Lajmet

Gjashtë ishuj privat që kushtojnë më lirë se një apartament

Çdo pronë këtu është e përfshirë në Private Island Magazine e cila zotëron një nga bazat më të mëdha të të dhënave në botë.

Published

on

Më poshtë janë disa vende pushimesh që mund të kushtojnë më pak se një apartament me dy dhoma gjumi në Spanjë, me hapësira të mëdha dhe një sërë karakteristikash të tjera, shkruan BalkanWeb.

6. Ishulli Big Tancook, Skocia e Re -56,898 €

Ishulli Big Tancook është në të vërtetë në treg si një ngastër ishulli, gjë që mund të thotë se mund të blini një pjesë të ishullit për një kompleks familjar, një hotel apo një kamping. Një hapësirë në këtë provincë kanadeze është fantastike për ata që pëlqejnë jetën e thjeshtë.

Bregdeti shkëmbor dhe liqenet e izoluar janë shumë të dashur për peshkatarët, disa prej të cilëve përbëjnë grupin e vogël prej 125 banorësh që jetojnë atje.

5. Ishulli Danhattan, SHBA – 263,281€

Ëndërrimtarët e shtëpive prej druri nuk kërkojnë më tej. Ishulli Danhattan në Connecticut është gati me një chalet (shtëpizë prej druri) që mund të mirëpresë tetë persona.

Toka gjysmë hektar ndodhet në Ashland Pond, dhe blerësit kanë përparësi në portet e ankorimit aty, pasi marrëveshja përfshin edhe një varkë. Po, një varkë e tërë!

4. Ishulli Majestic, SHBA- 274,982 €

Liqeni Beaver Dam në Wisconsin është shtëpia e më pak se 26 ishujve me emra origjinalë në gjithë shtrirjen e tij prej 6,718 hektarësh. Majestic është ndoshta nga më absurdët, por a ka me të vërtetë rëndësi kjo kur je i ulur në këtë hapësirë të pamat të ishullit privat?

Majestic është vendi ideal për të bërë aktivitete të qeta, i rrethuar nga jeta e kafshëve të Beaver Dam.

3. Ishulli Bocal, Nikaragua – 292,535 €

Këtu po hyjmë në një territor resorti. Ky ishull përfshin edhe një shtëpi për miqtë me dy dhoma gjumi, një shtëpi për ata që kujdesen, një pishinë fantastike, një urë prej çimentoje dhe kilometra të tërë plazhe me rërë

Në të vërtetë duhej të kishte një çmim më të lartë, për shkak të sipërfaqes dhe klimës së mrekullueshme tropikale të Nikaraguas. Ndërkohë pronari po bën një sërë punimesh rinovuese në strukturat e ishullit, për këtë arsye, blerësi me fat në të ardhmen do të ketë shumë gjëra se çfarë të presë.

2. Isla Carabana Sol, Panama – 336,782 €

Ky vend plotësohet me një mol për ankorimin e varkave me vela, një vend për motoskafë dhe një pronë me dy apartamente më vete.

Me shumë gjasa është projektuar nga njerëz që kanë festat në mendje, për shkak të karakteristikave shtesë: një urë e ngritur për të bërë barbekju, një vaskë me hidromasazh, një shtëpizë tiki, një plazh privat me rërë dhe një lagunë private me ujë të kthjellët.

Për të mos u ndier të izoluar nga bota, ishulli ofron edhe sinjal të mirë Wifi dhe për telefonin dhe ndodhet në një distancë të shkurtër me varkë nga bare dhe restorante të shumta.

1. Ishulli Iguana, Nicaragua – €396,951

Ishulli më i shtrenjtë nga kërkimet tona ka 5 hektarë plazhe me rërë të bardhë dhe pyje tropikale ku bie shumë shi, me palma kokosi dhe pemë banane, në një privatësi maksimale.

Prona përfshin një shtëpi me tre dhoma gjumi dhe dy banja, një verandë të bukur, një dhomë ngrënie, një bar, një zonë për ndenjjen si dhe akomodimin për personelin. Gjithashtu është edhe një shëtitore që shtrihet përgjatë ishullit dhe një kullë vrojtimi.

Të gjitha me çmimin e një studio apartamet (apartament me një hapësirë të vetme, të madhe, ku ndërthuren dhoma e ndenjjes, ngrënies dhe ajo e gjumit) në Paris, Londër apo Romë.

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara