Lajmet

Gjakovë: Arrestohet një person për dhunë në familje

Published

on

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktima femra, nënën dhe bashkëshorten e tij.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor rreth orës 22:30. Si pasojë e dhunës, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten e tij. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

lajme

Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2026 midis kritikave të opozitës

Published

on

By

Me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2026. Nga shtatë amendamentet e propozuara gjithsej, mbështetjen e shumicës parlamentare e morën vetëm dy prej tyre, ndërsa të gjitha propozimet e opozitës u rrëzuan.

Miratimi u parapri nga një debat i ashpër në sallë. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e cilësoi propozimin e Qeverisë si një mbulesë për 120 milionë euro të vendosura që në fillim të vitit, duke theksuar se ligji ka probleme procedurale dhe përmbajtësore.

Po nga kjo parti, deputetja Hykmete Bajrami kërkoi sqarime nga Ministria, duke pretenduar se ndryshimi po bëhet për të mbuluar koston e pagës së 13-të. Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i quajti ndryshimet e propozuara ligjore si dinakëri të ministrit të Financave.

Të gjitha këto pretendime e akuza u hodhën poshtë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mbrojti rishikimin e buxhetit para deputetëve.

Continue Reading

Lajmet

Dy të mitur arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese (QEK) për të mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti është raportuar nga mbikëqyrësi i kësaj qendre, sipas të cilit të miturit, të cilët ishin duke vuajtur dënimin apo masën edukative, kanë arritur të largohen nga institucioni në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria” dhe po punon për lokalizimin e kapjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Ndalet një kombi me tri lopë në Leposaviq, dyshohet se u futën nga Serbia përmes rrugëve ilegale

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet transportues në Gnjezhdanë të Leposaviqit, pasi gjatë kontrollit janë gjetur tri lopë, të cilat dyshohet se janë futur nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:35. Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një burrë kosovar, i cili dyshohet se kishte hyrë në territorin e Kosovës duke shfrytëzuar rrugë ilegale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, automjeti dhe tri kafshët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspertja ndërkombëtare Tímea Laboda ligjëron në UBT për inteligjencën artificiale në media

Published

on

By

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT ka organizuar një ligjëratë tematike me eksperten ndërkombëtare nga Budapesti, Tímea Laboda, Senior Lecturer në Institutin e Marketingut dhe Komunikimit dhe udhëheqëse e Media Workshop në Budapest Metropolitan University (METU), e cila bashkë me studentët trajtoi mundësitë e përdorimit të inteligjencës artificiale në krijimin e përmbajtjes mediale.

Ligjërata me temën “Creative Media with AI: Tools and Ethics for Emerging Storytellers” u përqendrua në përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale në prodhimin e përmbajtjes kreative, storytelling-un vizual dhe rëndësinë e etikës në një mjedis medial që po transformohet me shpejtësi nga teknologjitë e reja.

Gjatë ligjëratës, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me potencialin e AI-së në proceset kreative dhe në zhvillimin e formave të reja të komunikimit, duke diskutuar njëkohësisht edhe përgjegjësitë profesionale që shoqërojnë përdorimin e këtyre teknologjive. Vëmendje e veçantë iu kushtua raportit ndërmjet kreativitetit njerëzor, inovacionit teknologjik dhe parimeve etike në krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve mediale.

Aktivitete të tilla janë pjesë e angazhimit të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT për të ndërlidhur mësimdhënien me zhvillimet bashkëkohore në industrinë e medias dhe komunikimit, duke u ofruar studentëve mundësi për të zgjeruar njohuritë e tyre përtej ligjëratave të rregullta dhe për t’u përgatitur për sfidat e tregut modern të punës.

Përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimit akademik, UBT synon të krijojë një mjedis mësimor të hapur ndaj inovacionit, ku studentët përfitojnë nga përvojat dhe perspektivat e ekspertëve ndërkombëtarë, si dhe nga njohja me praktikat e reja profesionale.

 

Continue Reading

Të kërkuara