Kronikë e zezë

Gjakovë, një person arrestohet për posedim të paautorizuar të armëve

Sipas Policisë, të dyshuari i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja.

Published

on

Policia ka informuar sot se është arrestuar një person në Gjakovë për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, të dyshuari i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja.

“Stacioni Policor në Gjakovë pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sulejman Hadum Aga” në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin B.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 2005, mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri. Në posedim të të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 24 orë”, ka informuar Policia.

Lajmet

Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë, konfiskohen armë dhe mbi 110 gramë kokainë

Published

on

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Muzgu” në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, gjatë të cilit janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal në pronësi të një të dyshuari.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole M57 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër fishekë për pushkë gjuetie, një peshore digjitale, 150 euro, 6 mijë dinarë serbë, dy radiolidhje dhe një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”.

I dyshuari nuk është gjetur në lokacion gjatë kontrollit, por më vonë është paraqitur në zyrat e Policisë në prani të avokatit mbrojtës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe armëmbajtjen e paautorizuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi serb dyshohet se kishte dokument të falsifikuar, lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

Një shtetas i Serbisë është intervistuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, pasi dyshohet se gjatë kalimit të kufirit nga Kosova drejt Serbisë kishte në posedim një dokument identifikues të falsifikuar.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2026, rreth orës 17:40. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për falsifikim të dokumentit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I ofroi para zyrtarit policor, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Rahovec

Published

on

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në fshatin Bernjak të Rahovecit, pasi dyshohet se i ka ofruar para të gatshme një zyrtari policor.

Rasti ka ndodhur më 7 shtator 2026, rreth orës 09:07. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Foshnja dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, rasti nën hetim

Published

on

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2029, rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara