Lajmet

George W. Bush për Merkelin: “Grua me parime dhe zemër të madhe”

Në fakt ish-Presidenti i SHBA George W. Bush nuk jep më intervista.

Published

on

Por për Angela Merkelin ai bën një përjashtim pak para vizitës së saj të lamtumirës në Uashington.

“Angela Merkel e ka veshur pozicionin e saj shumë të rëndësishëm me dinjitet dhe ka marrë vendime shumë të vështira. Ajo ka bërë atë, që ishte më e mira për Gjermaninë, dhe e ka bërë duke u bazuar në parime”, u shpreh ish-Presidenti i SHBA George W. Bush në një intervistë me Ines Pohl, drejtuese e zyrës së DW në Uashington, përpara vizitës së fundit të Merkelit në Shtëpinë e Bardhë të enjten më 15 korrik.

Intervista u zhvillua në rezidencën verore të familjes Bush në Maine dhe është pjesë e dokumentarit të DW: “Angela Merkel – kancelarja në kohë krizash”. DW do ta transmetojë dokumentarin para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.

Dallas Ausstellung mit einem Gemälde von Angela Merkel

Lidhur me tërheqjen e trupave të NATO-s nga Afganistani, Bush u shpreh: “Gratë dhe vajzat afgane do të përjetojnë vuajtje të patreguara. Ky është gabim. (…) Ata lihen thjesht në dorë të fatit, për t’u vrarë nga këta njerëz shumë brutalë. Më dhemb në zemër”. Ai tha se supozon, që Angela Merkel „ndjen po të njëjtën gjë”.

Bush paralajmëroi lidhur me varësinë e Gjermanisë nga gazsjellësi rus Nord Stream 2. “Sa më shumë një komb, që nuk është demokraci e hapur, zë për fyti ekonomikisht një demokraci, aq më i vështirë bëhet pozicioni strategjik i njerëzve atje”, tha presidenti.

Shtimi i tendencave populiste në të gjithë botën është për Bushin një sinjal i “zhgënjimit me shoqërinë”. “Rreziku i vërtetë” vjen megjithatë nga teoritë e konspiracionit.” Do të duhen politikanë të fortë, për të hedhur poshtë disa nga këto ideologji qesharake, ekstremiste – si në krahun e majtë ashtu edhe në të djathtin.”

Qendrimi Merkelit lidhur me krizën e refugjatëve në vitin 2015, “është udhëhequr nga dhembshuria njerëzore”, tha Bush. “Ka qenë padyshim një vendim i vështirë politik për të, por ajo mori në dorë iniciativën”. Bota ka nevojë për “udhëheqës, që bazohen në parime”.

Xhorxh W. Bushit dhe ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder

Thëniet e Bushit për drejtimin e Merkelit si kancelare qëndrojnë në kontrast me ato për ish-kancelarin Gerhard Schröder. Bush tha se Schröder e ka përdorur atë “politikisht për rizgjedhjen e tij”. “U bë shumë personale. Disa anëtarë të kabinetit thanë gjëra, që nuk duhet t`i kishin thënë”.

Zgjedhja katër herë e Merkelit flet “shumë për sukseset e saj”, u shpreh Bush. Ai e quajti kancelaren “personalitet drejtues me sensibilitet, një grua që nuk ka frikë të udhëheqë” dhe një model për gratë dhe vajzat. “Ajo është një person shumë i matur dhe i përzemërt, që ka arritur të mbijetojë në një mjedis politik mjaft të ashpër”, shtoi Bush.

Continue Reading

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara