Lajmet

Gjashtë të vdekur, rekord i rasteve të reja

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste”, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik

IKSHPK-ja njofton se në Kosovë janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 617 mostra të marra.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Ferizaj 42 raste, komuna Fushë Kosovë 39 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Gjakovë 35 raste, komuna Podujevë 35 raste, komuna Lipjan 19 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Shtime 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Hani i Elezit 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kllokot 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe komuna Junik 1 rast”, njofton Instituti.

Numri total i rasteve pozitive është 22 mijë 206 nga 102 mijë e 12 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 720 raste të vdekjes./UBTNews

1617 TESTIME, 92 TË SHËRUAR DHE 661 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, November 5, 2020

Aktualitet

UBT – Pionier i Mekatronikës në rajon: Masteri që siguron aftësi dhe punësim

Published

on

UBT është pionier në fushën e mekatronikës në rajon, duke sjellë një program master që përveç diplomës që njihet ndërkombëtarisht, të ofron edhe mbështetje dhe punësim të garantuar.

Ky program ndërthur në mënyrë unike mekanikën, elektronikën, automatizimin dhe programimin, duke i dhënë studentëve aftësitë për të projektuar, ndërtuar dhe optimizuar sistemet më të avancuara teknologjike.

Në laboratorët modernë të UBT-së, studentët punojnë drejtpërdrejt me:

  • Robotë industrialë që përdoren nga kompanitë më të mëdha në botë
  • Sisteme të automatizuara që rrisin efikasitetin në prodhim
  • Teknologji të prodhimit inteligjent që përputhen me standardet e Industrisë 4.0

Ky master përgatit inxhinierë që janë në gjendje të:

  • Projektojnë dhe mirëmbajnë makineri të avancuara
  • Zhvillojnë robotë autonomë për industri të ndryshme
  • Integrojnë sisteme të kontrollit që optimizojnë prodhimin dhe shërbimet
  • Aplikojnë inteligjencën artificiale në automatizim

Me kërkesën globale për profesionistë të kësaj fushe që rritet çdo vit, studentët e diplomuar në Mekatronikë nga UBT janë të gatshëm të punojnë kudo – nga kompanitë vendore inovative te korporatat ndërkombëtare.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

Sulmuan katër persona me thikë në Lipjan, arrestohen të dyshuarit

Published

on

Katër persona janë arrestuar dje në Lipjan pas një konflikti fizik me katër persona tjerë. Të arrestuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht katër viktimat të cilët kanë pësuar lëndime trupore pas përdorimit të thikës.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse tre nga ta janë liruar pas trajtimit, një nga vikimat vazhdon trajtimin në QKUK.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Lipjan / 27.08.2025 – 21:40. Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë). Si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

Shtëpia e Bardhë shkarkon drejtoreshën e CDC-së

Published

on

Shtëpia e Bardhë thotë se ka shkarkuar drejtoreshën e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Susan Monarez, pasi ajo refuzoi të jepte dorëheqjen.

Në një deklaratë, ajo tha se ajo nuk ishte në përputhje me axhendën e presidentit dhe se ishte shkarkuar nga pozicioni i saj në agjencinë shëndetësore, shkruan BBC.

Departamenti i shëndetësisë i SHBA-së njoftoi më parë largimin e saj, gjë që nxiti një deklaratë nga avokatët e Dr. Monarez, të cilët thanë se ajo nuk ishte njoftuar për shkarkimin e saj dhe se nuk do të jepte dorëheqjen.

Ata thanë se ajo po shënjestrohej për refuzimin të miratonte direktiva joshkencore dhe të pamatura dhe të shkarkonte ekspertë të përkushtuar shëndetësorë dhe akuzuan Sekretarin e Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr për armatosje të shëndetit publik.

Continue Reading

Aktualitet

Sot seanca fillestare ndaj ish-policit, Festim Ramadani

Published

on

Më 18 korrik të këtij viti, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ngriti aktakuzë ndaj ish-zyrtarit policor, Festim Ramadani dhe Jeton Misinit, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasja e rëndë”, rast ky që ndodhi më 16 gusht 2024, në Ferizaj.

Dosja bën të ditur se i akuzuari [Festim Ramadani] me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes lidhur me disa dyshime brenda familjes, e ka qëlluar me breshëri plumbash viktimën, duke e lënë të vdekur në vend.

E për këtë rast tashmë është caktuar seanca fillestare ndaj të akuzuarve, e cila do të mbahet sot me të filluar nga ora 09:30.

Sipas dosjes së aktakuzës, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Festim Ramadani, më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore, “me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave, përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta”.

Madje, thuhet se si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment.

Kështu, Festim Ramadani thuhet se kreu veprën penale të “Vrasjes së rëndë”.

Kurse Jeton Misini akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që Ramadani të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.

Continue Reading

Të kërkuara