Kronikë e zezë

Gjatë kontrollit iu gjet më shumë se 1 kg marihuanë, arrestohet i riu në Gjilan

Ai është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

Published

on

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit A.Sh, 23 vjeçar, në kuadër të hetimit të rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” që ka ndodhur më 10 mars.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Ai është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan, me datën 12.03.2024 në koordinim dhe leje të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në kuadër të hetimit të rastit ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 10.03.2024 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.Sh. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) nga Gjilani. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cilat do të përdoren në cilësi të provave materiale për gjykatën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa konform kompetencave lëndore rasti i referohet njësisë për hetim të narkotikëve në rajonin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kanosje dhe sulm në Prishtinë

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur një grua.

Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i policisë, i dyshuari është ndaluar nga autoritetet dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të kanosjes në veri të vendit

Published

on

By

Dy raste të ndara të kanosjes janë raportuar në veri të Kosovës në 24 orët e fundit sipas Policisë.

Rasti i parë është regjistruar në rrugën Nemanjina në Zveçan, ku një qytetar ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur i kanë vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe brenda garazhit të tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në zhvillim për identifikimin e të dyshuarve.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicë e Veriut, ku një person dyshohet se, derisa ndodhej në oborrin e gjykatës, ka fyer dhe kanosur një mashkull tjetër. Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Autoritetet po vazhdojnë veprimet hetimore në të dyja rastet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dyshim për dhunim në Ferizaj

Published

on

By

Një rast i dyshuar për dhunim është raportuar në polici nga një e mitur, e cila ka deklaruar se gjatë vitit 2025 kishte pasur marrëdhënie seksuale me një person, me të cilin ishte në lidhje dashurie në atë periudhë.

Sipas njoftimit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 7 shtator 2025, ndërsa rasti është raportuar në polici më 23 shkurt 2026.

Pas pranimit të informacionit, autoritetet kanë njoftuar prokurorin kompetent dhe kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të rastit, sipas Raporti 24 orësh.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestim për kanosje në Ferizaj

Published

on

By

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka kanosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas  Raportit një ditor të Policisë, i dyshuari, ka tentuar të sulmojë një burrë dhe një grua. Gjatë ndërhyrjes, nga i dyshuari është sekuestruar një thikë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Të kërkuara