Lajmet

Gjatë vitit 2024 pritet të nisë renovimi i Muzeut Kombëtar

Drejtoresha Aliu shpreson që gjatë vitit 2024, projekti për rregullimin e Muzeut do të jetë prioritet i Ministrisë së Kulturës.

Published

on

Ndonëse nuk pati një program të veçantë, në mesin e rreth 12 mijë vizitorëve gjatë vitit 2023, Muzeun Kombëtar të Kosovës e vizituan edhe fëmijët e kopshteve.

Krahas renovimit, restaurimit dhe trajtimit të fondit muzeor që pritet të fillojë gjatë vitit 2024, kërkohet edhe një program i veçantë për këtë grupmoshë, në mënyrë që ata të ndahen sa më të kënaqur.

Në një intervistë për KosovaPress, drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu thotë se deri në gjysmën e dhjetorit të vitit 2023, numri i vizitorëve është 11 mijë e 451. Ajo thotë se mbi tre mijë persona kanë vizituar Kompleksin etnologjik “Emin Gjiku”, ndërsa rreth katër mijë të tjerë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

Aliu potencon se krahas detyrave dhe prioriteteve për 2024, obligohen të hartojnë edhe një program për fëmijët e kopshteve.

“Numri i vizitorëve në Muzeun Kombëtar të Kosovës, është 11 mijë e 451 vizitorë. Nuk është përfundimtar, sepse pas këtij raporti kemi pas edhe më tutje vizitorë. Kemi një numër prej 3 mijë e 617 në kompleksin etnologjik ‘Emin Gjiku’ dhe kemi një numër të vizitorëve diku ndoshta te katër mijë në ‘Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova’ … Muzeun Kombëtar të Kosovës këtë vit e kanë frekuentuar të gjitha grup-moshat, flas edhe për fëmijët e kopshteve. Mendoj që kjo përbën risi, në cilësinë e vizitorëve, që të gjithë kanë ardhur në mënyrë të organizuar, vizita të paralajmëruara dhe konfirmuara nga stafi i muzeut…Krahas shumë detyrave dhe prioriteteve që na parashtrohen për vitin e ardhëm na obligon që të ndërtojmë dhe një program, sado që është i vogël, i thjeshtë në kuptimin e fjalës që të kemi një program edhe për këto grup-mosha. Muzeu është shquar vite për programin e njohur ‘ABC-ja e Muzeut”, por që nuk e ka përfshirë këtë grupmoshë”, thotë Aliu.

Nevoja për të filluar renovimin, restaurimin dhe trajtimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës po konsiderohet më se e domosdoshme nga drejtoresha Vjollca Aliu. Ajo shpreson që gjatë vitit 2024, projekti për rregullimin e Muzeut do të jetë prioritet i Ministrisë së Kulturës.

“Është përtej nevojave dhe obligimeve parashtrohet një prej kërkesave imediate jo vetëm si ndërtesë, si funksion gjithsesi, prioriteti është te fondi muzeor për çka edhe ekziston Muzeu Kombëtar i Kosovës, sepse ka një fond të jashtëzakonshëm… Sa i përket angazhimeve konsideroj që tani jemi në fund të vitit dhe një pjesë e madhe e obligimeve kanë përfunduar…Projekti ka qenë në proces të rishqyrtimit dhe përfundimisht është miratuar nga Instituti i Kosovës për mbrojtje të monumenteve, e kemi të konfirmuar nga ministria që ka pasur angazhime në mënyrë që proceduar të iniciohet këtë vit. Shpresoj që në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë një nga projektet që ministria do t’i trajtojë me prioritet përsëri, në mënyrë që të fillojë renovimi, restaurimi dhe trajtimi i fondit të muzeut”, thekson Aliu.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, thotë se tashmë ekziston projekti përfundimtar i restaurimit të përgjithshëm të ndërtesës së Muzeut Kombëtar të Kosovës. Ai shton se projekti ka kaluar fazat e vlerësimit nga komisioni i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe shumë shpejt do të nisë procedura për angazhimin e operatorit për restaurimin e ndërtesës.

Çeku potencon se pjesë qendrore e renovimet janë depotë, hapësirat ku ruhen eksponatet, artefaktet dhe koleksioni muzeor. Ai beson se me këto punime do të krijohen kushte për ruajtjen më të mirë dhe më të dinjitetshme të pasurisë së muzeut.

“Ne tashmë e kemi projektin përfundimtar të restaurimit të përgjithshëm të ndërtesës së Muzeut Kombëtar të Kosovës. Projekti ka kaluar edhe fazat e vlerësimit nga komisioni i Institutit të Kosovës për mbrojtjen e monumenteve dhe shumë shpejt do të nisë procedura për angazhimin e operatorit që do ta bëjë restaurimin e ndërtesës. Pjesë qendrore e restaurimit janë depot, hapësirat ku ruhen eksponatet, artefaktet, pra koleksioni muzeor i Muzeut Kombëtar të Kosovës, por edhe hapësirat e tjera ekspozuese të cilat përfshijnë edhe ri konceptimin e ekspozitave permanente, por edhe ri dizajnimin e hapësirave për ekspozita të përkohshme. Besoj që me këtë ndërhyje që do të bëhet në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të krijohen kushte edhe për ruajtjen më të mirë dhe më të dinjitetshme të pasurisë, të koleksionit muzeor, por edhe për aktivitete më të mira në të ardhmen për ekspozita të përkohshme në hapësirat e këtij institucioni”, tha ministri Çeku.

Ndër ekspozitat më të veçanta, drejtoresha Vjollca Aliu konsideron fotografitë e fotografëve Afrim Hajrullahut dhe Alban Bujarit, derisa vlerësoi si të mira edhe ekspozitat e tjera.

Rajoni

Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim

Published

on

By

Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.

I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.

Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.

Continue Reading

Lajmet

ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes një njoftimi për media, bën të ditur se është angazhuar maksimalisht në monitorimin e situatës lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijimin e mundshëm të orëve tarifore.

ZRRE po grumbullon në vazhdimësi informata për të garantuar një matje të drejtë dhe të saktë, duke siguruar që faturimi të reflektojë vetëm konsumin real të energjisë elektrike.

Në këtë kuadër, ZRRE ka bërë të qartë se çdo rast i raportuar do të trajtohet me prioritet.

“ZRRE siguron konsumatorët se të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes. Në rast se konstatohet se ekzistojnë gabime në funksionimin e njehsorit elektrik, do të ndërmerren masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ky angazhim vjen si një garanci shtesë se asnjë gabim teknik nuk do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht pasi kompanitë si KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe nuk mund të përfitojnë nga këto parregullsi.

Për të mbyllur çdo hapësirë dyshimi, rregullatori rikonfirmon se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e një sistemi të drejtë dhe transparent dhe të besueshëm në sektorin e energjisë.

 

Continue Reading

Vendi

27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën

Published

on

By

Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.

Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.

Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.

Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.

Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.

Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara

Published

on

By

Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.

Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.

Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.

Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.

Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/

 

Continue Reading

Të kërkuara