Lajmet

Gjërat që nuk duhet të bëni nëse keni lëkurë të yndyrshme!

Ushqimet që hani kanë shumë ndikim në lëkurë.

Published

on

Jeni lodhur duke pasur një lëkurë që shkëlqen nga yndyra kudo që shkoni? Jo vetëm produktet që  përdorni për kujdesin ndaj lëkurës ndihmojnë në reduktimin e yndyrës së tepërt.

Edhe ushqimet që hani kanë shumë ndikim. Duke pasur më shumë kujdes me disa zgjedhje të dietës suaj, yndyra e lëkurës s’ka pse kthehet në një stres. Më poshtë do të lexoni se me çfarë duhet të keni ekzaktësisht kujdes:

Mos hani gjëra me sheqer

Të gjithë e dimë që sheqeri i rafinuar i bën keq shëndetit. E dinit që gjithashtu përkeqëson yndyrën në lëkurë? Kjo sepse sheqeri i rafinuar shkakton inflamacion dhe disbalancë hormonale. Të dyja këto e bëjnë lëkurën tuaj të shfaqë një refleks me shkëlqim. Qëndroni larg ëmbëlsirave për të shmangur puçrrat dhe shkëlqimin e tepërt!

Mos hani karbohidrate të përpunuara

Konsumimi i produkteve me karbohidrate të përpunuara është i ndaluar nëse keni lëkurë të yndyrshme. Kur bëni pazare, kujdes me drithërat e rafinuara sepse e bëjnë lëkurën tuaj të ketë një shkëlqim shumë të padëshiruar. Gjithashtu këto produkte shkaktojnë dhjamosje rreth zonës së barkut dhe ekspertët e lidhin konsumin e tyre me diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Mos konsumoni bulmet

Sipas ekspertëve të lëkurës, qumështi dhe produktet e bulmetit e përkeqësojnë gjendjen e lëkurës, sidomos nëse ajo është e yndyrshme ose e prirur ndaj puçrave. Edhe bulmeti gjithashtu shkakton rritje të niveleve të inflamacionit. Nëse jeni të shqetësuar për burimet e kalciumit në mungesë të bulmetit, mos u shqetësoni pasi ka plot perime të pasura me këtë element.

Mos konsumoni ushqime të paketuara dhe fast-food

Ushqimet e paketuara dhe ato që blihen në fast food-e janë shumë të pasura me yndyra dhe kjo është arsyeja pse ato e bëjnë lëkurën tuaj të duket e yndyrshme. Gjithashtu këto ushqime janë të pashëndetshme për imazhin tuaj në tërësi dhe shëndetin kardiovaskular. Zgjedhjet e zgjuara ushqimore ju ndihmojnë nga shkëlqimi i tepërt në fytyrë dhe probleme të ndryshme me shëndetin.

Mos hani mish të kuq

Sipas ekspertëve, mishi i kuq përmban hormone dhe rrjedhimisht, shkakton disbalancë hormonesh edhe në trupin tuaj, duke sjellë me vete edhe pasoja kozmetike si yndyra e tepërt në fytyrë dhe aknet./neps

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

lajme

Jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke e liruar atë zyrtarisht nga detyra.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ekzekutivi ka falënderuar z. Hoxha për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ushtroi këtë mandat.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e masave dhe përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast ky që shpërfaqi dështime të rënda zinxhirore brenda Policisë së Kosovës. Vetëm përmes hetimeve të Inspektoratit Policor lidhur me mosveprimet dhe mosekzekutimin e urdhrave mbrojtës për viktimën, deri më tani janë suspenduar nga detyra edhe 19 zyrtarë policorë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara