Lajmet

Gjermania dërgon tanke Leopard në Ukrainë

18 tanke luftarake kryesore të fundit janë dorëzuar.

Published

on

Ngarkesa e parë e tankeve Leopard 2 nga Gjermania është dërguar në Ukrainë, tha Ministria gjermane e Mbrojtjes.

18 tanke luftarake kryesore të fundit u dorëzuan pasi ekuipazhet ukrainase u trajnuan për t’i përdorur ato, shkruan BBC.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të “bënin një kontribut vendimtar” në vijën e parë të luftës.

Sipas raporteve nga Ukraina, kanë mbërritur edhe tanket Challenger 2 nga Britania e Madhe.

Ukraina ka kërkuar prej muajsh për më shumë automjete dhe sisteme armësh për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.

Qeveria ukrainase nuk ka komentuar ende për mbërritjen e Leopard 2, por ata kanë konfirmuar mbërritjen e tankeve të parë Challenger 2 të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 2000 Leopard 2, të konsideruar gjerësisht si ndër tanket më të mirë të betejës kryesore, të prodhuara nga vendet e NATO-s, janë në përdorim nga vendet evropiane.

Gjermania ra dakord ta furnizonte Ukrainën me tanke në janar, pasi fillimisht hezitoi ta bënte këtë – apo edhe t’i lejonte vendet e tjera të dërgonin të tyret.

Sipas ligjit gjerman, Berlini duhet të miratojë që Leopard 2 të rieksportohet nga çdo vend.

Lajmet

KOMF dhe Rrjeti i Grave kërkojnë rritjen e buxhetit për shërbimet sociale në vitin 2027

Published

on

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës kanë marrë pjesë në protestën kundër ndarjeve aktuale buxhetore për shërbimet sociale, të cilat, sipas tyre, nuk reflektojnë nevojat reale të këtij sektori.

KOMF, që përfaqëson 35 organizata anëtare, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, me 108 organizata anëtare, kanë kërkuar rritjen e financimit për shërbimet sociale, me qëllim të garantimit të vazhdimësisë, qëndrueshmërisë dhe cilësisë së tyre.

Drejtoresha ekzekutive e KOMF-it, Donjeta Kelmendi, ka thënë se organizatat po kërkojnë më shumë mbështetje institucionale, duke theksuar rëndësinë e këtyre shërbimeve për fëmijët, gratë, familjet dhe grupet e tjera në nevojë.

“Përmes kësaj proteste, kërkojmë rritjen e buxhetit për shërbime sociale, si domosdoshmëri për garantimin e vazhdimësisë, qëndrueshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve për fëmijët, gratë, familjet dhe grupet e tjera në nevojë. Kjo kërkesë u drejtohet 120 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar angazhimin dhe mbështetjen e tyre për sigurimin e financimit të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për shërbimet sociale në kuadër të Buxhetit të vitit 2027”, ka deklaruar Kelmendi.

Organizatat pjesëmarrëse kanë vlerësuar se rritja e buxhetit për këtë sektor është e domosdoshme për të siguruar qasje në shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për qytetarët në nevojë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 19 nëntor 1992-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1992-1998.

19 nëntor 1992

Përgatitje për ndërtimin e kishës ortodokse në Prishtinë

Në një konferencë për shtyp të cilën e kryesonte Misha Albijaniq (hercegovas i rrethit të Trebinjes), kryetar i shoqatës nacionaliste serbe “Postojbina”, e cila u mbajt në Prishtinë, u tha se më 6 dhjetor në Prishtinë do të vihet guri i themelit për kishën e “Hristovog spasa” (‘Shëlbimit të Krishtit’).

Ngritja e një kishe ortodokse serbe në hapësirën e kompleksit të Universitetit të Prishtinës është aktualizuar që para tre vjetësh, por për shkak se fillimi i ndërtimit të saj ka mundur të shkaktojë reagime, kjo çështje për një kohë qe heshtur. Edhe grupi që e quan veten “këshill” për ndërtimin e kësaj kishe duket se është joformal, pasi në konferencën e djeshme për shtyp nuk mori pjesë askush nga organet e dhunshme serbe të Kosovës, nga partitë politike serbe të Kosovës, madje as nga institucionet serbe në Kosovë.

 

19 nëntor 1993

Pavarësia e Kosovës në “Cambridge Encyclopedia 1993”

“Cambridge Encyclopedia”, botim i Cambridge University Press, 1993, editor i së cilës është, David Crystal, është ndërmarrja e parë enciklopedike, e cila paraqitet në hapësirën gjuhësore angleze me elemente të plota dhe shënimet më të reja pas ndryshimeve në Evropën Lindore dhe pas shpërbërjes së BRSS dhe të RSFJ, si dhe krijimit të shteteve të reja.

Pë herë të parë në një botim enciklopedik, përmendet shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 1991 si fakt historik. Me njësi të veçanta në këtë enciklopedi, e cila ka 965 faqe, shqiptarët përfshihen me historinë, gjeografinë, kulturën, politikën, popullsinë dhe personalitetet kombëtare e politike në 12 zëra enciklopedikë.

Shtrirja gjeografike, zhvillimi historik dhe politik i popullsisë paraqitet përmes zërave Illyria, Albania, Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë, Prishtinë, Prizren, kurse personalitetet kombëtare përmblidhen në figurat; Scanderbeg, Zog I, Theresa Of Calcuta Mather (Gongje Bojaxhiu) dhe Enver Hoxha.

Me zëra jo të veçantë, enciklopedia përfshinë edhe personalitetet e sotme politike, si presidentin e Shqipërisë, dr.Sali Berishën dhe kryeministrin, Aleksandër Meksin.

Kjo enciklopedi ka 19.000 zëra enciklopedikë, 750.000 fjalë, 570 harta, 100 faqe referenca të drejtpërdrejta dhe 26.000 referenca të tërthorta. Në këtë enciklopedi, kanë kontribuar më shumë se 100 bashkëpunëtor të famshëm ndërkombëtar.

 

19 nëntor 1994

“Uashington Post”: Shqiptarëve në Kosovë u janë marrë të gjitha të drejtat

Gazeta e njohur “Uashington Post”, në një artikull të gjatë me titull “Rreziqet e granatës ideologjike serbe”, i bën një vështrim konceptit të Milosheviqit për krijimin e Serbisë së Madhe.

Koncepti me të cilin udhëhiqet Karaxhiqi dhe Milosheviqi është se shteti shumënacional duhet t’i nënshtrohet shtetit nacional dhe se njerëzit që i takojnë një populli ose një grupi etnik kanë të drejtë të jetojnë të ndarë nga njerëzit që i takojnë popullit ose grupit tjetër etnik. Kjo ide në duart e nacionalistëve agresivë ka fuqinë që ta trondisë çdo shtet që është i ballafaquar me tendosje etnike. Në Bosnjë ky po dëshmohet si një krim i vërtetë, thuhet në këtë artikull të “Uashington Postit” që e transmeton gazeta “Vjesnik” e Zagrebit.

Pasi që vala e nacionalizmit rrëmbeu Serbinë në vitet ’80, Milosheviqi deshi ta zgjerojë autoritetin e tij mbi serbët edhe në republikat e tjera, duke vendosur hegjemonizmin serb mbi krejt Jugosllavinë, thuhet në këtë artikull dhe konstatohet se pasi që Milosheviqi u refuzua nga Sllovenia dhe Kroacia, ai zgjodhi strategjinë e re – krijimin e Serbisë së madhe, duke përfshirë në kuadër të saj vendet ku jetojnë serbët ose ku ata kanë jetuar dikur.

Mirëpo, aksionet e Milosheviqit bënë me dije se ai nuk ka për qëllim që t’u japë të drejta të njëjta grupeve të tjera etnike që u gjendën në rrjetën e tij. Shqiptarëve të Kosovës, shkruan “Uashington Posti”, tashmë u ishin marrë të drejtat qytetare, kurse gjatë luftës në Bosnjë dhe në Kroaci, kroatët dhe muslimanët ishin dëbuar nga territoret që i kontrollonin serbët. Qëllimi për t’i bashkuar të gjithë serbët në një shtet dhe mjetet brutale me të cilat dëshirohej të arrihej ky qëllim, bëjnë me dije që herët a vonë do të krijohet shteti nacional serb, në të cilin minoritetet do të ishin të rrezikuara ose të dëbuara, shkruan, veç tjerash, “Uashington Posti” rreth konceptit të shtetit nacional serb.

19 nëntor 1995

Dhuna e përditshme në Kosovë

Kaçanik: -Merret vesh se, në fsh. Doganaj, komuna e Kaçanikut, më 29.10.1995 dy policë e kërkuan në orën 4 të mëngjesit Salih Cenën, i lindur më 1960, me profesion bujk. Ai po martonte vëllain Aliun, i lindur më 1963, punëtor në botën e jashtme. Me atë rast, policët kishin vërejtje për mosparaqitjen e dasmës në polici. Me këtë pretekst, vëllezërit Salihu u thirrën më vonë në

polici dhe u maltretuan fizikisht.

Më 11 nëntor u thirrën në polici Salih, Sadik, Fehmi dhe Ali Cena. Ata u morën në polici nën pretekst të kërkimit të armës.

Ata u detyruan të paraqiten në polici edhe më 14 nëntor.

Në këtë ditë vëllezërit Cena u rrahën me shkop gome këmbëve, duarve dhe në shpinë. Pasi u liruan, prej tyre është kërkuar që të paraqiten në polici edhe më 16 nëntor.

Me pretekst të armës, po në këtë fshat janë thirrë në polici për datën 14 nëntor edhe Ismajl, Ahmet, Mehmet dhe Shefqet Deda.

Edhe këta janë maltretuar fizikisht.

Mitrovicë: -Më 15.11.1995 në orën 7,30 dy policë serbë shkuan në fshatin Zhabar të Mitrovicës në shtëpinë e Ferat Sadikut (53), dhe kërkuan djalin e tij, Agimin (29). Prej tij policët kërkuan që të dorëzojë një revole. Meqë ai nuk kishte armë, policët e dërguan në stacion dhe e mbajtën dy orë duke e keqtrajtuar me shufra gome në duar dhe duke e përplasur për tavolinën e drunjtë. Njëri nga policët, që e rrahu Agimin quhej Nexhat (musliman).

Pas dy orësh policët e liruan Agimin duke e urdhëruar që të paraqitet për çdo ditë në polici.

 

19 nëntor 1996

Dolën dy numra të revistës së parë juridike në Kosovë publikime të “Kosova Law Review”

Javën e kaluar doli nga shtypi numri i parë i revistës së parë juridike të Kosovës në gjuhën angleze: “Kosova Law Review”, botues i së cilës është Shoqata e Pavarur e Juristëve të Kosovës, kurse kryeredaktor mr.Blerim Reka. Numri i parë i kësaj reviste tremujore është tematik dhe përmes studimeve dhe analizave juridike të të ndjerit Acc.prof.dr.Gazmend Zajmi, pastaj të prof.dr.Estat Stavilecit, prof.dr.Riza Smakës, dr.Arsim Bajramit dhe mr.Blerim Rekës shpjegohen për opinionin e huaj dimensionet juridike dhe politike të pavarësisë së Kosovës. Në rubrikën “Recensione”, prof.dr.Ismet Salihu i bën një vështrim botimit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës nga simpoziumi “Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të regjimit serb ndaj shqiptarëve”, kurse në rubrikën “Nga revistat e huaja”

jepet studimi i Hugh Poulton: “Albanians of Kosovo” si dhe analiza e “Pax Christi International: “Kosovo, the conellct betvveen Serbs and Albanians”. Në fund revista jep të përkthyera në anglisht edhe dokumentet e pavarësisë së Kosvoës.

Revista “Kosova Law Review” po ashtu botoi këto ditë edhe botimin special të saj – librin e autorëve: prof.dr.Esat Stavileci, dr.Arsim Bajrami dhe mr.Blerim Reka: “Kosova – political, international – legal and constitutional arguments”, i cili në fakt është përgjigje letrës – memorandumit të të vetëshpallurës RFJ dërguar nënkomisionit për të drejtat e njeriut të OKB-së në Gjenevë në korrik të ktij viti. Libri si i tillë i shkruar në anglisht, i zhvesh të gjitha të pavërtetat e këtij dokumenti jugosllav për Kosovën dhe shqiptarët dhe jep shpjegimin kompetent politik, juridiko-ndërkombëtar dhe kushtetues të problemit të Kosovës.

 

19 nëntor 1997

Dhuna e përditshme në Kosovë

Deçan: – Sot, në stacionin e policisë serbe në Deçan, inspektorët e sigurimit serb morën në pyetje Nimon Mustafajn, drejtor i shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Gllogjan.

Nga inspektorët e sigurimit serb, z. Mustafaj u pyet rreth mënyrës së financimit të shkollës ku ai punon, se a kanë filluar që t’i largojnë nga procesi mësimor nxënësit, prindërit e të cilëve nuk i janë përgjigjur KKF-së, për mbledhjen e fundit të aktivit të drejtorëve të shkollave fillore të komunës së Deçanit, si dhe për çështje të tjera. Të përkujtojmë se Nimon Mustafaj është ish i burgosur politik në vitet ’80-ta.

Mitrovicë: – Dje rreth orës 10:00, katër policë serbë kërkuan në shtëpinë e tij Skënder Sadikun në lagjen “Ura e gjakut” në Mitrovicë, i cili tash disa vjet gjendet në botën e jashtme.

Të njëjtit policë kërkuan në shtëpinë e tyre edhe vëllezërit Nexhat e Esat Sadiku, të cilët po ashtu tash një kohë gjenden në botën e jashtme. Prindit të tyre Tahir Sadikut, policia ia la thirrjen që të paraqitet në polici.

Më 17 nëntor, dy policë në Shipol ndalën Daut Çitakun. Pasi e legjitimuan, policët e futën në veturë dhe e dërguan në shtëpinë e tij. Gjatë bastisjes, policia konfiskoi cigare në vlerë prej 400 markash gjermane, ndërsa pas bastisjes, policia mori me vete vëllain e tij Mehmet Çitakun (19), i cili u mbajt në stacionin e policisë serbe në Mitrovicë.

  

19 nëntor 1998

Pejë: Tre persona të maskuar vranë dr. Nuredin Zejnullahun dhe plagosën vajzën e tij

Mbrëmë rreth orës 20:00 në Pejë, tre persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët komunikonin në gjuhën serbe, plagosën për vdekje në oborrin e shtëpisë së tij dr. Nuredin Zejnullahun (49), njofton KI i Degës së LDK-së në Pejë.

Në fillim personat e maskuar kanë marrë me dhunë djalin e tij Kreshnik Zejnullahun (18), nga i cili kanë kërkuar të dinë se ku gjendet babai i tij. Kur Nuredin Zejnullahu dëgjoi klithmat e të birit, doli në oborr dhe gjatë kësaj kohe filloi një përleshje fizike midis tij dhe personave të maskuar. Më pas personat e maskuar kanë shtënë me automatik në drejtim të dr. Nuredin Zejnullahut, i cili u plagos për vdekje dhe menjëherë pas kësaj, personat e maskuar kanë plagosur edhe vajzën e tij, Aidë Zejnullahun (17).

Dr. Nuredin Zejnullahu është dërguar në spitalin e Pejës dhe prej aty rrugës për në spitalin e Prishtinës, mirëpo ai vdiq nga plagët e rënda. Vajza e tij, Aida, është dërguar në spital, por jeta e saj nuk është në rrezik.

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Hamza dhe Çitaku në takim me kryeministrin Kurti në ndërtesën e Qeverisë

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë, raportojnë burime të Ekonomia Online.

Ky takim po zhvillohet në ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë për rishqyrtimin e Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ky projektligj, i cili është përfshirë në rendin e ditës së seancës së sotme, i është kthyer Kuvendit për rishqyrtim nga presidentja e Republikës së Kosovës. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara