Sport

Gerrard mund t’ia shkaktojë goditjen e madhe Klopp-it në luftën për titull

Skuadra e Jurgen Klopp momentalisht ka tre pikë më pak se ajo e Pep Guardiolas.

Published

on

Liverpooli do të përballet me Aston Villan sot, ndeshje nga e cila duhet të kërkojë tre pikë të reja në mënyrë që ta ruajë hapin me Manchester Cityn në luftën për titull të kampionit.

Skuadra e Jurgen Klopp momentalisht ka tre pikë më pak se ajo e Pep Guardiolas andaj përballë skuadrës së Steven Gerrard nevojitet vetëm fitorja.

Nga ana tjetër, Aston Villa pozicionohet në vendin e 11-të në tabelë dhe nuk lufton për ndonjë objektiv, por dëmin që mund t’ia bëjë Liverpoolit mund të jetë fatal pasi mund t’i largojë ata përfundimisht nga lufta për titull.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje e cila starton nga ora 21:00:

Aston Villa: (4-3-1-2): Martinez; Cash, Konsa, Mings, Digne; McGinn, Chambers, Luiz; Buendia; Ings, Watkins

Liverpool: (4-3-3): Alisson; Gomez, Matip, van Dijk, Tsimikas; Keita, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Diaz

Sport

UCL: Drita përballet me Differdange 03 nga Luxemburgu

Published

on

Kampionja e Kosovës në futboll, Drita, e ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballet në raundin e parë eliminator të UEFA Champions League.

“Intelektualët” do ta kërkojnë kualifikimin duke u ballafaquar me ekipin nga Luksemburgu, FC Differdange 03.

Skuadra me të cilën ndeshen gjilanasit, nuk e ka kaluar asnjëherë rrethin e parë në Ligën e Kampionëve, andaj për skuadrën nga Kosova ky është një moment i favorshëm që ta bëjnë historinë shtetërore, duke arritur ta kalojnë këtë rreth, i cili pos në aspektin financiar, jep mundësi të artë për “Bardh e Kaltërit” që të bëhen pjesë e ndonjë faze grupore evropiane.

Kualifikimi nga ky rreth, në rastin më të keq pastaj për Dritën siguron fazën “Playoff” në UEFA Europa Conference League.

Paraprakisht do të kenë mundësi pos UCL-së, ta provojnë vetën edhe në Europa League.

Continue Reading

Sport

Ky është kundërshtari i Dritës në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Klub i futbollit Drita, që u shpall kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2024/25, ka mësuar sot kundërshtarin e parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, raporton KosovaPress.

Në këtë fazë të garave, Drita do të përballet me skuadrën Differdange nga Luksemburgu.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e tretë e Dritës në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, pas dy përvojave të mëparshme që kanë sjellë përvojë dhe besim në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Zhegrova mund ta pasurojë Lillen me 30 milionë euro

Published

on

Edon Zhegrova do të largohet gjithsesi nga Lille gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli e ka mbyllur eksperiencën me klubin francez, ndonëse ka ende kontratë me të.

Ai dëshiron ta provojë një eksperiencë të re dhe klubet italiane janë ato që kanë shprehur më së shumti interesim për të.

Krahas Napolit, lojtarin e pëlqejnë edhe Milani dhe Atalanta, sipas mediave franceze, Lille mund t’i përfitojë deri në 30 milionë euro nga shitja e përfaqësuesit kosovar.

Dhe, klubi nga Ligue 1 e ka gjetur zëvendësuesin e anësorit ofanziv. Bëhet fjalë për mesfushorin ofanziv, Marius Sivertsen Broholm, i cili aktualisht është pjesë e Rosenborgut.

Edoni nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në vitin 2025 shkaku i një lëndimi që e kishte pësuar në fund të vitit të kaluar.

26-vjeçari i ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat duke i realizuar 8 gola dhe duke i bërë 2 asistime.

Ai ishte në formë jetësore në pjesën e parë të sezonit, por lëndimi i çuditshëm ia humbi pjesën e dytë të sezonit.

Zhegrova, i cili luajti ditë më parë në ndeshjen e yjeve në Kosovë, synon të jetë protagonist në sezonin 2025/26 në cilindo ekip që transferohet.

Continue Reading

Sport

Si fituese e Kupës, Prishtina luan në kualifikimet e Ligës së Europës

Published

on

Fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, do të mësojë kundërshtarin e saj në fazën e parë të kualifikimeve për Ligën e Europës.

Prishtina e siguroi pjesëmarrjen në këtë garë europiane, pasi fitoi ndaj Llapit në finalen e Kupës së Kosovës, duke u rikthyer për të marrë pjesë në Europë, pas disa vitesh mungesë.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi, megjithatë, do të ketë disa kundërshtarë të vështirë përballë, të paktën në letër.

Gjigantët europianë, si Shakhtar Donetsk e Legia Varshavë mund të jenë dy nga disa klube që Prishtina mund të sfidohet në këtë fazë.

Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës:

Shakhtar Donetsk (Ukrainë)

Legia Varshavë (Poloni)

Sheriff Tiraspol (Moldavi)

CFR Cluj (Rumani)

Hapoel Be’er Sheva (Izrael)

Celje (Slloveni)

Spartak Trnava (Sllovaki)

Shorti do të hidhet sot në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 15:00.

Continue Reading

Të kërkuara