Lajmet

Gjendja e rrugëve të Kosovës

Published

on

Ministria e Infrastrukturës njofton se mirëmbajtja dimërore e auto-udhëve, rrugëve nacionale e atyre rajonale po vazhdon me intensitet të shtuar.

Sipas njoftimit të MI-së, në auto-udhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero (-10) u intervenua me kripë dhe pastrim të borës si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Ndërsa intervenime me kripë kishte në të dy drejtimet: Suharekë Morinë  dhe Suharekë – Gjurgjicë. Gjithashtu në Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, është intervenuar me kripë.

“Në regjionin Peja 1 temperaturat janë mjaft të ulëta dhe ka ngrica, u bë shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët. Duhet cekur se në rrugën Kuqishtë-Bogë ka vështirësi në pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës për shkak të parkimit të veturave në shiritin qarkullues. Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Për shkak të reshjeve të borës, temperaturave nën zero (-10) u intervenua me kripë e rërë dhe në pastrim të borës, në mbrëmje e në mesnatë dhe ne orët e mëngjesit në të gjitha rrugët e regjionit Prishtina 1 si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Në regjionin Gjakova 2, Prishtina 2,  Peja 2, Ferizaj 1, s’ka intervenime sepse gjendja e rrugëve është e mirë.

“Gjakova 1, në këtë rajon ka pasur intervenime në akset rrugore ku ka pasur ujë në rrugë, po ashtu është hedhur kripë dhe zhavorr. Të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme dhe pa ngrica. Prizreni 2, për shkak të temperaturave  të ulëta është intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët: Prizren –Morinë , Prizren – Prevalle, Zhur -Dragash- Restelicë, Dragash – Brod, ndërsa bora është pastruar në rrugët, Prizren –Prevallë, Dragash – Brod dhe  Dragash – Restelicë. Rrugët janë të hapura për qarkullimi”, thuhet më tej në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohësisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirësive eventuale./UBTNews

Lajmet

Dua Lipa dhe Callum Turner në muaj mjalti në Itali pas dasmës madhështore

Published

on

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori Callum Turner po kalojnë muajin e mjaltit në Itali, pas një dasme luksoze që raportohet se ka kushtuar rreth 1.5 milionë paund.

Çifti është parë në hotelin e njohur “San Domenico Palace” në Taormina, pranë Catanias, si dhe duke shëtitur në qytetin piktoresk dorë për dore.

Sipas raportimeve, dasma është zhvilluar në Palermo dhe në Villa Valguarnera, me rreth 200 të ftuar, ku kanë marrë pjesë edhe emra të njohur të muzikës si Elton John, Charli XCX dhe Mark Ronson. Në ceremoni, Elton John ka interpretuar këngën “Your Song”.

Pas dasmës, çifti ka vijuar festimet dhe udhëtimet në jug të Italisë, duke shijuar ushqimin dhe kulturën lokale në disa qytete të Sicilisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rreth 23 mijë semimaturantë i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë më 26 qershor

Published

on

Rreth 23 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë më 26 qershor, i cili edhe këtë vit do të organizohet në një ditë të vetme.

Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur se testi do të përfshijë katër grupe lëndësh, duke përfshirë gjuhën shqipe, gjuhën angleze, matematikën, informatikën, si dhe shkencat shoqërore e natyrore.

Qëllimi i testit është vlerësimi i njohurive dhe shkathtësive të nxënësve, ndërsa rezultatet do të shërbejnë për orientimin dhe regjistrimin e tyre në shkollat e mesme të larta.

Njohës të arsimit vlerësojnë se testi ka rol të rëndësishëm në orientimin e nxënësve, por theksojnë se duhet të përmirësohet mënyra e administrimit dhe analizës së rezultateve për të rritur efikasitetin e tij./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje në Malishevë, Gjakovë dhe Graçanicë

Published

on

Tri raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Malishevë, Gjakovë dhe Graçanicë, ku si pasojë janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Në Malishevë, më 10.06.2026 rreth orës 16:30, është arrestuar një i dyshuar kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, në të njëjtën kohë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Graçanicë, më 10.06.2026 rreth orës 02:00, ankuesja kosovare ka njoftuar se i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident trafiku me fatalitet në Prizren, humb jetën biçiklisti

Published

on

Ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture, të cilën e drejtonte një i dyshuar mashkull kosovar, dhe një biçiklete në rrugën “Faik Konica” në Prizren më 10.06.2026 rreth orës 09:58.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i biçikletës, viktimë mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku gjatë trajtimit ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara