Lajmet

Gërvalla në konferencën e sigurisë në Mynih, ky është fokusi

Published

on

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë globale.

Në këtë konferencë, që mbledh çdo vit liderë botërorë, diplomatë të lartë dhe ekspertë të sigurisë, Gërvalla do të zhvillojë takime të rëndësishme me homologë nga vende të ndryshme të botës dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

Sipas një komunikate të MPJD-së, diskutimet do të përqendrohen në sfidat aktuale të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve.

Pjesëmarrja e Kosovës në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), rikonfirmon përkushtimin për stabilitetin dhe paqen ndërkombëtare, si dhe për thellimin e partneriteteve strategjike në adresimin e sfidave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Lajmet

​Cilat janë afatet për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve?

Published

on

By

Derisa numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i atyre të subjekteve politike po vazhdon edhe sot në tri komuna të Kosovës, Prishtinë, Pejë dhe Leposaviq, njohës të proceseve zgjedhore konsiderojnë se fillimi i muajit mars pritet të na gjejë me rezultate të certifikuara të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Profesori universitar për çështje juridike, Mazllum Baraliu thotë se nuk ka ndonjë afat se kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i certifikojë rezultatet.

Por, shton se kjo varet edhe nga numërimi, rinumërimi dhe ankesat e kandidatëve për deputetë.

“Është një çështje që varet nga shumë indikatorë dhe faktorë. E para varet nga procesi i numërimit, rezultateve, rinumërimit eventual, ankesave, riankesave, procedurave të organeve administrative si PZAP dhe Gjykata Supreme… Nuk ka ndonjë afat aty, por varet nga shumë faktorë nga puna, efektiviteti nga mos pengesa nga jashtë siç ndodhi me depërtimin në sistem të faktorëve të jashtëm qëllimkëqij ”, theksoi Baraliu.

E Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratike i Kosovës (KDI), konsideron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet deri në fillim të muajit mars t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme.

E po të mos ishin telashet teknike me sistem, thotë se KQZ edhe më herët do të mund t’i certifikonte këto rezultate.

“Do të kishte një përfundim më të shpejt sikurse sistemi dhe softweri të punonte me efikasitet që nga momenti… i mbylljes së kutive të votimit dhe vendvotimeve të votave, por meqenëse patën 2 ditë probleme të fillimit të numërimit të votave të kandidatëve unë besoj që afati do të jetë pak a shumë i njëjtë sikurse në vitin 2021. Pra, do të sillen kah fillimi i muajit mars ne veçse do t’i kemi rezultatet e certifikuara nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, theksoi Bugaqku.

Monitoruesi i proceseve zgjedhore tregon se në vitin 2019 KQZ-së i janë dashur mbi 50 ditë për certifikim të rezultateve, derisa kohë më pak i është dashur në vitin 2021.

“Marr parasysh trendin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe certifikimit të rezultateve jo çdo herë ato janë kryer brenda afateve ta themi ashtu të arsyeshme kohore. Në vitin 2019 KQZ iu janë dashur 52 ditë që të vije deri tek certifikimi i rezultateve zgjedhore për faktin se ka pas një mori të ankesave si nga ana e partive, ashtu edhe nga ana e kandidatëve për deputetë në atë kohë… Më pak të tilla ka pasur në vitin 2021 ku sipas një analize që ne e kemi bërë 27 ditë kohë i ka marr kohë KQZ-së që është brenda suazave të normales që brenda 30, veçse duhet të certifikohen rezultatet zgjedhore. Besoj që edhe sivjet marr për bazë edhe trendin… Afatin e determinon dhe e përcakton shumë edhe mënyra e procedimit të parregullsive që mund t’i kenë kandidatët për deputetë”, u shpreh Bugaqku.

Procesi i numërimit pas ditës së zgjedhjeve të 9 shkurtit nisi me dy ditë vonesë për shkak të telasheve teknike.

Nga dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur edhe publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë në platformën e tyre.

Sipas rezultateve aktuale, në këto zgjedhje parlamentare partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 40.89 %, pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.40 %, pasuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.23 %. Koalicioni AAK-NISMA ka marr 7.40 % të votave, ndërsa Lista Serbe 4.81 %.

Continue Reading

Bota

Rusia gjobiti mbi 170,000 dollarë kompaninë Google në vitin 2024

Published

on

Gjykatat ruse vendosën disa gjoba për Google LLC në vitin 2024, duke arritur një total prej 15,1 milionë rubla (rreth 172,300 dollarë), njoftoi Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen e Komunikimeve, Teknologjisë së Informacionit dhe Medias. Gjobat u imponuan për katër shkelje të ndryshme gjatë vitit, me fokus kryesor në mosheqjen e përmbajtjes së paligjshme dhe që nxitin urrejtje.

Gjobat ishin të lidhura me përmbajtje të ndryshme që shkelin ligjet e Rusisë, përfshirë përmbajtje ekstremiste, informacione të rreme dhe materiale që nxisin trazira. Google u gjobit gjithashtu për përdorimin e shërbimeve VPN dhe për mbajtjen e materialeve të tjera të paligjshme në platformën e saj të video-ve, YouTube.

Një nga gjobat më të mëdha u vendos më 17 shkurt, kur Gjykata e Qarkut Tagansky e Moskës dënoi Google me një shumë prej 3,8 milionë rubla (rreth 41,560 dollarë). Shkaku i kësaj gjobe ishte refuzimi i Google për të hequr informacion mashtrues lidhur me trupat ruse, thirrjet për financimin e ushtrisë ukrainase dhe promovimin e marrëdhënieve seksuale jotradicionale në YouTube. Po ashtu, kompania u penalizua për publikimin e materialeve që ofronin metoda për të anashkaluar bllokimet e burimeve të ndaluara në Rusi, si dhe për informacione të përhapura nga gjykatat ruse.

Kjo është pjesë e një serie veprimesh të autoriteteve ruse për të shtypur përmbajtjen që ata konsiderojnë të dëmshme për interesat e sigurisë dhe stabilitetit të vendit./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

IKD: E rrezikshme, qindra mijëra armë pa leje janë në duart e qytetarëve

Published

on

By

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka publikuar raportin: “Dënimet me gjobë – “Leje” për armëmbajtje”.

Në bazë të këtij raporti të IKD-së, politika ndëshkimore e gjykatave për veprat e armëmbajtjes pa leje ka qenë kryesisht e orientuar nga dënime me gjobë, derisa vetëm në raste përjashtuese janë shqiptuar dënime me burgim efektiv.

Hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala, në konferencë për medie të premten, tha se në bazë të raporteve ndërkombëtare qindra mijëra armë pa leje janë në duart e qytetarëve dhe kjo sipas tij paraqet rrezik për shoqërinë.

Continue Reading

Lajmet

Aksion i policisë në veri, bastisen Qendrat për Punë Sociale

Published

on

By

Policia e Kosovës është duke bastisur Qendrat për Punë Sociale që kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë në katër komunat veriore të Kosovës.

KosovaPress-i mëson se aksioni ndërlidhet me arrestimin e katër zyrtarëve të këtyre qendrave që kishte ndodhur një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se aksioni i policisë është duke vazhduar nëpër këto qendra ilegale në katër komunat veriore.

Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorin me te gjeturat, i cili pastaj do të vendosë për hapat e mëtejmë“, ka thënë Elshani.

Continue Reading

Të kërkuara