Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur miliarderi amerikan, dyshohet se bëri vetëvrasje

Lajmin e konfirmoi familja e tij.

Published

on

Miliarderi amerikan, Thomas Lee, është gjetur i vdekur në moshën 78-vjeçare. Përmes një deklarate, familja e tij tha se është jashtëzakonisht e pikëlluar me vdekjen e tij.

Mediumi amerikan, “The New York Post”, raporton se Lee ka vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri në zyrën e tij në Mahnhattan.

Policia e New York-ut i tha televizionit BBC se një burrë i paidentifikuar 78-vjeçar është gjetur i vdekur të enjten në mëngjes në adresën 767 Fifth Avenue.

Sipas revistës “Forbes”, Lee kishte pasuri prej dy miliardë dollarësh në kohën e vdekjes.

Policia nuk ka konfirmuar se burri ka vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, duke theksuar se shkaktari i vdekjes do të përcaktohet nga një ekzaminues mjekësor.

Lee ishte i njohur për bamirësi. Në vitin 1996, ai i kishte dhuruar 22 milionë dollarë Universitetit të Harvardit, ku vetë kishte studiuar. Një pjesë e asaj shume ishte përdorur për ndihma financiare për studentë.

“Kam qenë me fat që kam bërë ca para. Jam më shumë se i lumtur që t’i kthej disa prej tyre”, kishte thënë Lee në atë kohë.

Lee i ka lënë prapa bashkëshorten Ann Tenenbaum dhe pesë fëmijë.

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Brenda kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 9 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës po ashtu arrestuar 5 persona nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Klinë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në Klinë është gjetur e vdekur skaj lumit Bistricë.

Policia në raporton 24 orësh ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që vdekja e saj po hetohet.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Është raportuar se me 07.12.2025 rreth orës 13:15 nga njësitë policore skaj lumit Bistrica, gjatë kërkimit është gjetur  viktima e rastit e cila është raportuar e zhdukur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, kapen nga policia

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan mbrëmjen e së dielës, por që janë kapur nga policia dhe janë kthyer sërish në qendër.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Qendra Edukuese Korrektuese, Lipjan / 07.12.2025 – 20:25. Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara