Kilogramët e tepërt shtohen më lehtë me kalimin e viteve, por hiqen gjithnjë më vështirë – ja si të ruani linjat sipas moshës.
Është i rëndësishëm indeksi i masës trupore, raporti mes gjatësisë dhe peshës, ashtu si edhe ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik. Ajo që nutricionistët veçojnë është fakti se të gjithë jemi të ndryshëm, kemi ndërtim të ndryshëm dhe ajo që për dikë është ideale, për dikë tmund të jetë larg asaj që dëshiron.
Kilogramët mund të na tregojnë nëse jemi në formë të mirë apo duhet të kemi më shumë kujdes me ushqimin dhe mënyrën si jetojmë.
Edhe vetë kuptimi i peshës ideale ka ndryshuar me kalimin e kohës, veçanërisht në 20 vitet e fundit, sot pritet që të gjitha të jemi më të hollë se sa dikur ka qenë e dëshirueshme. Kjo vlen për më të moshuarat me kalimin e viteve humbet masa muskulore, duhet të ulet pesha dhe marrja ditore e kalorive.
Peshën e saktë mund ta përcaktojë një specialist, por e përdorim një truk të vogël. Nëse kyçi i dorës është i hollë, pesha duhet të jetë nën vlerën mesatare, nëse kyçi është mesatar, duhet të jetë në mes, nëse kyçi është i gjerë dhe keni trup atletik me shumë masë muskulore, pesha është në kufijtë e sipërm të normales.
18–25 vjeç: 61 kg
Vajzat në të njëzetat kanë metabolizëm të mirë, por nuk është keq të ushtrojnë, tre-katër herë në javë. Ideale janë ushtrimet kardio dhe aerobike, çiklizmi, ecja e shpejtë, noti. Pesha ideale, për ato më të holla në këto vite është 55 kg, për ato me trup mesatar 61 kg, për ato me trup më të plotë 67 kg. Këtë ideal e ruajnë me më shumë peshk e mish, disa produkte qumështi me yndyrë, drithëra integrale, fruta dhe perime. Lejohet edhe çokollata për të ëmbëlsuar veten.
25–40 vjeç: 62,5 kg
Gratë në të tridhjetat ngadalë ndiejnë se metabolizmi u ngadalësohet, kilogramët ngjiten më shpejt, por hiqen lehtë. Pesha ideale për gratë më të holla në këto vite është kur peshojnë 56,5 kg, ato me trup mesatar 62,5, ndërsa më të plota 68,5. Për ta ruajtur këtë linjë, ushqimi duhet të jetë i larmishëm, por duhet ngrënë më me masë dhe të zvogëlohet marrja e ushqimeve kalorike, produkteve të yndyrshme të qumështit dhe ëmbëlsirave.
40–50 vjeç: 64 kg
Kur hyjnë në të pesëdhjetat, gratë ulin marrjen e mishit të yndyrshëm e produkteve të qumështit me shumë yndyrë. Kilogramët ngjiten brenda natës e më vështirë hiqen se në të tridhjetat. Duhet të kenë kujdes me ushqimin që nga mosha 40 vjeç, sepse metabolizmi është i ngadalësuar, ndaj ushqimet ideale janë mishi pa yndyrë, peshku, produktet pa yndyrë të qumështit, fruta e perime të freskëta, ndërsa sa më pak bukë, makarona, patate, oriz. Gratë më të holla duhet të kenë në këto vite 58 kg, ato me trup mesatar 64 kg, ndërsa më të plota 70 kg. Për ta arritur këtë, do t’u ndihmojë joga dhe noti dy deri në tre herë në javë.
50–60 vjeç: 66 kg
Pas moshës 50 vjeç, shumica e grave janë në menopauzë. Hormonet dhe metabolizmi ngadalësohen, ndaj për të ruajtur linjat e dikurshme nevojiten 350 deri në 500 kalori më pak në ditë. Rekomandohen katër deri pesë vakte të vogla çdo ditë, duhet të ulet sasia e mishit dhe peshkut, ndërsa çdo ditë duhet të konsumohen mish pa yndyrë dhe peshk i kaltër. Të preferuara janë produktet e qumështit pa yndyrë, ndërsa buka, makarona, orizi dhe patatet vetëm dy deri tre herë në javë, dhe atë në sasi shumë të vogla. Gjatë ditës duhet ngrënë sasi të vogla frutash dhe perimesh, më së miri në formë sallate.
Ëmbëlsirat dhe çokollata lejohen vetëm për raste të veçanta. Për të ruajtur peshën ideale, gratë më të holla në këtë moshë duhet të kenë 60 kg, ato me trup mesatar 66 kg, ndërsa ato më të plota 72 kg. Për këtë duhet të ecin çdo ditë, të notojnë, të bëjnë joga dhe ushtrime të përshtatura për moshën e tyre.
Me kalimin e viteve humbet masa muskulore, metabolizmi ngadalësohet dhe për këtë arsye duhet të ulet marrja e kalorive.
Sa kilogramë duhet të ketë një grua me gjatësi mesatare?
Gruaja me gjatësi mesatare 170 cm:
▪ nën 53,5 kg – peshë e pamjaftueshme
▪ nga 53,5 deri në 72 kg – peshë normale
▪ nga 72 deri në 86,5 kg – peshë e rritur
▪ mbi 86,5 kg – mbipeshë