ka pasur gjithsej 1 929 lindje, ku prej tyre 699 kanë përfunduar me prerje cezariane, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, Drejtori i kësaj Klinike, Jakup Ismajli.

Madje, ai tha se krahasuar me vitin e kaluar në këtë Klinikë kanë lindur 203 foshnje më pak.

“Në tre mujorin e vitit 2021 kemi pasur 1 929 lindje prej tyre me prerje cezariane kanë përfunduar 699. Krahasuar me vitin e kaluar kanë qenë 2 132 lindje dhe prerje cezariane 793 lindje. Kemi një rënie të lehtë këtë vit mirëpo këto të dhëna i kemi vetëm për klinikën Obstetrike në Gjinekologji. Kur merret parasysh gjendja me Covid-19 pastaj referimin e pacientëve një numër i madh i tyre kanë përfunduar lindjet edhe në spitalet regjionale dhe private dhe nuk kemi një shifër definitive të numrit të lindjeve në Kosovë, mirëpo kur bëjmë krahasimin vetëm për klinikën Obstetrike kemi një rënie të numrit të pacientëve që kanë përfunduar lindje në këtë klinikë”.

Ismajli theksoi se në Klinikën e Gjinekologjisë janë tri gra shtatzëna pozitiv me Covid-19 dhe se gjendja e tyre është stabile.

“Në Klinikën e Gjinekologjisë janë tri gra shtatzëna pozitiv me Covid-19 dhe gjendja e tyre është stabile. Gjinekologjia është një lami e cila nuk ka kufizime dhe numri i lindjeve nuk mund të ndalet dhe ka vazhduar me një fluks të rëndomtë. Kemi kryer edhe një numër të madh të operacioneve onkologjike dhe urgjente”, tha ai.

Sipas tij, 70% e stafit shëndetësor e kanë kaluar Covidin, duke shtuar se 80% janë vaksinuar.

Mes, tjerash, ai shtoi se një numër i profesionistëve shëndetësor është vaksinuar në Kukës, ndërsa pjesa tjetër duke përfshirë edhe atë në Prishtinë.

“Gati 70% e stafit e kanë kaluar Covidin, por edhe një numër i madh i tyre diku 80% të stafit është vaksinuar me Covid-19. Një numër i tyre është vaksinuar në Kukës ndërsa pjesa tjetër në Prishtinë. Edhe unë jam vaksinuar në Prishtinë dhe kisha sugjeruar të gjithë profesionistët shëndetësor të vaksinohen dhe ta largojmë këtë sëmundje”.

“Përveç punëve të rëndomta e kemi hapur  një repart për Covid-19 ku gratë shtatzënat kanë ku ta përfundojnë lindjen qoftë normale qoftë me prerje cezariane. Në këtë vit janë mbi 20 lindje me pacientë të cilët kanë qenë Covid-19 pozitiv”.

Continue Reading

Lajmet

Hapet Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar

Published

on

Pas 14 vitesh mungesë, në Tiranë është rikthyer Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në edicionin e tij të 14-të.

Festivali u hap me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura, ku u mblodhën artistë, aktorë dhe kineastë shqiptarë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësi të shohë mbi 100 filma të realizuar nga viti 2013 deri më sot, duke sjellë një pasqyrë të zhvillimit të kinemasë shqiptare ndër vite.

Festivali synon gjithashtu të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes kineastëve të brezave të ndryshëm dhe të promovojë prodhimet e reja shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, pas një pune intensive hetimore lidhur me rastin.

Gjatë operacionit, hetuesit policorë kanë kontrolluar dy lokacione në pronësi të të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale. Mes sendeve të sekuestruara janë mbi 41 mijë euro, 20 franga zvicerane, një veturë, një laptop, dy telefona, USB, 10 vula të ndryshme, si dhe 49 kartela gërvishtëse e dëshmi të tjera relevante.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

George Clooney nderohet me “Luanin e Artë” në Venecia

Published

on

Aktori dhe regjisori amerikan George Clooney është nderuar me çmimin prestigjioz “Luani i Artë për Arritje Gjatë Jetës” në Festivalin e Filmit në Venecia, për kontributin e tij shumëvjeçar në kinematografinë botërore.

Gjatë ceremonisë, Clooney e priti çmimin me modesti, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i shumë rrethanave të favorshme dhe bashkëpunimit me njerëz të tjerë.

Në fjalën e tij, ai përcolli edhe një mesazh për fuqinë e artit dhe ngjashmëritë mes njerëzve, pavarësisht gjuhës apo kulturës.

“Askush nuk qesh, askush nuk qan në gjuhë të ndryshme. Ne ëndërrojmë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Clooney para publikut të festivalit.

Me këtë vlerësim, aktori i bashkohet listës së emrave të mëdhenj të kinemasë që janë nderuar me “Luanin e Artë”, duke kurorëzuar një karrierë të gjatë si aktor, regjisor dhe producent./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i mituri që goditi dy këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Lipjan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet se ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku në fshatin Banullë të Lipjanit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 21:51, kur vetura e drejtuar nga i dyshuari ka goditur dy këmbësorë, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda trupore.

Pas punës hetimore, njësia e hetimeve ka arritur që më 3 shtator të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara