Lajmet

Gjenerali amerikan mori masa për të kufizuar fuqinë e Trump mbi bombat bërthamore

Kështu të paktën pretendohet në librin më të fundit, botuar rreth ish-presidentit amerikan, me titull “Peril”.

Published

on

Dy ditë pas sulmeve të 6 janarit në godinën e Kongresit, këshilltari kryesor ushtarak i presidentit Donald Trump, gjenerali Mark Milley, ndërmori i vetëm një masë të fshehtë për të kufizuar fuqinë e Trump për të dhënë urdhër për përdorimin e armëve bërthamore.

Kështu të paktën pretendohet në librin më të fundit, botuar rreth ish-presidentit amerikan, me titull “Peril”, shkruar nga gazetarët Bob Woodward dhe Robert Costa. Ata shkruajnë që Milley, i tronditur thellësisht nga sulmi, “ishte i sigurt që Trump kishte pësuar një rënie të shëndetit mendor pas zgjedhjeve, duke u bërtitur zyrtarëve dhe duke ndërtuar një realitet alternativ mbi konspiracione të pafundme për zgjedhjet”.

Autorët e librit shkruajnë që Milley ishte i shqetësuar se mos Trump do të bëhej i paparashikueshëm. Për t’i bërë ballë kësaj situate, Milley ndërmori veprimin e jashtëzakonshëm dhe organizoi një mbledhje të fshehtë në zyrën e tij në Pentagon më 8 janar, për të rishikuar procesin e veprimeve ushtarake, përfshi edhe lëshimin e armëve bërthamore. Ai, shkruhet në libër, instruktoi stafin e Qendrës së Komandës Ushtarake Kombëtare që të mos ndërmerrnin asnjë veprim nëse ai nuk ishte i përfshirë.

Në libër, gjithashtu shkruhet se Donald Trump donte që trupat amerikanë në Afganistan të tërhiqeshin para se ai të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Vetëm 8 ditë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ai firmosi në fshehtësi një memo për t’i larguar të gjithë ushtarët brenda datës 15 janar 2021, sipas asaj që shkruhet në libër. Por autorët e librit shkruajnë që memo u arkivua, për të mos u ekzekutuar kurrë.

Continue Reading

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Të kërkuara