Lajmet

Gjashtë viktima nga zjarri në një bujtinë në Zelandë të Re

Ai tha se deri tani dihet se gjashtë persona kanë vdekur dhe numri i viktimave mund të rritet.

Published

on

Të paktën gjashtë persona humbën jetën pasi një zjarr përfshiu një bujtinë në kryeqytetin Uellington të Zelandës së Re gjatë natës.

Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins, tha se ndërtesa aktualisht nuk është e sigurt që policia të hyjë brenda, dhe autoriteteve mund t’iu duhet më shumë kohë për ta konfirmuar numrin e të vdekurve, shkruan Euronews. Ai tha se deri tani dihet se gjashtë persona kanë vdekur dhe numri i viktimave mund të rritet.

Policia tha se nuk kishte një numërim të saktë, megjithëse besonte se numri i të vdekurve është më pak se 10.

“Është një tragjedi absolute. Është një situatë e tmerrshme”, u tha kryeministri gazetarëve. “Sigurisht, do të ketë një sërë hetimesh se çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur. Por tani për tani, fokusi duhet të jetë në trajtimin e situatës”, shtoi ai.

Nick Pyatt, shefi i zjarrfikësve në Uellington, tha se 52 persona kishin dalë nga ndërtesa, por ata ende po përpiqeshin të kontaktonin me të tjerët që mund të jenë brenda. Ai e quajti ngjarjen “makthin e tij më të keq”.

Bujtina, e quajtur Loafers Lodge ndodhet në një zonë industriale të kryeqytetit dhe është një lloj hoteli me çmim të përballueshëm, me me dhoma, sallone, kuzhina dhe ambiente tjera të të përbashkëta për njerëzit që rrinë aty.

Pyatt tha se zjarrfikësit u thirrën në bujtinë rreth orës 12:30 të mëngjesit. Policia bëri të ditur se shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara