Lajmet

Gjermania mbështet me shtatë milionë euro Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit

Maqedonci pas takimit me homologun e tij gjerman, ka falënderuar shtetin e gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius gjatë vizitës në Kosovë, ka parë për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, në të cilën pati edhe demonstrime të ndryshme në këtë qendër. Nga këtu Pistorius bëri të ditur se Gjermania mbështet me shtatë milionë euro Qendra Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci pas takimit me homologun e tij gjerman, ka falënderuar shtetin e gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ka uruar që FSK shpejt të jetë pjesë e NATO-s dhe Kosova në Bashkimin Evropian.

“Gjermania qysh në kohët e pasluftës ka qenë në mbështetje kryesore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ka luajtur rol kyç po ashtu në aspektin e stabilitetit të sigurisë, si në pjesëmarrje të trupave të KFOR-it, gjithashtu duke qenë aktiv dhe prezent në zhvillimet e FSK-së. Në vazhdimësi shteti ynë ka pranuar donacione nga shteti gjerman, dhe nga ushtria e Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe këto janë vënë në përdorim për të mirën e qytetarëve të vendit tonë për sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të Kosovës por edhe të gjithë rajonit….Shpresojmë që ky bashkëpunim do të thelloj edhe më tej dhe FSK dhe Kosova vendi ynë së shpejti të jetë pjesë e NATO-s dhe e BE-së”, tha Maqedonci.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, është shprehur i lumtur me arritjet e këtij institucioni. Pistorius tha se shteti gjerman do të ndihmojë Kosovë për t’i zgjeruar kapacitetet e trajnimit ndërkombëtar.

“Është mbresëlënëse të shohësh një madhësi dhe kapacitet të mëdha të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit, që nuk kam parë kurrë një vend të tillë më parë. Nuk më habit… fitimi i një reputacion si dhe institucionet kryesore të trajnimit të dedikuara për ndihmën dhe shpëtimin e njerëzve në situata krize dhe fatkeqësish natyrore. Ju keni demonstruar përvojën tuaj në këtë fushë. Pranverën e kaluar pas tërmetit në Turqi, përgjigja juaj humanitare la një shembull për shumë organizata të tjera në mbarë botën. Ju keni shpëtuar shumë jetë dhe keni ndihmuar shumë njerëz. Me përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj të jashtëzakonshëm të bazuar në trajnime të shkëlqyera, ju keni krijuar një reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse ne duam të vazhdojmë të mbështesim institucionin tuaj të trajnimit. Vitin e kaluar, ne mundëm t’ju ofrojmë automjete të mallrave të rrezikshme. Këtë vit, qëllimi ynë ka shkuar një hap më tej dhe do ju ndihmojmë të zgjeroni kapacitetin e trajnimit ndërkombëtar dhe të ndërtoni mësimet e nxjerra nga misioni i tërmetit në Turqi”, tha ai.

Ndërkaq, ministri Pistorius tha se janë caktuar shtatë milion euro për të ndihmuar këtë qendër.

“Unë jam i lumtur të them se aktualisht kemi caktuar rreth shtatë milionë euro për QNKTSH për t’u shpenzuar për një sërë projektesh dhe për të qenë në gjendje t’ju dorëzojmë disa nga pajisjet e shpëtimit sot. Jam i kënaqur që mund të luajmë një rol në historinë tuaj të suksesit dhe ju uroj gjithë të mirat në punën tuaj të rëndësishme”, shtoi Pistorius.

Ndërsa ministri Maqedonci ka ritheksuar se kapacitetet e Gardës Kombëtare kanë dëshmuar që këto pajisje i kanë përdorur në mënyrën më te mirë jo vetëm në operacionet për shpëtimin e jetëve të njerëzve por edhe për operacionet ndërkombëtare ku rasti më i freskët është intervenimi në Republikën e Turqisë, i cili shtoi se njësitë e Gardës kombëtare të FSK-së me një profesionalizëm të lartë kanë arritur te bëhen shembull i një njësie qe kryen me përkushtim dhe disiplinë detyrat që u takojnë.

Në fund, mes ministrave pati edhe shkëmbim të dhuratave.

Aktualitet

UBT në mesin e 5 institucioneve finaliste në botë për çmimet Triple E

Published

on

Vetëm pesë institucione në botë janë përzgjedhur si finalistët e Triple E Awards – Universiteti i Angazhuar i Vitit (Kategoria Globale), dhe UBT është një prej tyre. Ky vlerësim e vendos UBT-në krah institucioneve më të njohura ndërkombëtare, duke treguar përkushtimin e tij ndaj arsimimit, inovacionit dhe ndikimit shoqëror në nivel global.

Përcaktimi si finalist është rezultat i viteve të përkushtimit për të integruar arsimin, kërkimin dhe ndikimin në komunitet në një model unik angazhimi që krahasohet me universitetet më të mira në botë.

Institucionet finaliste të tjera krahas UBT-së janë:

  • Jönköping University – School of Engineering (Suedi)
  • King Fahd University of Petroleum and Minerals (Arabia Saudite)
  • McGill University – Dobson Centre for Entrepreneurship (Kanada)
  • Fuzhou Melbourne Polytechnic (Australi/Kinë)

Të qëndrosh përkrah institucioneve kaq të njohura ndërkombëtare është një dëshmi e ekselencës dhe reputacionit ndërkombëtar në rritje të UBT-së. Fituesit përfundimtarë do të shpallen në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Triple E.

UBT është përzgjedhur në këtë finale globale kryesisht falë përkushtimit të tij të palëkundur ndaj dijes, inovacionit dhe përgjegjësisë shoqërore, të mishëruar përmes Strategjisë së Integruar të institucionit.

Me një rrjet në rritje të qendrave kërkimore – si 5G Innovation Hub, Instituti RIED, dhe Qendra Kombëtare për Monitorimin e SDG-ve në Kosovë – UBT forcon infrastrukturën kombëtare të kërkimit, nxit bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe lidh akademinë me vendimmarrjen. Iniciativa si Pro-Academia, shërbimet falas për komunitetin dhe një program bursash i trefishuar që nga viti 2019, sigurojnë qasje, barazi dhe mobilitet shoqëror, veçanërisht për grupet e margjinalizuara.

UBT gjithashtu shfaq lidership humanitar gjatë krizave, e përfshin qëndrueshmërinë përmes Strategjisë së SDG-ve dhe Planit të Veprimit për Kampusin e Gjelbër, si dhe promovon rezistencën përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe diplomacisë arsimore. Duke e transformuar kampusin e vet në një laborator të gjallë, të zgjuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, UBT përfaqëson më së miri mënyrën se si arsimi i lartë mund të mobilizojë dijen për të mirën publike – me rrënjë lokale, i lidhur globalisht dhe i orientuar drejt së ardhmes.

Continue Reading

Bota

​Kriza demografike në sisteme arsimore, shkak emigrimi i grekëve të rinj

Published

on

Një krizë demografike po kërcënon sistemin arsimor grek në numrin ndjeshëm më të ulët të lindjeve në të gjithë vendin.

Shifrat nga mbi 118.000 në vitin 2008 në 62.500 vitin e kaluar, po përkeqësohen nga emigrimi i grekëve të rinj dhe një rënie në numrin e migrantëve që dëshirojnë të vendosen në Greqi raportojnë mediat lokale.

Kriza tashmë ka detyruar mijëra klasa dhe shkolla të mbyllen në të gjithë vendin, ndërsa regjistrimi në shkollat fillore dhe të mesme po tkurret.

Christos Bouras, rektori i Universitetit të Patras në Greqinë Perëndimore, paralajmëroi për një kolaps të afërt të hartës akademike për shkak të problemit demografik.

Regjistrimi i studentëve të vitit të parë në universitete ra nga gati 115.000 në vitin 2010 në rreth 71.000 këtë vit.

Humbja kumulative e studentëve të rinj ka arritur në 330.000”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Deri në tri orë janë pritjet në dalje të pikës në Merdarë

Published

on

Pas përditësimit të të dhënave në pikat kufitare, pritjet e gjata në disa pika vetëm se kanë filluar të zgjasin më shumë në dalje, të paktën deri në tri orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në tri orë janë në dalje të pikës kufitare në Merdarë.

Pritjet janë duke vazhduar edhe tek Dheu i Bardhë dhe Jarinje deri në 20 minuta. Kurse, dhjetë minuta pritje janë në Mutivodë.

Continue Reading

Aktualitet

Nis fushata për mospërdorim të armëve në ahengje

Published

on

Në Kosovë ka nisur fushata me thirrjen që të mos përdoren armët në ahengje dhe rastet e tilla të raportohen për të parandaluar tragjedi të mundshme.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor.

Kjo fushatë është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian.

MPB shton se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

 

Continue Reading

Të kërkuara