Lajmet

Gjermania dhe Kina zhvillojnë bisedime për Ukrainën

Takimi në Berlin është hera e shtatë që Gjermania dhe Kina kanë zhvilluar konsultime të nivelit të lartë qeveritar.

Published

on

Tregtia, ndryshimet klimatike dhe lufta në Ukrainë janë në rendin e ditës ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz zhvillon bisedime me kryeministrin kinez Li Qiang, i cili është në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga marrja e detyrës.

Takimi i së martës në Berlin është hera e shtatë që Gjermania dhe Kina kanë zhvilluar konsultime të nivelit të lartë qeveritar dhe vjen një ditë pasi presidenti kinez Xi Jinping u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken, duke treguar një përpjekje të Pekinit për të arritur Perëndimin dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e ftohta.

Gjermania është e prirur të mbajë lidhje të mira me Kinën, partnerin e saj më të madh tregtar, megjithë kujdesin mbi vendosmërinë në rritje të Pekinit dhe refuzimin për të kritikuar pushtimin rus të Ukrainës.

Lajmet

Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e shortit të një Botërori

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i ekipit kombëtar, Franco Foda, ndodhen në Washington D.C., pranë Shtëpisë së Bardhë, për shortin e Kupës së Botës 2026.

Ky është një moment historik, pasi Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e shortit të një Botërori.

“Fotografia pranë Shtëpisë së Bardhë simbolizon edhe mbështetjen historike të SHBA-së për popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, thotë Agim Ademi në një postim në rrjetin social Facebook.

Ekipi kosovar përballet me dy sfida të rëndësishme në “play-off” për të bërë të mundur ëndrrën e kualifikimit, ndërsa presidenti dhe përzgjedhësi Foda shprehin besim të palëkundur tek lojtarët dhe përkushtimi i tyre./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Protesta në përkrahje të çlirimtarëve më 13 dhjetor në Shkup, konfirmohet nga OVL-UÇK

Published

on

By

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të zhvillohet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Në një konferencë për media, Syla tha se protesta do të fillojë nga ora 13:00, ndërsa theksoi se kjo do të jetë protesta e pestë me radhë e organizuar në mbështetje të të paraburgosurve në Hagë./UBTNews

 

 

Continue Reading

Lajmet

Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike

Published

on

By

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka miratuar dy vendime financiare. Sipas njoftimit zyrtar, janë ndarë 141 mijë e 680 euro për realizimin e projekteve që do të zbatohen përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që lidhet me kursimet dhe ndarjet buxhetore, në kuadër të riorganizimit të shpenzimeve.

Këto vendime janë bërë të ditura përmes komunikatës së Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka:        Ndarë 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara; Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Hapet hetim për lëndim të rëndë trupor, gruaja u dërgua dy herë në spitalin e Mitrovicës e në QKUK

Published

on

By

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në Mitrovicën e Veriut. Sipas policisë, një femër kosovare është dërguar fillimisht në Spitalin e Mitrovicës së Veriut në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Pas intervenimit mjekësor në QKUK, viktima është kthyer për trajtim shtesë në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po hetohet në procedurë të rregullt.

Është raportuar se viktima femër kosovare në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Spitalin në Mitrovicë Veri dhe më pas në QKUK. Pas marrjes së tretmanit mjekësor në QKUK, e njëjta përsëri është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë Veri.  Me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit dhe është duke u hetuar.“, thuhet në raport nga Policia e Kosovës./UBTNews

 

Continue Reading

Të kërkuara