Lajmet

Gërvalla në koalicionin kundër DAESh: Kosova, partnere në luftën kundër terrorizmit

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, po merr pjesë sot në takimin e Koalicionit Global Kundër Daesh (ISIS/ISIL), që po zhvillohet në Romë të Italisë, në prani të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken; nikoqirit të takimit, ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio; sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg; përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, si dhe zëvendëskryeministrave dhe ministrave nga e gjithë bota.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Gërvalla ka theksuar para homologëve të saj dhe përfaqësuesve diplomatik nga e gjithë bota, se Republika e Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të suksseshëm në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe është partnere e qëndrueshme në luftën kundër terrorizmit global.

Gërvalla ka nisur fjalimin e saj duke kthyer në vëmendjen e të pranishmëve faktin që shtetësia e Kosovës erdhi pas përjetimit të luftës dhe gjenocidit kundër popullatës civile, e cila u shpëtua vetëm falë një koalicioni të kombeve të civilizuara. Ajo theksoi që ky fakt është i rrënjosur thellë në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës.

“Si një vend i vogël me vetëm 1.9 milion banorë, jemi krenarë që jemi një partner i qëndrueshëm në këtë koalicion global. Kosova është një vend me një popullsi kryesisht myslimane. Por harmonia dhe toleranca jonë ndërfetare janë pjesë e identitetit tonë që prej shekujsh. Të shohësh një kishë dhe një xhami që ndajnë të njëjtin oborr, në Kosovë nuk është asgjë e jashtëzakonshme”.

Sipas një komunikate të MPJ-së, marrë në konsideratë këtë trashëgimi, Gërvalla ka thënë se kur disa shtetas të Kosovës kishin nisur t’i bashkoheshin ISIS-it, institucionet e vendit kishin reaguar menjëherë. Ajo ka shpjeguar masat e ndërmarra për t’i mbajtur përgjegjës ata që kishin kryer krime në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë ka theksuar edhe përkushtimin institucional për të riintegruar të gjithë të kthyerit.

“Jemi duke u përkujdesur posaçërisht për gratë dhe fëmijët e tyre. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i kthyer ata në një jetë normale, të shpresojmë, edhe një të ardhme të lumtur për ta. Ne jo vetëm që kemi arritur t’i kthejmë fëmijët në shkolla, por ofrojmë gjithashtu mbështetje edhe psikologjike për ta dhe për nënat e tyre. Për më tepër kemi krijuar programe për de-radikalizim, në të cilat përfshihen madje edhe personat që ndodhen në arrest”, ka thënë ajo.

Kryediplomatja kosovare ka theksuar gjithashtu kontributin përmes prezencës së trupave kosovare në këtë koalicion. “Jemi shumë krenarë të kontribuojmë në këtë koalicion që nga ky vit me një numër simbolik të trupave tona. Falënderojmë Kuvajtin për mikpritjen dhe trupat amerikane për mbështetjen e ofruar për ushtarët tanë të guximshëm, si në rrafshin profesional ashtu edhe në atë personal”, ka shtuar ndër të tjera Gërvalla.

Gërvalla ka siguruar që Kosova do të mbetet një partner serioz i koalicionit.

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara