Automobilizëm elektrikë

Gjermani, prodhuesi i makinave Audi shkurton 7500 vende pune

Published

on

Prodhuesi i makinave Audi ka vendosur të shkurtojë 7,500 vende pune deri në fund të vitit 2029, si pjesë e një programi ristrukturimi që synon të kursejë të paktën një miliard euro në vit në afat të mesëm.

Kryetari i këshillit të punëtorëve Jörg Schlagbauer vuri në dukje se pala e punëdhënësve fillimisht kishte propozuar shkurtimin e 12,000 vendeve të punës dhe sqaroi se shkurtimet nuk do të ndikonin në prodhimin, duke çuar në një reduktim të burokracisë.

6000 pozicionet e para do të eliminohen deri në vitin 2027 dhe pjesa tjetër deri në fund të 2029. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Gerno Delner megjithatë siguroi se nuk do të ketë pushime nga puna deri në fund të vitit 2033, por iu referua një rishikimi të shpërndarjes së fitimeve midis punonjësve.

“Audi duhet të bëhet më i shpejtë dhe më efikas, një gjë është e qartë: kjo nuk mund të arrihet pa rregullime të personelit”, shtoi z. Delner.

Sipas të dhënave të saj financiare, Audi është në një periudhë krize, pasi në vitin 2024 shitjet e tij u tkurrën me 12% në mbarë botën dhe me 21% në Gjermani.

Si pjesë e planit të rimëkëmbjes, kompania synon të investojë deri në 8 miliardë euro në fabrikat e saj në Gjermani, duke ngadalësuar gjithashtu programet e saj të tranzicionit drejt lëvizshmërisë elektrike.

Automobilizëm elektrikë

Nissani planifikon t’i reduktojë aksionet në Renault

Published

on

Drejtori ekzekutiv i Nissan Motorit, Ivan Espinosa, ka thënë se prodhuesi i automjeteve planifikon të zvogëlojë aksionet e tij në partnerin francez Renault, raportoi gazeta e biznesit Nikkei.

Nissan dhe Renault patën njoftuar në mars se kanë rënë dakord të ulnin pjesëmarrjen minimale të kërkuar tek njëri-tjetri në 10% nga 15%.

Sipas marrëveshjes së tyre, çdo shitje aksionesh duhet të koordinohet me palën tjetër dhe përfshin të drejtën e refuzimit.

Shitja e një pjese prej 5% të aksioneve të Renaultit do të sillte rreth 640 milionë dollarë me çmimet aktuale të aksioneve, fonde që Nissani planifikon t’i përdorë për zhvillimin e automjeteve në kushtet sfiduese të biznesit.

Nissani aktualisht mban 15% të kompanisë franceze, sipas të dhënave të LSEG.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Ky është Volkswageni i ri, do të kushtojë 25,000 euro në Evropë

Published

on

Dy vjet më parë, Volkswagen prezantoi modelin koncept ID.2all si pamjen e parë të një modeli të ri tërësisht elektrik që do të kushtojë 25,000 euro, dhe tani versioni përfundimtar i prodhimit është parë në rrugë për herë të parë.

Modeli i ri i nivelit fillestar i Volkswagen është parë pranë pistës së garave Nürburgring në Gjermani, duke zbuluar disa karakteristika të reja dizajni që mund të presim.

Do të bazohet në platformën MEB+, e cila do të jetë baza e linjës së ardhshme të automjeteve elektrike të Volkswagen, dhe do të ofrohet me një paketë baterie 38 kWh ose 56 kWh, e cila do të mundësojë një autonomi deri në 450 kilometra.

VW deklaron se do jetë në gjendje të karikohet nga 10% në 80% në vetëm 20 minuta, me kapacitet karikimi deri 125 kW.

Versioni i prodhimit i ID.2all është një nga dhjetë modelet e reja elektrike që Volkswagen do të lançojë deri në vitin 2026.

Vitin e ardhshëm do t’i bashkohet një SUV elektrik kompakt, dhe Volkswagen po punon gjithashtu në një tjetër makinë elektrike me çmim nën 20,000 euro.

Kjo do t’i japë prodhuesit gjerman gamën më të gjerë të automjeteve elektrike krahasuar me konkurrentët e tij, dhe kompania synon të arrijë një pjesë prej 80 përqind të makinave elektrike në Evropë./Indeksonline

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

McLareni paralajmëron “bishën”, arrin 100 km/h për 2.8 sekonda

Published

on

Gara e famshme “Le Mans 24 Hour” po afrohet dhe, për të festuar 30-vjetorin e fitores së fundit (1995) në këtë garë, McLareni ka prezantuar version të ri special: 750S Le Mans.

Në vitin 2020, McLaren e shënoi përvjetorin e 25-të të kësaj fitoreje me prezantimin e 720S Le Mans, një tjetër model i kufizuar.

Përveç përmirësimeve të performancës që solli modeli 750S i prezantuar në vitin 2023, versioni i ri vjen edhe me një paketë të re të quajtur “High Downforce Kit” nga divizioni McLaren Special Operations (MSO), që ofron performancë shtesë në pistë.

Modeli standard pati sukses kur u lansua tri vite më parë, me listat e porosive të mbushura 18 muaj para. 750S Le Mans pritet të jetë edhe më i kërkuar, sidomos kur dihet se do të prodhohen vetëm 50 njësi – njëjtë sikurse me 720S Le Mans.

750S Le Mans vjen në ngjyrat ikonike të veturës fituese të Le Mans 1995, McLaren F1 GTR me numrin 59, me ngjyrë gri si standard – por është e mundur edhe ngjyra karakteristike portokalli e McLaren.

Sa i përket motorit, 750S Le Mans mbetet i pandryshuar – vjen me motor V8 4.0 litra twin-turbo, që prodhon 740 kuajfuqi, duke arritur nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda. Fuqia transmetohet në rrotat e pasme përmes një transmisioni automatik 7-shpejtësi, i përmirësuar krahasuar me atë të 720S.

McLaren do të marrë pjesë në Le Mans në klasën LMGT3 me 750S GT3 EVO, ndërsa më 2027 planifikon të hyjë në klasën Hypercar, për të luftuar për titullin më të lartë të garës. Data dhe çmimi i saktë ende nuk dihet. Por çmimi pritet të jetë mbi 300 mijë euro.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Ford Motor po tërheq gati 1.1 milionë automjete, shkak problemi me kamerën e pasme

Published

on

Ford Motor po tërheq gati 1.1 milionë automjete në Shtetet e Bashkuara sepse kamerat e pasme mund të mos shfaqin imazhe për shkak të një problemi me softuerin, duke rritur rrezikun për aksident.

Siç ka bërë të ditur prodhuesi amerikan, tërheqja mbulon disa automjete të modeleve Bronco, F-150, Edge të viteve 2021 deri në 2024 dhe Escape, Corsair, F-250, F-350, F-450, F-550 dhe F-600 të viteve 2023-2024.

Problemi i softuerit mund të shkaktojë vonesë, ngrirje ose mosshfaqje të imazhit të kamerës së pasme.

Në prill, Ford lëshoi dy tërheqje të tjera në Shtetet e Bashkuara për probleme me kamerat e pasme, duke përfshirë rreth 289,000 automjete në total.  Për të dyja tërheqjet, prodhuesi i automjeteve do të zëvendësojë kamerat e pasme.

Në nëntor, Fordi pati rënë dakord për një gjobë prej 165 milionë dollarësh pasi një hetim zbuloi se prodhuesi i automjeteve nuk arriti të tërheqë automjetet me kamera të pasme me defekt në kohën e duhur.

Continue Reading

Të kërkuara