Kulturë

Gjërat që ua shterojnë energjinë

“Katastrofist” përshkruan një person që ka tendencën të shohë gjithçka që i ndodh.

Published

on

1. Ndjekja e perfeksionit

Ndoshta ju keni pasur gjithmonë një ide të jetës së përsosur: një partner i mahnitshëm, dy fëmijë (një djalë dhe një vajzë), një shtëpi e madhe, pushime fantastike … Pastaj, jeta ju hedh një top të fortë: një lëndim ju detyron të rimendoni karrierën tuaj, ose partneri juaj zhvillon depresion. Perfeksionistët kanë vështirësi: “Si mund të shkoj përpara me këtë jetë më pak se të përsosur?” Me këtë mendim, kërkimi i përsosmërisë na mban në një gjendje të paralizës, e kundërta e forcës reale, e cila ka të bëjë me rritjen dhe progresionin. Perfeksionistët mund të duken si personazhe produktive, por ndonjëherë mund të dështoni në përmbushjen e potencialit tuaj në ndjekje të përsosmërisë. Kjo është për shkak se ju jeni shumë të frikësuar për t’i nisur gjërat, në rast se nuk ndiheni mjaftueshëm të mirë. Dështimi është një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të elasticitetit. Një fillim i mirë është të pyesni: ‘Ku mund të gjej kompromisin?’

2. Të qenit katastrofist

“Katastrofist” përshkruan një person që ka tendencën të shohë gjithçka që i ndodh, ose si katastrofë, ose një katastrofë potenciale. Për shembull: “Do të humbasim avionin, dhe nëse e humbasim nuk do të marrim dot kurrë një tjetër!” Katastrofistët janë fansa të absolutes: “Gjithmonë humbas trenin. Gjithmonë njerëzit më lënë në baltë”.

Kur bëhet fjalë për përballimin e vështirësive, problemi i të jetuarit në një botë bardhë e zi është se jeta është e mbushur me zona gri; me mundësi dhe alternativa. Njerëzit që rimëkëmben janë në gjendje të ngrihen mbi shqetësimet e tyre, t’i shohin zonat gri, dhe nëse nuk i shohin, janë gjithësesi në gjendje që t’i gjejnë.

Katastrofizmi kufizon aftësinë tonë për t’u ringritur, sepse është një mënyrë e shmangies së përgjegjësisë. Shpesh herë kur ne themi “Eshtë kaq e padrejtë, gjithmonë e humbas trenin”, ajo që nënkuptojmë vërtetë është “Jam kaq e mërzitur me veten. Duhet t’i lë më shumë kohë udhëtimit”. Kur marrim përgjegjësi për një situatë, ndihemi më mirë sepse pranojmë, nuk rezistojmë, e si pasojë e gjejmë një rrugëdalje.

3. Mentaliteti i viktimës

Është krejt e natyrshme të ndiejmë keqardhje për veten tonë kur kalojmë një kohë të vështirë. Por duhet të shmangim qëndrimin gjatë në këtë gjendje. Është një pozicion pafuqie, dhe sa më gjatë që qëndroni në gjendjen “e gjora unë”, aq më shumë shtyni marrjen e masave për këtë. Të mos bësh asgjë për të ndihmuar veten në një situatë të vështirë, për shkak se eksperienca e mëparshme të thotë që nuk ka vlerë, do të thotë të zgjedhësh të jesh e pashpresë – dhe kjo është pengesë për forcën reale.

Psikologët kanë arritur në konkluzionin se mentaliteti i viktimës është një nga shkaqet kryesore të depresionit. Mënyra si shohim ngjarjet negative që ndodhin përreth nesh ka një impakt të madh mbi atë nëse ndihemi të pashpresë ose jo. Psikologët i quajnë këto modele të menduari si “atribuimi”. Është “atribuimi i brendshëm”, ku mendoni se shkaku i ngjarjes negative është brenda jush; është “atribuimi i vazhdueshëm” ku mendoni që shkak është një gjendje e përhershme dhe ai “global”, ku mendoni se faktorët që ndikojnë në rezultatin aplikohen në një numër të madh situatash dhe jo vetëm në tuajën. Nëse mentaliteti i viktimës shkaktohet nga këto modele të menduari dhe ne sfidojmë mënyrën tonë të të menduarit dhe e ndryshojmë atë, atëherë nuk do të biem pre e viktimizimit.

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara