Kulturë

Gjeni ekuilibrin mes punës dhe familjes

Këto janë disa nga shembujt e ndryshëm të marrëdhënieve mes familjes dhe punës.

Published

on

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë i është kushtuar vëmendje në nivel sindikatash, politik, organizim dhe sipërmarrje, nevojës për të harmonizuar punën, familjen dhe jetën private. Konsideroni ndër të tjera, pushimin prindëror, oraret fleksibël të punës dhe format e mirëqenies në biznes.

“Puna më ka impenjuar shumë dhe më duket se gjithnjë e më shumë kam pak kohë nga ajo që do të dëshiroja për të qëndruar me vajzën time, dhe pjesa tjetër, edhe për të gjetur kohë për mikeshat e mia duhet të bëj kapërcime të forta. Pra, mundi dhe tensioni i punës nuk qëndrojnë vetëm në zyrë. Kjo më bën që shpesh të ndihem e pakënaqur nga jeta që bëj”.

“Kur mbaroj punën, kam nevojë me dikë me të cilin të qetësohem dhe që mund të më kuptojë. Por ndodh që nga ngarkesat, edhe ditën e nesërme ta filloj punën sërish me bateri të shkarkuara. Për fat, shoku im është një dëgjues i mirë. Mbështetja e tij më ka ndihmuar shumë. Mes të tjerash, duke biseduar, shpesh marr sugjerime apo orientimet e duhura me zgjidhje të shkëlqyera për problemet e mia në punë”.

“Që nga koha që jam nëpunës zyre në burimet njerëzore, kam vlerësuar gjithmonë rëndësinë e një komunikimi të mirë me të rinjtë e punësuar për të stimuluar përkushtimin e tyre. Tani mendoj se kjo po më ndihmon shumë edhe në të dëgjuarit e dy fëmijëve të mi adoleshentë me të gjitha problemet”.

“Nuk është e lehtë për një punonjëse të mbajë bashkë punën dhe familjen. Je gjithmonë nën presion. Por, duhet të them se me aftësitë që kam zhvilluar falë punës time në informatikë, tanimë mund të ndihmoj më mirë fëmijët edhe në problemet e tyre shkollore”.

Këto janë disa nga shembujt e ndryshëm të marrëdhënieve mes familjes dhe punës. I pari thekson ngarkesën që jep puna në jetën private, konfliktin mes dy poleve, si burim i stresit, denoncuar në mënyrë të përsëritur nga psikologët për efektet e tij të dëmshme mbi mirëqenien dhe shëndetin e njerëzve; tre të tjerat janë më komplekse, sepse tregojnë shkëmbimin e mundshëm, jo gjithmonë negativ, ndërmjet punës dhe jetës personale.

Në fakt, vitet e fundit është zhvilluar një ndjeshmëri e madhe ndaj gjetjes së një ekuilibri midis punës dhe jetës personale, i cili bën të mundur zgjerimin e perspektivave fillestare të ndikuara nga pasojat negative në një marrëdhënie të tillë. Si masa legjislative (p.sh. pushimi prindëror), politikat sociale (p.sh. kujdesi ndaj fëmijëve) dhe vendimet e mençura të organizatave publike dhe private (për shembull, orar fleksibël i punës dhe i mirëqenies së korporatave) kanë krijuar kushtet themelore për të ulur konfliktet e mëdha mes punës dhe jetës personale (familjare).

Prandaj, për të korrigjuar besimin e pamundësisë për të ndarë në mënyrë të kënaqshme rolin e punës dhe të familjes, gjithnjë e më shumë po supozohet drejt një perspektivë të psikologjisë pozitive, të aftë të vlerësojë dëshmitë e shumta në favor të ndërvarësisë mes këtyre roleve.

Continue Reading

Kulturë

45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës

Published

on

Mbrëmë u mbajt Akademia Përkujtimore me rastin e 45-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, ku u theksua rëndësia historike dhe politike e këtyre ngjarjeve në rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe shtetësisë.

Në këtë aktivitet përkujtimor u vlerësua se demonstratat e vitit 1981 përbëjnë një ndër momentet kyçe në historinë moderne të Kosovës, duke shënuar fillimin e një lëvizjeje të organizuar për të drejta politike dhe kombëtare.

Akademia mblodhi përfaqësues institucionalë, pjesëmarrës të asaj kohe dhe studiues, të cilët rikujtuan zhvillimet që çuan në organizimin e protestave. U theksua se demonstratat, të cilat nisën si protesta studentore në Universitetin e Prishtinës, u shndërruan shpejt në një lëvizje të gjerë qytetare me kërkesa të qarta politike.

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, si dhe ish-kryeministri Bajram Kosumi.

Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të shoqatave të të burgosurve politikë dhe personalitete të tjera publike, të cilët theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të trashëgimisë së rezistencës për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Kulturë

Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls

Published

on

By

Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.

Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix SunsUnited Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.

Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.

Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij  nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.

Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.

Continue Reading

Kulturë

Premiera globale e filmit të ri të Malick më 26 maj

Published

on

Regjisori amerikan Terrence Malick pritet të rikthehet në skenën ndërkombëtare me filmin e tij të ri “The Way of the Wind”, i cili do të ketë premierë globale në Netflix më 26 maj.

Projekti, i cili ka qenë në montazh për rreth shtatë vite, konsiderohet ndër më ambiciozët dhe më personalët në karrierën e tij. Filmi sjell një portret shpirtëror të jetës së Jezusit, ndërsa ka qëndruar për një kohë të gjatë larg vëmendjes së publikut, duke rritur pritshmëritë për rikthimin e regjisorit.

Në reflektimet e tij, Malick thekson se arti nuk njeh kufij dhe se një imazh arrin te publiku pavarësisht vendndodhjes. Ai pranon rëndësinë e kinemave si hapësira të veçanta, por nënvizon edhe përvojën intime që ofron ekrani personal.

Vendimi për publikimin e filmit drejtpërdrejt në Netflix ka befasuar industrinë, duke shënuar një hap ndryshe për një autor të lidhur tradicionalisht me kinemanë.

“The Way of the Wind” pritet të jetë një tjetër kapitull i rëndësishëm në krijimtarinë e Malick, duke vijuar eksplorimin e temave shpirtërore dhe estetike që e karakterizojnë stilin e tij.

Continue Reading

Kulturë

Italia blen kryeveprën e Rilindjes për 12.6 milionë euro

Published

on

Italia ka ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm në mbrojtjen e trashëgimisë së saj kulturore, duke blerë një vepër të çmuar të periudhës së Rilindjes për 12.6 milionë euro.

Bëhet fjalë për pikturën fetare “Ecce Uomo” të artistit Antonello da Messina, e cila ishte nxjerrë në ankand në New York. Vepra paraqet Jezusin me kurorë gjembash dhe një litar në qafë, në momentin kur Pontius Pilate ia dorëzon turmës për kryqëzim.

Piktura vlerësohet jo vetëm për rëndësinë e saj artistike, por edhe për historinë e veçantë që mbart. Ajo është përdorur për lutje private për vite me radhë dhe është ruajtur në një çantë lëkure, çka ka shkaktuar dëmtime në anën tjetër të panelit, ku paraqitet figura e Shën Jeronimit.

Kjo blerje vjen pak kohë pasi Italia investoi rreth 30 milionë euro për një portret të rrallë nga Caravaggio, një nga shpenzimet më të mëdha shtetërore për një vepër arti.

Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një strategjie më të gjerë për të rikthyer në Itali vepra me rëndësi të veçantë dhe për t’i bërë ato të aksesueshme për publikun.

“Ecce Uomo” pritet të ekspozohet fillimisht në Muzeun Kombëtar të Abruzzos, përpara se të prezantohet edhe në institucione të tjera kulturore në të gjithë vendin.

Continue Reading

Të kërkuara