Lajmet

Gjenden të vdekur në rrethana misterioze prindërit e aktores së njohur

Shkaku ende mbetet i panjohur.

Published

on

Aktorja Alicia Witt i kërkoi një të afërmi të kontrollonte prindërit e saj në shtëpinë e tyre në Worcester, pasi ajo nuk kishte dëgjuar prej tyre për “disa ditë”.

Në një deklaratë, Witt, 46 vjeçare, tha: “Unë kontaktova me një kushëri që jeton afër prindërve të mi për t’i kontrolluar ata. Fatkeqësisht, rezultati ishte i paimagjinueshëm”.

Rreth rastit do të kryhet një autopsi ndërsa oficerët kanë kontrolluar shtëpinë teksa po përpiqen të përcaktojnë shkakun e vdekjes. Zjarrfikësit kontrolluan cilësinë e ajrit brenda shtëpisë kur mbërritën, duke shtuar se nuk kishte gazra të dëmshëm brenda.

Megjithatë një fqinj ka treguar se prindërit e Witt kishin qenë të sëmurë kohën e fundit.

Alicia Witt ka luajtur në shfaqje si “The Walking Dead”, “The Sopranos”, “Two and a Half Men” dhe shfaqjen komedi-dramë “Orange is the New Black”./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës dhe bashkëshortes, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Një person është në arrati pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike në familje ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Ndërsa dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është në arrati.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij viktimave femra kosovare. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj babait të tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, teksa një nga zyrtarët ka pësuar edhe lëndime, transmeton KosovaPress.

I dyshuari ka demoluar edhe orenditë e zyrës në stacionin policor, teksa është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj babait të tij. Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku një zyrtar ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari edhe në stacion policore ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Korilë, Zveçan 17-20.10.2025 – NN. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

14 vjet nga Maratona e parë ndërkombëtare në Shqipëri

Published

on

Në Shqipëri më 21 tetor të vitit 2011 u zhvillua për herë të parë një Maratonë Ndërkombëtare.

Rreth 3000 vrapues, mes të cilëve 800 maratonistë të ardhur nga 13 vende të botës iu bashkuan Maratonës Ndërkombëtare në Tiranë me pikë-nisje sheshin “Skënderbej”.

Pas vrapimit 42 km, keniani Elisha Kiprotich dhe moldavja Svetlana Shepeleva hyjnë në histori si fituesit e kësaj Maratone të parë ndërkombëtare e organizuar në Shqipëri./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara