Lajmet

Gjermani: Çmimet e parkimit në varësi të madhësisë së makinës

Makinat më të vogla do të tarifohen me 120 euro.

Published

on

Pronarët e makinave në Tubingen, një qytet në Gjermaninë jugperëndimore do të shohin që kostot e tyre do të rriten ndjeshëm.

Në parkingjet në qendër të qytetit do të vendosen tarifa të reja, të cilat do të bazohen në madhësinë që ka makina. Kjo është pjesë e një politike për ta bërë drejtimin e një makine më të shtrenjtë dhe për të nxitur udhëtimin me autobus ose tren, sipas Euronews.al.

Ndërsa çmimi ka qenë 30 € në vit për çdo pronar makine, ata që kanë makina të mëdha nga janari  do të duhet të paguajnë një shumë prej 180 eurosh.

Makinat më të vogla do të tarifohen me 120 euro, kosto e rritur katërfish. Një ide e tillë ka shkaktuar reagime të ndryshme

“Kjo është e pakuptimtë, një makinë është një makinë. Ata që kanë nevojë për një hapësirë të mendojnë ndryshe, unë mendoj se është një kufizim,” – u shpreh një qytetar.

“Ato janë të mëdha, të rënda, janë të pista dhe bllokojnë edhe më shumë trafikun. Kur ato do të duhet të paguanin dy herë, do ta dukej edhe më mirë,” – u shpreh një tjetër.

Autoritetet synojnë të shpëtojnë qytetin nga dioksidi i karbonit deri në vitin 2030 dhe thonë se kanë si qëllim zgjerimin e transportit lokal që kushton më lirë.

Continue Reading

Lajmet

Kurti nga Shtimja premton 100 euro shtesë për gjyshërit që kujdesen për nipërit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga përurimi i çerdhes së re në fshatin Godanc të Shtimes, premtoi se në mandatin e ardhshëm të udhëhequr nga ai, Qeveria do të japë mbështetje financiare për gjyshërit dhe gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre, me nga 100 euro mbi pensionin bazë që ata marrin.

Kurti tha se kjo është pjesë e një programi më të gjerë të qeverisë për të përmirësuar mirëqenien e familjeve në Kosovë dhe për të forcuar kujdesin për fëmijët.

Shtesat për fëmijë, shtesat për nënat lehona, mbështetja financiare për gratë, për familjet në përgjithësi. Në mandatin e ardhshëm ju e dini që përveç që do të ndërtojmë çerdhe e do të vazhdojmë të përmirësojmë mirëqenien e familjeve, në të njëjtën kohë do të japim mbështetje për gjyshërit dhe për gjyshet të cilët do të kujdesen për nipërit dhe mbesat – 100 euro mbi pension bazë që ata marrin. Meqenëse të gjithë fëmijët nuk janë vetëm anëtarë të familjeve por edhe qytetarë të Republikës, për të cilët shteti jonë, Kosova me qeverinë tonë, do t’u dalë përherë në ndihmë dhe atë gjithnjë e më shumë. Mungesa e kujdesit shëndetësor, e përkujdesjes institucionale për fëmijët dhe e mbështetjes për familjet është diçka që ne po e korrigjojmë hap pas hapi”, tha Kurti.

Ai foli edhe për rëndësinë e inaugurimit të çerdhes në Godanc, duke theksuar se ky investim është dëshmi e përkushtimit të qeverisë për të investuar në arsim dhe edukim të hershëm.

Kurti bëri të ditur se çerdhja kap vlerën e investimit prej 440 mijë eurosh.

Kemi qenë këtu me 20 tetor 2023 kur e kemi vendosur gurthemelin dhe dy vjet minus 18 ditë e bëmë përurimin e një pune të realizuar me sukses, me standarde të larta dhe kushte moderne”, tha Kurti.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, u shpreh se ky institucion arsimor është i një rëndësie të madhe për komunitetin, pasi u ofron mundësi më shumë se 70 fëmijëve të këtij fshati dhe familjeve të tyre.

Jam e lumtur që po e inaugurojmë këtë objekt që do të ofrojë mundësi për më shumë se 70 fëmijë dhe familje që do të fillojnë hapat e tyre të parë në rrugën e gjatë drejt dijes. Në përmirësim të infrastrukturës arsimore, Qeveria e Kosovës në këtë mandat të kryetarit Aliu ka investuar 8 milionë euro duke ndërtuar çerdhe të reja, salla të edukatës fizike, kabinete laboratorike dhe duke krijuar mundësi më të mira për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve”, tha Nagavci./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Aksident në mes tri veturave në Komoran, e përfshirë edhe autoambulanca

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mes tri veturave në Komoran, e përfshirë edhe autoambulanca. 

Në pamjet që ka siguruar KosovaPress nga vendi i ngjarjes, nuk dihet ende për viktima apo numrin e të lënduarve.

KosovaPress ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit nuk janë prononcuar.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në komunikacion./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Spiropali takon Zelenskyn

Published

on

By

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali merr pjesë sot në Samitin e radhës të Komunitetit Politik Europian (EPC) me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

Përmes rrjeteve të saj sociale, Ministrja Spiropali ka shpërndarë momente në prag të nisjes me momente takimesh të zhvilluara me krerë shtetesh që marrin pjesë në këtë samit, mes të cilëve edhe Presidenti Zelensky.

Spiropali deklaron se: “Pas mikpritjes shembullore të Shqipërisë të Komunitetit Politik Europian #EPC në Maj, sot në Kopenhagë në Samitin e radhës mbi sfidat më të mëdha që prekin Europën dhe rajonin tonë. Në fokus kryesor: siguria, migracioni, bashkëpunimi ekonomik, integrimi dhe përkrahja për Ukrainën.

Në samitin paraardhës, më 16 Maj të këtij viti, Shqipëria u shndërrua në kryeqendër të diplomacisë ndërkombëtare duke organizuar Samitin e VI të Komunitetit Politik Evropian./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Kurti nuk e komenton vendimin e Kushtetueses: Ta presim aktgjykimin e plotë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Derisa Gjykata Kushtetuese ka vendosur dy ditë më parë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, Kurti tha shkurt se duhet pritur aktgjykimi i plotë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me publikimin e aktgjykimit, Kurti tha shkurt se “ta presim aktgjykimin i plotë”.

Këto komente Kurti i bëri pas pjesëëmarrjes së tij në hapjen zyrtarë të fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar sot se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar.

Gjykata Kushtetuese ka vendos që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas këtij vendimi të Gjykatës, seanca konstituive e Kuvendit duhet të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 30 shtator 2025 vendosi përkitazi me kërkesën KO265/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës”, si dhe vendimeve të nxjerra në kuadër të Seancës Konstituive më 26 dhe 28 gusht 2025, të parashtruar nga Igor Simic dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara