Lajmet

​Gjiganti anglezë gati të ofrojë 200 milionë euro për Vinícius Júnior

Published

on

Manchester United është i gatshëm të bëjë një ofertë rekord prej 200 milionë eurosh për të transferuar Vinícius Júnior nga Real Madridi në verën e vitit 2026.

Sulmuesi brazilian po kalon një periudhë të tensionuar në Madrid, ku marrëdhëniet e tij me trajnerin Xabi Alonso nuk janë të mira dhe rinovimi i kontratës së tij është pezulluar.

Kontrata aktuale e Vinícius skadon në vitin 2027, ndaj kjo mund të jetë një nga mundësitë e fundit që Real Madridi të përfitojë financiarisht nga ai.

Sipas raportimeve, edhe pse klubi spanjoll nuk e ka vënë në shitje lojtarin, një ofertë e tillë e lartë mund t’i detyrojë drejtuesit të marrin në konsideratë negociatat.

Nga ana tjetër, Manchester United e sheh brazilianin si lojtarin ideal për të forcuar repartin ofensiv dhe për t’i dhënë skuadrës energji të re. Për ta bërë marrëveshjen të mundur, klubi anglez duhet të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe t’i garantojë Viníciusit një rol kryesor në ekip.

Nëse transferimi realizohet, ai do të ishte një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit dhe do të sillte ndryshime të mëdha si për United ashtu edhe për Real Madridin./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama mbështet protestën paqësore në Shkup

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mbështetur protestën “drejtësi për çlirimtarët” që do të mbahet të shtunën e 13 dhjetorit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Ai thirrja për drejtësi, është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që bashkon popullin.

Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull. Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare. Si kryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi. Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja. Shkupi, Prishtina është me ju”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Lajmet

250 kg duhan dhe 1.2 ton mjaltë të kontrabanduara kapen në Prishtinë, sekuestrohet malli

Published

on

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme kanë realizuar një kontroll operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbërt në Prishtinë, më 11 dhjetor 2025.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë zbuluar sasi të konsiderueshme malli pa dokumentacion të origjinës, për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Janë konfiskuar:

Duhan i grirë (refuz): 511 pako x 500 gr, gjithsej 255.5 kg, pa banderola

Mjaltë: 100 pako x 12 copë, gjithsej 1,200 kg, pa asnjë mbishkrim

Filtera cigaresh: 21 pako x 10,000 copë, gjithsej 210,000 copë

Malli është ndalur përkohësisht, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë është njoftuar për gjetjet, me qëllim udhëzimin e procedurave të mëtejshme.

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës theksojnë se mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e integritetit të tregut. Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që lidhet me tregtimin e mallrave të kontrabanduara./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA-s i kërkohet ndalimi i shitjes së biletave të Botërorit

Published

on

Një grup i madh tifozësh evropianë ka kërkuar që FIFA të ndalojë menjëherë shitjen e biletave për Kupën e Botës 2026, duke e akuzuar organin qeverisës se ka vendosur çmime të tepërta që përjashtojnë tifozët e zakonshëm nga turneu.

Sipas “Football Supporters Europe”, biletat e alokuara për ekipet kombëtare kanë arritur nivele astronomike, me një tifoz që ndjek skuadrën nga faza e grupeve deri në finale që do të paguajë të paktën 6,900 dollarë, gati pesë herë më shumë se në Katar 2022.

Grupi kritikoi edhe heqjen e kategorisë më të lirë (Kategoria 4) për tifozët e organizuar, si dhe vendosjen e çmimeve dinamike që ndryshojnë sipas “tërheqjes” së ndeshjes.

Ronan Evain, drejtori ekzekutiv i FSE-së, tha për Reuters se për çmimet që janë vendosur nga FIFA, jemi pak të habitur, duke shtuar: “Ky është një grusht njerëzish që po përpiqen të fitojnë sa më shumë para… me këto çmime, nuk do të keni atmosferë, nuk do të keni tifozë”. Ai paralajmëroi se struktura e re e çmimeve i shtyn shumë familje në “rrezik financiar”, duke theksuar se një familje me katër anëtarë mund të shpenzojë deri në 30,000 dollarë.

FSE kërkon pezullimin e menjëhershëm të shitjes së biletave për PMA-të dhe hapjen e konsultimeve të reja me federatat dhe grupet e tifozëve, “derisa të gjendet një zgjidhje që respekton traditën, universalitetin dhe rëndësinë kulturore të Kupës së Botës”./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton 2 mijë e 100 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 2100 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente trafiku me dëme materiale, 18 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona, 12 janë dërguar në mbajtje/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara