Lajmet

Gjenden kafkat e dy personave në Kizhevak të Serbisë

Published

on

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se gjatë gërmimeve të fundit në Kizhevak të Serbisë janë gjetur kafkat e dy personave.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu sqaroi se gjatë së martës pritet të bëhet tërheqja e tyre, në mënyrë që t’u merren mostrat për test të ADN-së.

“Të shtunën ka përfunduar punën ekipi i parë, sot në orën 07:00 është nisur ekipi i dytë gjithashtu prej tre anëtarëve, do të punojnë deri të shtunën, pra gjashtë ditë në javë punohet. Gjithsesi do të kemi punë edhe në javën në vijim e varësisht prej problematikave që munden me na lind në terren mund të ndodh që të zgjatet derisa të përfundojë tërësisht. Deri më tani në sipërfaqe pas largimit të një shtrese të dheut dhe të gurëve kanë dalë dy kafka dhe minimum dy persona për të cilët duhet të bëhet tërheqja e tyre dhe të bëhet inspektimi mjeko-ligjor dhe të merren mostrat për ADN”, tha Gerxhaliu.

Gërxhaliu deklaroi se edhe dy javë ka punë sa i përket gërmimeve në këtë pjesë dhe se nuk dihet numri i trupave që dyshohet se mund të jenë aty.

“Edhe dy javë kemi punë, sa i përket numrit nuk e preferoj ta them, por mund të them që pala serbe e cila thotë herë 14 e herë 16, por doemos e dimë që ky grupacion i takon grupit të Rezallës e cila ndërlidhet me pjesën e gjetur në vitin 2014 në Rudnicë, bile prej dy identifikimeve të reja i takojnë atij grupacioni që ka qenë një investigim i yni i mëhershëm që kemi dyshuar, pra është vërtetuar e njëjta. Dhe kemi poashtu një ribashkim sepse gjysma e trupit të rastit të dorëzuar më herët ka dalë tash në Kizhevak”, deklaroi ai më tej.

Që nga nisja e punës në Kizhevak, Gërxhaliu konfirmon se një ekip prej katër personave ka bërë kontroll të detajuar të terrenit.

“Po javën e kaluar ne filluam punën në Kizhevak, ishim ekipi prej katër anëtarëve, dy mjeko-ligjor, një antropolog dhe një fotograf mjeko-ligjor. Ditën e parë kemi bërë dekonservimin e terrenit, kanë qenë pesë shtresa të masavë gjeoplastike, të cilat i kemi vendosur në dhjetor për ta konservuar terrenin dhe për të mos lëvizur, pra u bë një kontroll i detajuar e largimit të tyre dhe ditën e parë pak humbim kohë derisa është bërë montimi i mjetit për matjen 3D të pjesëve kockore. E dimë që diku në një trashësi prej katër metrash, ndodhen mbetjet mortore, sepse ato janë hedhur me kamion dhe ka ndodhur shkapërderdhja e pjesëve kockore dhe normal që çdo pjesë kockore të hekurt duhet të matet dhe të jetë në program”, përfundoi Gërxhaliu.

Edhe të hënën kanë vazhduar në Kizhevak të Rashkës gërmimet për mbetjet mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, të rifilluara më 5 maj.

Të shtunën, lokacioni i varrezës masive është vizituar edhe nga një delegacion i lartë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nga Gjeneva, të shoqëruar nga përfaqësuesit e dy delegacioneve në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur. 

Continue Reading

Vendi

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke e liruar atë zyrtarisht nga detyra.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ekzekutivi ka falënderuar z. Hoxha për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ushtroi këtë mandat.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e masave dhe përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast ky që shpërfaqi dështime të rënda zinxhirore brenda Policisë së Kosovës. Vetëm përmes hetimeve të Inspektoratit Policor lidhur me mosveprimet dhe mosekzekutimin e urdhrave mbrojtës për viktimën, deri më tani janë suspenduar nga detyra edhe 19 zyrtarë policorë. /E.A/

Continue Reading

lajme

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Supreme vendos: Policia nuk mund t’jua mbajë patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar rregullin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që lejonte Policinë e Kosovës t’ju mbante patentë-shoferin shoferëve gjatë të gjithë kohës sa zgjaste masa mbrojtëse (3, 6 apo 12 muaj).

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia në vendin e ngjarjes nuk mund të zgjasë më shumë se 8 ditë. Kushtëzimi i kthimit të dokumentit me përfundimin e plotë të dënimit ishte i paligjshëm, pasi Udhëzimi Administrativ i MPB-së kishte vendosur kufizime shtesë që nuk parashiheshin me ligjin bazë të trafikun rrugor.

Vendimi erdhi pas padisë së ngritur nga 28 qytetarë kundër MPB-së dhe Policisë së Kosovës. Gjykata sqaroi se heqja e së drejtës për të ngasur makinën (masa mbrojtëse) është diçka tjetër, ndërsa mbajtja fizike e dokumentit të patentë-shoferit nga policia nuk lejohet të kalojë afatin 8-ditor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara