Lajmet

Gërxhaliu: Rimëkëmbja ekonomike në vitin 2022 veç fontanë dëshirash

Published

on

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online tha se rimëkëmbja ekonomike e Kosovës në vitin 2022, është fontanë dëshirash.

Krejt kjo nuk mund të ndodhë pasi që sipas tij, ka pasur shumë keqpërdorime me Pakot Emergjente.

Paralajmërimin e Bankës Botërore që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të kenë sërish rritje ekonomike gjatë vitit 2021me 4.4 për qind, ai po e sheh me skepticizëm.

Madje sipas Bankës Botërore ritmi i rritjes ekonomike pritet të stabilizohet në 3.7 për qind përgjatë vitit 2022 dhe 2023.

Por sipas Gërxhaliut në Ballkanin Perëndimor shumë vende kanë pësuar deri në 15% rënie të trendeve ekonomike dhe se kjo kërkon kohë, angazhim, mbështetje, partneritet dhe përkushtim.

“Për institucionet e ndryshme dhe organizatat ndërkombëtare është lehtë të hartojnë plane dhe për të dhënë prognoza të tilla për rimëkëmbjen mirëpo realiteti në Ballkanin Perëndimorë është krejt ndryshe në veçanti sa i përket Kosovës se vetë fakti se institucionet e ndryshe ndërkombëtare paralajmërojnë se pandemia do të shuhet në vitin 2022, dhe lindi pyetja si do të ketë rimëkëmbje të ekonomisë, në Ballkanin Perëndimor kur shumë vende kanë pësuar deri në 15% rënie të trendeve ekonomike dhe e tëra kjo kërkon kohë angazhim, mbështetje, partneritet dhe përkushtim”.

Madje sipas tij, nëse vendeve të rajonit u duhen dy vjet që ekonomia të marrë vetën Kosovës do të ketë nevojë për dyfishin e kohës.

“…kur është në pyetja Kosova vërtet se vendet e rajonit e kanë pasur një fat që qeveritë e rajonit kanë bërë më tepër për të mbështetur bizneset dhe qytetarët ndërsa në Kosovë ne kemi parë vetëm dy pako, pakoja emergjente e marsit 2020 dhe pakoja emergjente e tetorit në vitin 2020, mirëpo nga vetë fakti që kemi pasur keqpërdorim ose qasje selektive në vend që ato t’i ndërmarrin bizneset e vogla, qytetarët dhe ekonomitë e varfra ato kanë shkuar në kontot e kompanive të cilat më së shumti kanë përfituar nga pandemia, e kanë dyfishuar qarkullimin në kohën e pandemisë, dhe të mendohet se Kosova do të ketë rimëkëmbje ekonomike në vitin 2022 është një fontanë dëshirash e vështirë për tu realizuar dhe nëse vendet të rajonit ju duhet dy vite Kosovës do t’i duhet dyfishi”, tha ai për EO.

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara