Pas vendimit të ministrave të Shëndetësisë së landeve në Gjermani për të mos vazhduar kompensimin e rrogës në rast karantine për të pavaksinuarit nuk ka vetëm miratim, por edhe kritika.
Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane vendosën të mërkurën që personat e pavaksinuar në rast se duhet të futen në karantinë më së voni prej 1 nëntorit nuk do të kompensohen më për humbjet në rrogë. Përjashtime do të ketë për ata që nuk vaksinohen për shkaqe shëndetësore, dhe për këtë kanë një vërtetim nga mjeku. Personave, të cilët për shkak të një karantine të vendosur nga punëdhënësi apo autoritetet edhe më tej kanë të drejtë për kompensim rroge në rast të karantinës në bazë të ligjit të infektimeve.
Edhe aty ka një përjashtim, për rastin, kur karantimi mund të pengohej me vaksinën. Landet janë përgjegjëse për pagesat. Të pavaksinuarit duhet të futen në karantinë, nëse kanë pasur kontakt me personat e pavaksinuar ose kanë ardhur nga një zonë rreziku. Kjo nuk vlen më për të vaksinuarit.
Landi Baden-Vyrtemberg në Gjermani si vendi i parë ka filluar të praktikojë vendimin për mosvazhdimin e pagesës së rrogës gjatë karantinës. Nga 15 shtatori aty personat e pavaksinuar nuk kompensohen në rast se duhet të futen në karantinë. Sipas të dhënave të shërbimit evangjelist të shtypit, epd në raste të tilla janë paguar deri 600 milionë euro kompensime.
Shoqata e Bashkive Gjermane e përshëndeti këtë vendim. Ky është një vendim personal, pra që megjithë ofertën e vaksinimit, të mos vaksinohesh kundër Coronës, tha drejtuesi i saj, Gerd Landsberg. Por kjo do të thotë që të marrësh përsipër edhe pasojat e këtij vendimi. Nuk ka arsye, pse shoqëria duhet të financojë në raste të tilla vazhdimin e rrogës.
Kritika për vendimin e ministrave të Shëndetësisë
Por ka edhe kritika kundër vendimit të ministrave të Shëndetësisë. Eksperti i Të Gjelbërve për Shëndetësinë, Janosch Dahmen thotë, se si mjek ai është i shqetësuar, kur njerëzit nuk do të pohojnë më, se janë infektuar edhe kur e kanë një test pozitiv, dhe nuk do të hyjnë në karantinë. “Me këtë ata do të vazhdojnë të rrezikojnë të tjerët, dhe do kemi një lloj pandemie të fshehtë.” Më e nevojshme do të ishte që të testohej më shumë në vendin e punës. “Vende të tjera të BE e kanë bërë këtë.”
Edhe Shoqata e Sindikatave, DGB e kriton vendimin ashpër. “Nuk është e pranueshme, që politika përgjegjësinë për luftën kundër pandemisë e kalon tek të punësuarit”, tha kreu i saj, Reiner Hoffmann për rrjetin “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. Mosvazhdimi i pagesës në rast karantine do të thotë, edhe se punëmarrësit duhet t’ia paraqesin punëdhënësit statusin e vaksinimit. Sipas Hoffmann, ka qenë një nga arritjet e lëvizjes punëtore, që punëmarrësit e njoftojnë punëdhënësin sa më pak të jetë e mundur për shëndetin e tyre.DW
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se sot pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Kurti sqaroi se në këtë takim do të rihapen diskutimet për hapat e mëtejshëm lidhur me projektligjin për Specialen, si dhe çështja e zgjedhjes së Presidentit.
Sipas kryeministrit, për të zbatuar një strategji të mirëfilltë shtetërore e kombëtare në lidhje me proceset në Hagë, vendit i nevojiten institucione funksionale, duke nënvizuar se “adresa e fitores është Apeli”. /E.A/
Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer nuk do të marrin pjesë në dokumentarin e ri të Netflix për aktorin e ndjerë Matthew Perry, sipas burimeve të cituara nga “Page Six”.
Bëhet fjalë për serialin dokumentar me tri pjesë “The One About Matthew Perry”, i cili do të trajtojë jetën, karrierën dhe betejën e aktorit me varësinë, përmes rrëfimeve të familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Sipas burimeve, pesë aktorët e “Friends” janë kontaktuar nga ekipi i dokumentarit, por kanë vendosur të mos marrin pjesë. Në vend të tyre, dokumentari do t’u japë hapësirë njerëzve të tjerë që e kanë njohur dhe kanë qenë pranë Perry-t gjatë jetës së tij.
Një burim ka thënë se për Jennifer Aniston, e cila ishte veçanërisht e afërt me Perry-n, do të ishte e vështirë ta përjetonte përsëri humbjen në mënyrë publike dhe para kamerave.
Dokumentari, i drejtuar nga Mary Robertson, do të përfshijë edhe rrëfimin e motrës së Perry-t, Mia Perry Bowick, si dhe fotografi dhe video të papublikuara nga arkivi privat i familjes.
Matthew Perry u bë i njohur në mbarë botën për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, i cili u transmetua nga viti 1994 deri më 2004. Pas përfundimit të serialit, ai mbeti i afërt me bashkë-yjet e tij.
Perry ndërroi jetë në tetor të vitit 2023, në moshën 54-vjeçare. Sipas autoriteteve, shkaku i vdekjes ishte efektet akute të ketaminës. Hetimi për vdekjen e tij çoi në arrestimin e pesë personave, përfshirë asistentin e tij dhe dy mjekë.
Aktori kishte folur publikisht për betejën e tij me varësinë dhe për përpjekjet për t’u rehabilituar. Në vitin 2022 ai publikoi kujtimet “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing”, ku rrëfeu përvojën e tij personale me varësinë dhe shërimin./A.K/
Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, po përgatitet për koncertin që do të hapë turneun e tij ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, më 10 tetor në Zürich të Zvicrës.
Në skenën e Kongresshaus Zürich, Lahaj do të performojë së bashku me ARMA Ensemble, me një program muzikor që ndërthur repertorin shqiptar me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.
Pas koncertit në Zürich, turneu do të vazhdojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor. Organizatorët kanë bërë të ditur se pritet të shtohen edhe qytete të tjera në kalendarin e turneut.
Biletat për koncertin në Zürich tashmë janë në shitje përmes platformës Ticketmaster.
Përmes këtij turneu, Ramë Lahaj synon të sjellë para publikut ndërkombëtar një program që bashkon traditën muzikore shqiptare me repertorin ndërkombëtar, duke promovuar kulturën dhe identitetin shqiptar në skenat botërore./A.K/
Pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në kursin “Defence Resource Management Course”, të organizuar nga Ushtria Kanadeze në Bosnje dhe Hercegovinë.
Gjatë trajnimit njëjavor, pjesëmarrësit avancuan njohuritë në menaxhimin e resurseve të mbrojtjes, prokurim, projekte dhe burime njerëzore, duke shkëmbyer praktikat më të mira ushtarake kanadeze që mund të zbatohen në FSK.
Përveç aktivitetit ushtarak, ekipi i FSK-së vizitoi edhe Shoqatën e Shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u prit nga përfaqësues të komunitetit shqiptar atje.
Pjesëmarrja në këtë program ndihmon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit ushtarak kosovar dhe fuqizon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. /E.A/