Lajmet

Gjermania nuk do t’ua paguajë më kohën e karantinës atyre që nuk janë vaksinuar

Rregullat do të hyjnë në fuqi më së voni deri më 11 tetor,

Published

on

“Gjermania do të ndalojë pagimin e kompensimit për punëtorët e pavaksinuar të cilët janë detyruar të futen në karantinë nga masat e koronavirusit pasi është e padrejtë të kërkohet nga taksapaguesit të subvencionojnë ata që refuzojnë të vaksinohen”, tha të mërkurën Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Rregullat, të cilat do të zbatohen nga qeveritë e 16 shteteve federale të Gjermanisë, do të hyjnë në fuqi më së voni deri më 11 tetor, tha thënë Spahn, transmeton UBT News.

Këto rregulla kanë fokus njerëzit që rezultojnë pozitivë me virus dhe ata që kthehen prej udhëtimeve në vendeqë përcaktohen si me “rrezik të lartë” për COVID-19, të cilat tani përfshijnë Britaninë, Turqinë dhe pjesë të Francës.

Udhëtarëve të pavaksinuar nga vende të tilla u kërkohet të karantinohen për të paktën pesë ditë. Ata që janë vaksinuar ose janë shëruar kohët e fundit, nuk u kërkohet ta bëjnë këtë.

“Ne duhet ta shohim këtë ndryshe”, tha Spahn në një konferencë shtypi. “Ka të bëjë me drejtësinë. Ata që mbrojnë veten dhe të tjerët përmes një vaksinimi me të drejtë mund të pyesin pse duhet të paguajmë dikë që përfundoi në karantinë pas pushimeve në një zonë të rrezikshme”.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime për privatësinë. Gjermania ka ligje të ashpra që rregullojnë privatësinë e të dhënave për shkak të historisë së saj të mbikëqyrjes së shtetasve nazistë dhe komunistë, dhe punëdhënësit zakonisht nuk kanë të drejtë të kërkojnë informacion nga stafi për çështjet shëndetësore.

Vaksinimet nuk janë të detyrueshme në Gjermani, por autoritetet kanë marrë masa që e bëjnë gjithnjë e më të papërshtatshme të mos vaksinohen.

Testet e COVID-19, të nevojshme për shembull për të ngrënë në restorante të brendshme, nuk do të jenë falas nga data 11 tetor.

Gjithashtu, disa shtete gjermane po lejojnë biznese të tilla si restorante ose stadiume sportive të zgjedhin nëse do të pranojnë njerëz me teste negative, ose vetëm ata që janë vaksinuar ose janë shëruar kohët e fundit nga COVID-19./UBTNews

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara