Sport

Giresse i gatshëm për debutim te Kosova: Objektivat në Ligën e Kombeve janë maksimale

Kosova më 24 mars luan në Prishtinë ndaj Burkina Fasos, kurse pesë ditë më vonë në Zyrih përballet me Zvicrën.

Published

on

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse, ka thënë të hënën se është i gatshëm për të debutuar në krye të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji. Në konferencën për shtyp të mbajtur në Prishtinë, Giresse deklaroi se ky grumbullim do t’i shërbejë për t’u njoftuar me lojtarët.

Kosova më 24 mars luan në Prishtinë ndaj Burkina Fasos, kurse pesë ditë më vonë në Zyrih përballet me Zvicrën. Ai tha se është shumë normale për një trajner të ri që t’i njoh kapacitet e lojtarëve, por jo për të ndërruar komplet strukturën.

“Pas publikimit të listës së lojtarëve për këto dy ndeshje, me rëndësi është njoftimi më lojtarët, që të njihemi së bashku, pastaj të njoftohen me mënyrën e organizimit, punës dhe si do të funksionojmë në këto dy miqësore. Padyshim, do të tentojmë të ftojmë pothuajse të gjithë lojtarët e ftuar. Është shumë normale për një trajner të ri që t’i njoh kapacitet e lojtarëve, por jo për të ndërruar komplet strukturën. Duhet të vazhdojmë me dinamikën e ekipit aty ku ka mbetur. Secili lojtar duhet ta tregojë veten në lidhje me objektivat që i kemi para vetes”, ka thënë Giresse.

Në konferencën për shtyp, Giresse ka thënë se sulmuesi Emir Sahiti që është ftuar për herë të parë te Kosova, do të mungojë për shkak të lëndimit dhe pritet të zëvendësohet.

“Po ashtu, sot do të mbajmë një stërvitje prej orës 18:30, ndonëse nuk u planifikua”, është shprehur Giresse, që ka folur edhe për situatën e Leart Paqaradës.

“Jam i informuar që ka ndodhur një problem me lojtarin, do të shohim se çka do të ndodhë në të ardhmen. Do të duhet të njihem më shumë me lojtarët dhe ka gjasa që të ftohet edhe ai”, deklaroi ai.

Giresse ka thënë se dy miqësoret e këtij muaji, do t’i shërbejnë për t’u përgatitur sa më mirë për Ligën e Kombeve, e cila nis në muajin qershor. Ndërsa, sa i përket objektivave në këtë ligë, Giresse tha se ato janë maksimale.

“Janë dy ndeshje që na shërbejnë të përgatitemi sa më mirë për Ligën e Kombeve, në të cilën do të futemi me ambicie maksimale”, u shpreh Giresse.

Lajmet

DONJETA SADIKU SHPALLËT KAMPIONE, MPOSHT SERBEN NË FINALEN E TARANTO 2026

Published

on

By

Donjeta Sadiku ka triumfuar në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Boksierja kosovare ka mposhtur përfaqësuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova, ndërsa kundërshtarja u tërhoq që në minutat e para të duelit.

Kështu, Sadiku e mbyll me medaljen e artë aventurën e saj në Taranto, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Një triumf i veçantë për boksieren kosovare, e cila edhe një herë dëshmoi nivelin e saj dhe u ngjit në podiumin më të lartë.

DONJETA SADIKU – KAMPIONE E MESDHEUT!

Foto: RTK

D.L

Continue Reading

Sport

Serbia tërhiqet nga 3×3, shmanget përballja me Kosovën në Taranto

Published

on

By

Serbia ka vendosur të tërheqë ekipin e saj nga gara e basketbollit 3×3 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke bërë që të mos zhvillohet përballja e planifikuar me Kosovën.

Kosova dhe Serbia ishin shortuar në të njëjtin grup, ndërsa dueli mes tyre ishte paraparë të zhvillohej më 29 gusht.

Pas tërheqjes së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, organizatorët kanë njoftuar për ndryshime në orarin e garave.

Për këtë zhvillim kanë raportuar disa gazetarë nga vendi i ngjarjes në Taranto, ndërsa deri tani nuk është bërë e ditur ndonjë arsye zyrtare për vendimin e Serbisë.

Tërheqja ka ngjallur vëmendje, veçanërisht për faktin se Kosova dhe Serbia ishin në të njëjtin grup dhe do të përballeshin më 29 gusht.

Zhvillimet e fundit nga Taranto vazhdojnë të përcillen nga afër.

D.L

Continue Reading

Sport

Mbappé shpërthen me “hat-trick” në rikthimin e Mourinhos në “Bernabéu”

Published

on

By

Kylian Mbappé ka shkëlqyer me një “hat-trick” në ndeshjen e veçantë të José Mourinhos në stolin e Real Madridit.

Për trajnerin portugez, sfida e së mërkurës mbrëma ishte e para në “Santiago Bernabéu” pas rikthimit të tij te klubi madrilen.

Real Madridi triumfoi ndaj Real Sociedadit në kuadër të xhiros së parë të La Ligës.

Mbappé ishte protagonisti kryesor i takimit, duke shënuar në minutat 40’, 60’ dhe 80’, ndërsa një tjetër gol për madrilenët e realizoi Vinicius Junior në minutën e 68-të.

Golin e vetëm për Real Sociedadin e shënoi Luka Sučić në minutën e 44-t.

Pas dy ndeshjeve, Real Madridi, Sevilla dhe Real Betisi kanë nga gjashtë pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Shorti i Ligës së Kampionëve zhvillohet sot, 36 skuadra në pritje

Published

on

By

Sot, nga ora 18:00, do të hidhet shorti për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Në këtë fazë do të garojnë 36 skuadra, me ekipet e fundit që siguruan pjesëmarrjen pas ndeshjeve të plejofit të zhvilluara të mërkurën mbrëma.

Në vazon e parë janë disa prej gjigantëve të futbollit evropian: Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Shorti do të përcaktojë përballjet e para të kësaj faze të re të garës.

Ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 8 shtator.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara