Lajmet nga UBT

Gjimnazi UBT, zgjedhja e duhur për të rinjtë e Kosovës dhe të rajonit

Të rinjve dhe prindërve në Kosovë vendimi për një zgjedhje të sigurtë dhe të mirë iu është lehtësuar me funksionimin e Gjimnazit UBT.

Published

on

Zgjedhja e shkollës së duhur është një vendim emocional për të rinjtë, por edhe i vështirë për prindërit, sepse ka të bëjë me diçka shumë të rëndësishme, me të ardhmen e fëmijëve të tyre. Për t’u përshtatur me të ardhmen, të rinjtë duhet të përvetësojnë vazhdimisht njohuri të reja dhe të fitojnë aftësi të reja në një shkollë që mund t’u sigurojë atyre të gjitha këto.

Të rinjve dhe prindërve në Kosovë vendimi për një zgjedhje të sigurtë dhe të mirë iu është lehtësuar me funksionimin e Gjimnazit UBT, si një nga shkollat e mesme më moderne, më inovative dhe më cilësore në vend dhe në rajon.

Gjimnazi UBT është një shkollë e mesme, e cila kombinon mësimdhënien kurrikulare me teknologjinë e informacionit – Classroom 3.0, duke ofruar një arsim të gjerë, të bazuar në dije dhe të orientuar në gjeneratën e ardhshme të teknologjisë, si dhe duke iu mundësuar nxënësve që t’i zbulojnë pikat e tyre të forta dhe të arrijnë standardet më të larta.

Gjimnazi UBT, përmes dy drejtimeve të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, drejtimin e Gjimnazit Natyror dhe të Gjimnazit Gjuhësor, synon t’i përgatisë nxënësit për të ardhmen, falë praktikave më të mira inovative arsimore.

Misioni i Gjimnazit UBT është të sigurojë një program cilësor dhe të përshtatshëm, një mjedis mësimor frymëzues e atraktiv, që do të përmbushë nevojat e nxënësve për arritjen e qëllimeve të larta arsimore.

Gjimnazi UBT gërsheton në vete përvojat më të mira nga shkollat evropiane dhe amerikane, është një shkollë e mesme që ofron ekselencë në arsim me nxënësin në epiqendër.

Vendi

Studentët e Fakultetit Juridik në UBT përfitojnë përvojë praktike përmes vizitës në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Published

on

By

Studentët e Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Menaxhimit të Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në Gjykata Themelore në Prishtinë, në kuadër të lëndës “E Drejta Kontraktore”, nën shoqërimin e Prof. Egzona Osmanaj.

Kjo vizitë u organizua me qëllim të ndërlidhjes së njohurive teorike me praktikën profesionale, duke u ofruar studentëve mundësinë që të ndjekin nga afër zhvillimin e procedurave civile dhe funksionimin e sistemit gjyqësor në praktikë.

Gjatë qëndrimit në gjykatë, studentët ndoqën katër seanca gjyqësore civile, prej të cilave dy janë zhvilluar pranë gjyqtares Rrezarta Ajeti dhe dy të tjera pranë gjyqtarit Durim Balaj. Përmes këtij aktiviteti, ata patën rastin të kuptojnë më mirë procedurat civile, komunikimin profesional në sallën e gjykimit dhe mënyrën e trajtimit të rasteve konkrete.

UBT vazhdon të promovojë mësimin praktik dhe përfshirjen aktive të studentëve në aktivitete profesionale, duke krijuar ura bashkëpunimi me institucione vendore dhe duke i përgatitur studentët për sfidat reale të profesionit.

Vizitat studimore dhe aktivitetet e tilla janë pjesë e qasjes moderne të UBT-së ndaj arsimit, ku teoria dhe praktika zhvillohen paralelisht për të ndërtuar profesionistë të përgatitur për tregun e punës dhe institucionet vendore e ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT sjellin kulturën dhe modernitetin japonez

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të Ditëve të Artit dhe Dizajnit, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT do të organizojë një aktivitet të veçantë kulturor dhe akademik në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë në Kosovë dhe Asociacionin e Miqësisë Kosovaro-Japoneze.

Aktiviteti do të mbahet më 26 maj 2026, duke filluar nga ora 11:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, dhe do të sjellë diskutime, prezantime dhe ligjërata që ndërlidhin kulturën, artin dhe zhvillimet moderne të Japonisë.

Ngjarja do të hapet me fjalën përshëndetëse të dekanes së Fakultetit të Artit dhe Dizajnit, Prof. Dr. Ariana Gjoni, ndërsa më pas pjesëmarrësit do t’i drejtohen me fjalë rasti Prof. Afërdita Statovci dhe përfaqësuesja e Asociacionit të Miqësisë Kosovaro-Japoneze, znj. Luljeta Arifi.

Pjesë qendrore e aktivitetit do të jetë ligjërata me temën “Japonia në Ditët Moderne”, e cila do të mbahet nga z. Hiroyasu Tanigaki nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, duke ofruar një pasqyrë mbi zhvillimin, kulturën dhe ndikimin modern të Japonisë në botë.

Ky aktivitet synon të forcojë bashkëpunimin kulturor dhe akademik ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe të krijojë hapësira frymëzuese për studentët dhe pjesëmarrësit në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT.

Continue Reading

Vendi

Në UBT mbahet mbledhja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe prezantohen zhvillimet e fundit të institucionit

Published

on

By

Agjencia e Kosovës për Akreditim, përkatësisht Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt në kampusin e UBT-së.

Me këtë rast, anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë u pritën nga Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, i cili prezantoi ekosistemin inovativ të UBT Smart City, si dhe zhvillimet më të fundit akademike, teknologjike dhe infrastrukturore të institucionit. Delegacioni realizoi gjithashtu një vizitë në hapësirat moderne të Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së.

Ndërsa, Kryetarja e Bordit, Hasnije Ilazi, prezantoi punën dhe aktivitetet e Këshillit, duke vënë në pah angazhimin e tyre për krijimin e politikave dhe standardeve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe duke i konsideruar institucionet e arsimit të lartë partnerë të rëndësishëm në këtë proces zhvillimor.

Agjencia e Kosovës për Akreditim është pjesë e organizatave prestigjioze ndërkombëtare EQAR dhe ENQA, ndërsa së fundmi ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, duke u njohur nga CHEA – Council for Higher Education Accreditation në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si “recognized authority” deri në vitin 2033. Me këtë njohje, AKA është bërë institucioni i parë në Evropë që siguron këtë status nga CHEA, duke dëshmuar progresin institucional, reformat dhe besimin ndërkombëtar në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Artistë dhe profesorë nga Evropa bëhen pjesë e webinarit ndërkombëtar të organizuar nga UBT

Published

on

By

“Design, Memory and Identity in Contemporary Culture” – webinar ndërkombëtar që sjell në fokus dialogun mes dizajnit, kujtesës dhe identitetit kulturor.

Më 25 maj 2026, duke filluar nga ora 11:30, do të mbahet online webinari ndërkombëtar me temën “Design, Memory and Identity in Contemporary Culture”, një aktivitet akademik dhe artistik që synon të hapë diskutime të rëndësishme mbi raportin ndërmjet dizajnit, kujtesës kolektive dhe identitetit në kulturën bashkëkohore.

Ky webinar do të bashkojë artistë, dizajnerë, ligjërues dhe profesionistë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët përmes perspektivave të ndryshme krijuese dhe akademike do të trajtojnë mënyrën se si dizajni ndikon në formësimin e identiteteve kulturore dhe ruajtjen e kujtesës në shoqërinë moderne.

Në panelin e folësve do të marrin pjesë emra të njohur nga fusha e artit, modës dhe dizajnit:

  • Elisa Poli, një nga profesionistet e njohura në edukimin e dizajnit në Itali;
  • Phlox Van Oppen, e cila njihet për qasjen inovative në tekstil dhe art bashkëkohor;
  • Tiina Burton, me përvojë të gjerë në modën digjitale dhe artin vizual;
  • Dukagjin Muhaxheri, si dhe Dardan Luta, të cilët do të sjellin perspektivën lokale dhe rajonale mbi artin, identitetin dhe kulturën bashkëkohore.

Organizatorja e webinarit, Cennet Lika, ka theksuar rëndësinë e krijimit të hapësirave ndërdisiplinore ku arti, dizajni dhe kultura ndërthuren për të reflektuar mbi sfidat dhe transformimet e kohës moderne.

Përmes diskutimeve dhe prezantimeve të ndryshme, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë tema që lidhen me kujtesën kulturore, identitetin vizual, modën digjitale, artin bashkëkohor dhe ndikimin e teknologjisë në proceset kreative.

Webinari do të zhvillohet online përmes platformës Microsoft Teams dhe është i hapur për studentë, artistë, profesionistë të dizajnit, studiues dhe të gjithë të interesuarit për kulturën dhe artin bashkëkohor.

Continue Reading

Të kërkuara