Lajmet

Gjendja e shëndetit oral të fëmijëve është përkeqësuar, apelohet për kujdes

Sipas hulumtimit, tek 114 fëmijë janë evidentuar 1188 dhëmbë të qumështit të prishur.

Published

on

Gjendja e dhëmbëve te fëmijët është shqetësuese. Krahasuar me vitin 2020 fëmijët e grupmoshave 2.5-7 vjet, nё mesatare kanë mbi 10 dhëmbë tё qumështit tё prishur, ndërsa ata nga 7 deri në 14 vjeç në mesatare kanë 4 dhëmbë të prishur.

Kështu thotë rezultati i një hulumtimi të bërë nga udhëheqësi i projektit “Dhëmbë të Shëndoshë, fëmijë të lumtur”, Xheladin Ujkani, i cili me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Dentistit kërkoi nga prindërit, por edhe institucionet kujdes më të shtuar për shëndetin e gojës te fëmijët.

Dentisti i fëmijëve, Xheladin Ujkani u shpreh se krahasuar me hulumtimin e vitit 2020 shëndeti i dhëmbëve të fëmijëve është përkeqësuar.

Sipas hulumtimit të bërë gjatë dy muajve të fundit, tek 114 fëmijë janë evidentuar 1188 dhëmbë të qumështit të prishur.

“Gjendja në raport me vitin 2020 është përkeqësuar, jo që është shqetësuese por është përkeqësuar. Pse për shkak se tek 114 fëmijë i kemi 1188 dhëmbë të qumështit të prishur. Që i bie moshat prej 2.5 deri në 7 vjeç ku janë shumica dhëmbë të qumështit, mosha mesatare e tyre është 5.3 vjet kemi 10.4 dhëmbë të prishur tek kjo grupmoshë. Ndërsa, tek dhëmbët e përhershëm kemi deshtë me pa edhe sa dhëmbë të përhershëm i kanë të prishur moshat 7 deri 14 vjet edhe kjo është shqetësuese shumë, sepse ka dalë se afër 4 dhëmbë të prishur të përhershëm i kanë fëmijët nga 7 deri 14 vjet e që mosha mesatare e tyre ka dalë që është 9-vjeçar”, tha ai.

Dentisti Ukjani u shpreh se përveç dhëmbëve të prishur, shumica e fëmijëve për shkak të moskujdesit nuk kanë nofull të zhvilluar mirë, dhe se ballafaqohen edhe me kafshim të gabuar.

Ai theksoi se deri në këtë gjendje të rëndë për fëmijët po vjen si rezultat i pakujdesisë dhe neglizhencës nga ana e prindërve.

“Shumica e këtyre fëmijëve kanë të zhvilluar nofull shumë të dobët, kafshim të gabuar e këto probleme vijnë për shkak të frymëmarrjes me gojë që duhet me qenë me hundë, mandej gëlltitjes të kundërt të gabuar, pozicionit të ulët të gjuhës, mandej pasivizimit dhe mosfunksionalizimit të muskujve të gjuhës. Ndikojnë edhe përdorimi i tepërt i shisheve e biberoni dhe ushqyerja me ushqime të bluara deri në moshën 4-5 vjeçare”, theksoi Ujkani.

Dentisti i fëmijëve, Xheladin Ujkani kërkoi nga institucionet e vendit që të investojnë më shumë për edukimin dhe promovimin e shëndetit të dhëmbëve dhe gojës.

Ai kërkoi që të bëhen të detyrueshme vizitat stomatologjike te fëmijët para moshës 3-vjeçare.

“Kemi kërkuar që vizita me u bë të detyrueshme për fëmijët para moshës 3-vjeçare, atëherë kur kompletohen dhëmbët e qumështit edhe nëse nuk ka asnjë dhëmbë të prishur me bë vizitën e parë tek dentisti. Pse? Për shkak se në 2020 hulumtimi i fundit që kemi bërë mosha mesatare që vizitojnë dentistin për herë të parë ka qenë mosha 5-vjeçare. Mirëpo, mesatarja e dhëmbëve të prishur ka qenë 10 dhëmbë të prishur tek grup-moshat 5-vjeçare… Kemi kërkuar prej Qeverisë të fillojë zbatimin e sigurimit shëndetësor, kemi kërkuar nga MASHTI me e ndalu futjen e ushqimeve të dëmshme në të gjitha objektet e arsimit fillor, me i bë funksionale kuzhinat nëpër çdo institucion të arsimit fillor… Kemi kërkuar që për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë kërkimin e një raporti prej dentistit për gjendjen e dhëmbëve të fëmijëve të tyre”, theksoi ai.

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara