Lajmet

Gërvalla: Fëmijët e kishin të shkruar në fytyrë tmerrin

Published

on

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla shprehet se tmerri i përjetuar nga shqitparët që u aksidentuan në Kroaci ishte mëse i dukshëm në fytyrën e fëmijëve të cilët i kishin shpëtuar tragjedisë.

“Së bashku me Kryeministrin Kurti, kolegët ministra Sveçla dhe Vitia dhe shefin e Kabinetit të Presidentes, z. Vela dhe të shoqëruar nga Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, Ministri i Punëve të Jashtme Gordan Grliç Radman, Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh, Ministri i Punëve të Brendshme Davor Bozinoviç dhe Ministri i Mbrojtjes Mario Banoziç, dje vizituam të lënduarit e tragjedisë së djeshme në Kroaci, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Slavonski Brod.

Vetëm një nga të lënduarit është dërguar për arsye specifike mjekësore në Zagreb, të gjithë të tjerët janë vendosur në spitalin e qytetit. Dy nga pacientët ende ndodhen në trajtim intensiv, njëri prej tyre në gjendje tashmë stabile.

Të gjithë të tjerët janë në gjendje stabile shëndetësore dhe shumë prej tyre pritet të lirohen nga spitali gjatë ditës së sotme. Sipas informacioneve të mjekëve kroatë, edhe gjendja e pacientit në Zagreb është e mirë dhe stabile. Në spital i takuam të gjithë pacientët një nga një dhe me secilin prej tyre shkëmbyem nga pak fjalë.

Shumë prej tyre, dhe sidomos fëmijët, e kishin të shkruar në fytyrë tmerrin e përjetuar. Në ndërkohë në spital kishin filluar të arrinin familjarët e të lënduarve, të cilët duke u bashkuar me familjet e tyre po ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të gjendjes shpirtërore dhe mjekësore të të lënduarve.

Një falenderim i madh i takon drejtorit të spitalit, z. Josip Samardziç, mjekëve dhe të gjithë personelit shëndetësor për përkujdesjen dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj të gjithë të lënduarve dhe familjarëve të tyre. Më pas u takuam me udhëtarët e autobusit, të cilët aksidentin e kishin mbijetuar pa lëndime. Në pensionin, në të cilin ishin vendosur nga qeveria kroate, i gjetëm të grumbulluar rreth një tavoline të madhe.

Me shumë shqetësim pyetën për gjendjen e të shtruarve në spital dhe na treguan përjetimet e tyre. Ekipet e institucioneve tona gjatë ditës së djeshme kanë vizituar familjet e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi për t’i njoftuar që të afërmit e tyre ndodhen në mesin e viktimave dhe për t’iu përcjellë ngushëllimet dhe mbështetjen e institucioneve të Kosovës. Së bashku me Kryeministrin po kthehemi në Kosovë.

Ministrat Sveçla dhe Vitia po vazhdojnë të qëndrojnë në Slavonski Brod nga ku po kujdesen për të gjitha, edhe për udhëtimin për Kosovë të të gjithë atyre që janë në gjendje të udhëtojnë, dhe këta janë shumica. Sapo të jenë kryer procedurat e nevojshme, trupat e atyre që humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm do të sillen në destinacionin e dëshiruar nga familjet e tyre.

Nuk ka fjalë që mund të përshkruajë falënderimin dhe mirënjohjen ndaj ndihmës së shpejtë, efektive dhe shumë njerëzore të të gjitha autoriteteve kroate duke filluar që nga policia në vendin e ngjarjes, njësitë e zjarrfikësve, njësitë e shpëtimit, personelin shëndetësor, të gjithë mjekët dhe duke vazhduar me drejtuesin e qarkut Brod-Posavina, z. Danijel Marusic, kontigjentin kroat të KFOR-it, pilotët kroat që na çuan në Slavonski Brod, ambasadorët gjerman në Zagreb dhe Prishtinë, ministrat e qeverisë kroate dhe në radhë të parë Kryeministrin kroat Plenkoviç.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj përherë do të mbeten mirënjohës për këtë ndihmë të jashtëzakonshme në ditë të vështira. Sot është ditë zie në Kosovë. Ditë gjatë së cilës lutemi për viktimat e kësaj tragjedie dhe të afërmit dhe të dashurit e tyre. Ditë, e cila na vë edhe më shumë në pah se sa e brishtë është jeta dhe sa i domosdoshëm solidariteti në shoqërinë tonë të rrahur nga sfidat” shkruan ministrja.

Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie.

Continue Reading

Lajmet

SHBA: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka ritheksuar thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës, në trevjetorin e sulmit.

Ambasada ka nderuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në shtator të vitit 2023.

“Bashkohemi me Kosovën për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator 2023. Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara