Teknologji

Gjigandi japonez nis të shes përsëri makina në Rusi

Published

on

Mazda ka rifilluar zyrtarisht dërgesat e automjeteve të saj në Rusi. Kthimi vjen pas largimit të Mazdës nga tregu rus në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës.

Kompania japoneze i dorëzoi modelet e saj CX-5 dhe CX-50 përmes partnerëve lokalë, me disa automjete që janë tashmë të disponueshme në sallone ekspozitash dhe të tjera të ruajtura në një depo qendrore.

Deri në vitin 2022, marka japoneze prodhonte makinat e saj (Mazda6, CX-5 dhe CX-9) në Vladivostok, dhe tani produktet e tyre të reja do të vijnë nga fabrikat në Kinë. Do të ketë një garanci prej tre vitesh ose 100,000 kilometrash.

E gjithë historia u konfirmua nga zyra ruse e Mazda-s (Mazda Motor Rus LLC):

“Shitësit në koncesione kanë dy modele, Mazda CX-5 e Mazda CX-50. Disa nga makinat janë në sallonet e ekspozitës së shitësve. Ato mund të blhiihen menjëherë. Një pjesë e tyre është në magazinën qendrore”, tha shërbimi për shtyp.

Teknologji

Syzet inteligjente, prioriteti i ri i Apple

Published

on

Apple ka vendosur të pezullojë zhvillimin e Vision Air, një version më të lehtë dhe më të përballueshëm të Vision Pro, për t’u fokusuar plotësisht tek syzet e reja inteligjente.

Sipas mediave të huaja, kompania ka zhvendosur inxhinierët nga projekti Vision Air drejt zhvillimit të këtyre syzeve, me qëllim që të konkurrojë me Meta Ray-Ban.

Ndryshe nga plani fillestar për vitin 2027, syzet e para inteligjente të Apple pritet të dalin në treg në vitin 2026. Ato do të mbështeten nga Apple Intelligence dhe do të pajisen me disa kamera për funksione të avancuara të inteligjencës vizuale.

Apple po zhvillon një version XR me ekrane LCoS, komandë zanore dhe kontroll me gjeste, i cili pritet të hyjë në prodhim në vitin 2028. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google Maps prezanton butonin që të gjithë e kemi pritur

Published

on

Google po sjell një veçori të re të rëndësishme në Google Maps – një buton të quajtur “Aerial”, i cili e bën shumë më të lehtë dhe të shpejtë kalimin nga Street View në pamjen Satelitore.

Funksionaliteti është zbuluar në versionin 25.39.07 të Google Maps për Android, është aktivizuar para publikimit nga Android Authority.

Me anë të butonit, përdoruesit mund të kalojnë menjëherë nga pamja e rrugës në një perspektivë ajrore, si në 2D, ashtu edhe në 3D, duke ofruar një eksperiencë më të plotë dhe intuitive të eksplorimit virtual.

Google ka punuar në animacione për kalim sa më natyral midis pamjeve, aplikacioni ruan drejtimin në të cilin po shikonit në Street View kur ktheheni në pamjen Aerial. Kjo veçori e re do të jetë e dobishme për përdoruesit që duan të eksplorojnë lagje, rrugë ose destinacione para se t’i vizitojnë fizikisht, dhe shkon në linjë me përmirësimet e fundit të Google në navigimin me transport publik.

Publikimi i “Aerial” pritet së shpejti për të gjithë përdoruesit Android, ndërsa detajet për versionin në iOS nuk janë bërë ende të ditura. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Shitjet e Hyundai në SHBA arrijnë nivel rekordi në shtator

Published

on

Shitjet e Hyundai në SHBA arritën nivele rekord muajin e kaluar, pjesërisht falë rritjes së ndjeshme të kërkesës për automjetet elektrike të markës dhe disa nga modelet e saj SUV dhe sedan.

Edhe pse kredia federale tatimore për automjetet elektrike u hoq në fund të shtatorit, prodhuesi korean duket i bindur se mund të ruajë këtë ritëm gjatë pjesës tjetër të vitit dhe gjatë vitit 2026.

Në shtator, Hyundai shiti gjithsej 71,003 automjete në SHBA, një rritje prej 14% krahasuar me 62,491 njësi të shitura gjatë të njëjtit muaj të vitit të kaluar.

Gjithashtu, shitjet për tremujorin e tretë u rritën me 11%, duke arritur në 678,349 njësi, krahasuar me 610,494 të tre tremujorëve të parë të vitit 2024.

Mes modeleve që kontribuan në këtë rritje, Ioniq 5 i tërësisht elektrik dallohet veçanërisht, me një rritje prej 152%, nga 3,336 njësi të shitura në 8,408 njësi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Beats prezanton kufjet sportive pa tel

Published

on

Beats ka prezantuar kufjet e reja Powerbeats Fit, pasardhëse të modelit Beats Fit Pro të lansuar katër vite më parë.

Ato vijnë me dizajn të ngjashëm me majë fleksibël për fiksim të sigurt, si dhe janë të certifikuara IPX4 për rezistencë ndaj ujit dhe djersës.

Powerbeats Fit përdorin çipin H1 të Apple dhe ofrojnë anulim aktiv të zhurmës, modalitet transparence, si dhe spatial audio me ndjekje dinamike të kokës.

Përdoruesit e Apple përfitojnë nga veçori si një-prekje për lidhje, kalim automatik mes pajisjeve dhe komandat “Hey Siri”, ndërsa përdoruesit e Android mund t’i kontrollojnë me aplikacionin Beats.

Bateria zgjat deri 7 orë përdorim dhe deri 30 orë me kutinë e karikimit, ndërsa një karikim i shpejtë prej 5 minutash ofron një orë muzikë.

Powerbeats Fit do të dalin në treg me çmim prej 200 dollarësh në katër ngjyra: Jet Black, Gravel Gray, Spark Orange dhe Power Pink. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara