Lajmet

Gjashtë mënyra se si muzika mund të reduktojë stresin te njerëzit

Dëgjimi i muzikës lidhet me një gamë të gjerë të rezultatesh shëndetësore pozitive.

Published

on

Nga Shahram Heshmat

Dëgjimi i muzikës është një ndërhyrje alternative tërheqëse kundër stresit dhe ankthit, pasi është e arritshme, e lirë dhe e lehtë për t’u përdorur si një terapi në jetën e përditshme. Dëgjimi i muzikës lidhet me një gamë të gjerë të rezultatesh shëndetësore pozitive, pasi mund të ulë nivelet e kortizolit, të rrisë nivelet e serotoninës dhe të aktivizojë zonat e trurit që përfshihen tek shpërblimi. Për shembull, është raportuar dëgjimi i muzikës relaksuese para, gjatë dhe pas procedurave mjekësore, lidhet me nivele më të ulëta të kortizolit. Ja cilat janë 6 mënyrat se si muzika e redukton ankthin dhe stresin.

1. Efekti relaksues i ritmit

Ritmi i muzikës mund të konsiderohet si një nga faktorët më të rëndësishëm. Studimet kanë treguar se dëgjimi i muzikës me ritëm të ngadaltë dhe me zë të ulët, mund t’i qetësojë njerëzit gjatë situatave stresuese. Për shembull, muzika me një ritëm të ngadaltë, si muzika meditative apo xhazi i butë, lidhet shpesh me relaksimin. Muzika me një ritëm të ngadaltë dhe të qëndrueshëm siguron reduktim të stresit duke ndryshuar ritmet e trupit, si për shembullrrahjet e zemrës.

2. Muzika pa tekst

Zakonisht muzika pa tekst funksionon më mirë. Përdorimi i muzikës instrumentale, në vend të muzikës me tekst, sjell shpesh efekte më të mëdha të ndërhyrjes së muzikës në reduktimin e stresit. Muzika që përmban tekst, mund të jetë më shpërqendruese në vend se të jetë qetësuese.

3. Muzika si një strategji shpërqendrimi

Dëgjimi i muzikës mund të sigurojë një “shpërqendrim” nga mendimet ose ndjenjat që rrisin stresin. Muzika si një mjet shpërqendrues, mund të largojë vëmendjen nga një ngjarje stresuese në diçka më të këndshme, e cila redukton nivelet e stresit. Pra, dëgjimi i muzikës që ndryshon humorin nëpërmjet ndryshimit të modeleve të mendimit, mund të ketë një efekt afatgjatë.

4. Muzika shkakton kënaqësi

Muzika ka një lidhje të fortë me ndjenjat e kënaqësisë. Angazhimi me muzikën mund të shkaktojë të njëjtat reagime biologjike dhe psikologjike të lidhura me shpërblime të tjera shumë themelore, si ushqimi, seksi dhe paratë. Muzika e përjetuar si e këndshme, e forconemocionin pozitiv, i cili e redukton stresin.

5. Lidhja sociale

Dëgjimi i muzikës në prani të të tjerëve, mund të forcojë efektin reduktues të stresit. Muzika lehtëson lidhjet shoqërore. Krijimi i muzikës në grup apo këndimi së bashku mund të sjellëforcimin e lidhjeve sociale, gjë qëemund të shpjegohet me çlirimin e neurotransmetuesve siendorfina dhe oksitocina.

6. Preferenca ka rëndësinë e saj

Studimet tregojnë se pasja e mundësisë së zgjedhjes për atë që do të dëgjoni, ka efekte më të dobishme sesa muzika e zgjedhur nga dikush tjetër. Kur për ndonjë arsye, muzika e zgjedhur nuk është e përshtatshme për situatën, kjo mund të çojë në ndryshime të padëshiruara të humorit apo përkeqësim të humorit negativ./Psychology Today – Bota.al

Lajmet

FSK merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26” në Gjermani

Published

on

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i përfaqësuar nga një kompani këmbësorie e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, ka marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26”, të zhvilluar në Qendrën e Gatishmërisë Shumëkombëshe në Hohenfels të Gjermanisë.

Sipas FSK-së, kompania kosovare është integruar në Brigadën Ajrore 173 të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht në Batalionin 3-504 “Blue Devils”.

Pas fazës së planifikimit, koordinimit dhe trajnimit, pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në operacione të ndryshme në terren, përfshirë operacione sigurie në mbështetje të zbarkimit ajror, patrulla luftarake dhe operacione mbrojtëse.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë ushtrim ka mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të komandimit dhe kontrollit, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me Ushtrinë Amerikane dhe forcat e vendeve partnere.

Integrimi i kompanisë së FSK-së në një formacion shumëkombësh ka shërbyer edhe për testimin e aftësive të saj në një mjedis kompleks dhe dinamik trajnues, krahas njësive partnere.

Gjatë “Observation Day”, aktivitetet e kontingjentit të FSK-së janë përcjellë nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, dhe rreshter majori i KFT-së, Naim Smakolli.

Pjesëmarrja në ushtrime të tilla, sipas FSK-së, kontribuon në rritjen e gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe kapaciteteve për të vepruar krah për krah me ushtritë partnere në operacione shumëkombëshe./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë për kundërvajtje në trafik

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Ekoregjion, aktakuzë ndaj tre personave

Published

on

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, B.Sh., A.G. dhe R.Z., si dhe ndaj subjektit juridik SH.P.K. “D.C & E”, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 7 qershor 2023 dhe gjatë periudhës 18 shtator 2023 deri më 16 nëntor 2023, në Prizren, B.Sh., në cilësinë e kryeshefit të KRM “Eko Regjioni”, në bashkëkryerje me zyrtarin e kësaj kompanie, A.G., kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për subjektin juridik SH.P.K. “D.C & E”.

A.G. dhe B.Sh. akuzohen se, në kundërshtim me legjislacionin për prokurimin publik, kanë krijuar mundësi që tenderin “Furnizimi me kamiona kompaktor dhe autobusë për nevojat e KRM ‘Ekoregjioni’”, në vlerë prej 385 mijë e 500 eurosh, ta përfitojë SH.P.K. “D.C & E”.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të KRM “Ekoregjioni” i është shkaktuar dëm në shumën prej 233 mijë e 685.37 eurosh.

Ndërkaq, R.Z. akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”. Sipas aktakuzës, ai u ka paguar B.Sh. dhe A.G. shpenzimet e një udhëtimi jashtë territorit të Kosovës, me qëllim të koordinimit të veprimeve inkriminuese dhe ndikimit në dhënien e tenderit.

Prokuroria pretendon se R.Z. paraprakisht kishte arritur marrëveshje të kundërligjshme me të pandehurit, përmes së cilës ishin përshtatur specifikat teknike të tenderit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara