Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë janë të drejta kritikat e adresuara lidhur me postimin e djeshëm në Twitter, i cili ishte me gabime gjuhësore i shkruar në gjuhën angleze.
“Ju jap plotësisht të drejtë, e marr përgjegjësinë politike. Nuk kam çfarë zbukuroj, ashtu është, kemi marrë të njëjtin tekst e kemi zgjeruar, mendojmë që tani kemi një tekst të kuptueshëm. Kosova synon, dëshiron dhe do të jetë gjithmonë në anën e aleatëve të saj. Mesazhi nuk është që Kosova është e fortë, mund ta keni keqkuptuar por ai mesazh dëshiron të tregojë që Kosova fortë qëndron në krahun e aleatëve të saj. Në aspektin gjuhësor, e vetmja gjë që mund të them është se e kemi kuptuar dhe shikojmë të ardhmen mos të ndodh më. Ju siguroj që gjashtë apo tetë sy shohin më shumë se katër sy, andaj në të ardhmen do të kemi më shumë sy që shohin. Rreth kësaj teme nuk di çfarë të shtoj”, deklaroi ajo.
Ajo ka folur edhe për shkarkimin e ambasadorëve.
“Sa i përket mos shkarkimit të konsujve politik. Shkarkimi 13 ambasadorëve në të njëjtën kohë dhe afati i dhënë atyre që deri më 30 gusht të ushtrojnë funksionin e tyre, e pamundëson marrjen e hapave radikal në shkarkime më të mëdha. Hapi i parë është shkarkimi i ambasadorëve politikë, e dyta është zëvendësimi i ambasadorëve”, u shpreh Gërvalla.
Këto deklarata, Gërvalla i dha pas pyetjeve nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
“Lidhur me postimin e djeshëm, mos keni filluar të mendoni që Kosova tani me qeverinë tuaj është me e fortë dhe perëndimi i dobët. Diplomacia dixhitale është një nga shtyllat e diplomacisë moderne, diplomacia dixhitale nuk lejon skandale të tilla. Dhe e dyta, pse nuk i shkarkuat konsujt e përgjithshëm politik”, ka pyetur Musliu-Shoshi.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar kërcënimet me vdekje ndaj gjyqtares Benedikte de Perthuis, e cila ishte ndër tre gjyqtarët që dënuan lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Macron e quajti këtë veprim “absolutisht të papranueshëm dhe të patolerueshëm” dhe tha se gjyqtarja është vënë nën mbrojtjen e policisë, ndërsa autoritetet po hetojnë kërcënimet. Ai gjithashtu theksoi se dega gjyqësore është e pavarur dhe ligji është i barabartë për të gjithë.
Në lidhje me dënimin e Le Pen, Macron theksoi se të gjithë të akuzuarit kanë të drejtë të ndjekin rrugët ligjore. Le Pen është shpallur fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian për financimin e partisë së saj dhe është dënuar me katër vjet burgim, dy prej të cilave me kusht. Ajo gjithashtu është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet dhe është dënuar me një gjobë prej 100.000 euro. Dënimi për ndalimin e kandidimit është me efekt të menjëhershëm, ndërsa burgimi dhe gjoba do të zbatohen pas përfundimit të apeleve.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar gjobën prej 250 euro të vendosur nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të mosparaqitjes së tij në Prokurorinë Speciale (PSRK) lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Kurti tha se ndonjëherë e dënojnë atë, por ka sugjeruar që gazetarët të mos mërziten për këtë. Ai bëri këto komente pas përurimit të çerdhes në lagjen “Rezinë” të Gjakovës.
Kurti është paralajmëruar për gjobë që nga fundviti i kaluar për shkak të refuzimit për t’u paraqitur në prokurori. Ai ka kërkuar që prokurorët të shkojnë në zyrën e tij, duke theksuar se ka precedent për këtë, por Gjykata ka urdhëruar që ai të dëshmojë në prokurori lidhur me dyshimet për dëm ekonomik në rezervat shtetërore. Prokuroria dyshon se shteti është dëmtuar me rreth 600,000 euro gjatë blerjes së produkteve për rezervën shtetërore.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se autorët e sulmit në Banjskë dhe ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, më 2023, duhet të mbahen përgjegjës, dhe ka shtuar se kjo është përgjegjësi e Serbisë.
Rutte ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në Kosovë dhe ka thënë se situata e sigurisë është përmirësuar që nga vitit 1999 dhe duhet të ruhet. Ai përmendi bisedat me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë çështje.
Në një konferencë për media në Bruksel, Rutte është pyetur gjithashtu nëse NATO është konsultuar për marrëveshjen e bashkëpunimit në mbrojtje ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, të nënshkruar më 1 prill. Rutte ka përmendur se aleanca nuk është konsultuar, ndërkohë që ka përmendur edhe marrëveshjen e bashkëpunimit midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, njoftoi se ka filluar konsultimet me komunitetet jo shumicë për formimin e qeverisë së re. Ai theksoi se ka takuar kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq. Kurti shtoi se do të zhvillojë takime të tjera shpejt, por nuk specifikoi nëse do të ketë konsultime me ndonjë parti tjetër shqiptare.
Në lidhje me dënimin nga Gjykata e Prishtinës me 250 euro për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore, Kurti reagoi me ironi, duke thënë se shpesh e dënojnë për raste të tilla. Ai u sugjeroi gazetarëve që të mos mërziten për një dënim të tillë.