Kuriozitete

Gjërat që duhet të dini nëse partneri juaj vuan nga ankthi

Published

on

Të jesh në një marrëdhënie me një person që vuan nga ankthi nuk është aq e lehtë nga sa njerëzit mund të mendojnë. Kjo nuk do të thotë që situata është e pashpresë, megjithatë nuk duhet të pretendoni se mund të bëni gjithçka vetë.

Shpesh mund të keni nevojë për ndihmë profesionale ose të lexoni këshillat e mëposhtme të Signe Simon, një trapiste që e ushtron profesionin e saj në New York.

1.Kuptoni se çfarë është ankthi

Para se të ndihmoni dikë, duhet të mësoni sa më shumë që të keni mundësi rreth asaj që po përjeton ai,ajo.Kjo nuk do të thotë që ju të bëheni një ekspert brenda natës, por as të thoni pasi keni lexuar nja dy a tre artikuj “Unë e kuptoj se si ndjeheni”! Së paku duhet të keni një ide të përgjithshme.

2.Përpiquni të vendosni veten në vendin e tjetrit

A keni përjetuar ndonjëherë gjendje ankthi në jetën tuaj? Në cilat situata? Të gjithë jemi ndjerë të shqetësuar për diçka, por imagjinoni sikur këto ndjenja të këqija të jenë pjesë e përditshme e rutinës suaj. Ankthi mund të vijë nga hiçi, pa paralajmërim, dhe mund të shkaktojë simptoma të vërteta, fizike. “Disa njerëz me nivele të larta ankthi mund të shprehin shqetësimin e tyre duke bërë shumë pyetje dhe duke kërkuar siguri,” na thotë Simon. “Njerëzit e tjerë mund të qetësohen dhe të flasin shumë pak ose aspak fare, edhe pse ata po përjetojnë nivele të larta ankthi nga brenda”.

3.Shikoni se çfarë funksionon më mirë për ta

Ankthi është diçka që duhet të menaxhohet dhe që mund të trajtohet falë trajtimit dhe teknikave të duhura . E rëndësishme është vetëm të kuptoni se çfarë funksionon më mirë për ta. Mund të përpiqeni ta qetësoni me fjalë, apo edhe fizikisht, Duke ngadalësuar frymëmarrjen dhe duke e rekomanduar të bëjë diçka tjetër që e qetëson.

4.E fundit, por jo më pak e rëndësishme, MOS harroni veten tuaj!

Është shumë e lehtë të ‘zhytesh’ në gjendjen shëndetësore të dikujt tjetër. Sigurohuni që shëndeti juaj mendor të jetë në gjendje optimale para se të mundoheni të qetësoni dikë tjetër.

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara