Lajmet

Gjermania paralajmëron Izraelin për dënimin me vdekje

Ky reagim erdhi pasi një komitet ministror mbështeti idenë që shteti të zbatohet dënimin me vdekje.

Published

on

Gjermania ka paralajmëruar Izraelin se “do të ishte gabim i madh” shqiptimi i dënimit me vdekje për ata që gjenden fajtorë për vrasjen e qytetarëve izraelitë.

Ky reagim i Berlinit erdhi pasi një komitet ministror i Izraelit mbështeti idenë që shteti të zbatohet dënimin me vdekje.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pas bisedimeve në Berlin me homologun e saj izraelit, Eli Cohen, tha se “ne e shohim veçanërisht shqetësuese planin për të zbatuar” ndëshkimin kapital.

“Ne jemi kundër dënimit me vdekje dhe ne po e ngremë këtë çështje në mbarë botën”, tha ajo gjatë konferencës të përbashkët për media me Cohen.

Të dielën, komiteti ministror izraelit për legjislacion mbështeti një projektligj që synon që dënimi me vdekje të zbatohet. Ky vendim është pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës të arritur midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe partnerëve të tij politikë të ekstremit të djathtë.

Në projektligj thuhet se kushdo që vret një qytetar izraelit “për shkak të racizmit apo armiqësisë… dhe synon të dëmtojë shtetin e Izraelit dhe rivendosjen e popullit hebre në tokën e tyre, duhet të dënohet me vdekje dhe vetëm me këtë dënim”.

Baerbock theksoi se gjermanët mësojnë në shkollë se Izraeli – edhe pse “i kërcënuar si asnjë shtet tjetër nga terrorizmi” – nuk ka kryer asnjë ekzekutim që nga viti 1962, kur ishte varur krimineli nazist i luftës, Adolf Eichmann.

“Ky ka qenë gjithmonë një argument mbresëlënës për ne që e kemi mbrojtur Izraelin në skenën ndërkombëtare kundër kritikave të padrejta”, tha ajo.

“Jam e bindur se do të ishte një gabim i madh që do të shkëputeshim nga kjo histori”, shtoi kryediplomatja gjermane.

Edhe në të kaluarën ka pasur tentativa për të kaluar projektligje të ngjashme, edhe pse projektligji i fundit dallon, pasi aty përfshihet dënimi i detyrueshëm me vdekje.

Megjithatë, projektligji ka pak të ngjarë të kalojë, pasi partitë ultra-ortodokse të koalicionit qeverisës izraelit pritet të votojnë kundër për arsye fetare.

Izraeli ka larguar dënimin me vdekje në gjykatat civile më 1954, edhe pse teorikisht ky dënim mund të shqiptohet për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidit, tradhtisë dhe krimeve kundër popullit hebre.

Izraelitët për javë të tëra kanë organizuar protesta masive kundër reformave ligjore të prezantuara nga Qeveria, që kritikët i kanë parë si kërcënim për demokracinë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka argumentuar se reformat e fundit janë kyçe në rivendosjen e balancës në mes të degëve të Qeverisë./REL

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara