Lajmet

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Published

on

Nga Musa Sabedini – Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari atij. Për këtë arsye kam qenë kritik ndaj çdo qeverisjeje, pa dallim emri, partie apo individi. Kam trajtuar tema të ndjeshme e të rrezikshme, kam hulumtuar raste që kanë çuar deri te arrestimi i individëve të fuqishëm të krimit dhe botës së nëndheshme, kam ngritur alarmin për keqpërdorime të parasë publike dhe kam denoncuar veprime që cenonin interesin e qytetarëve. Këtë nuk e kam bërë për lavdi personale, por sepse ky është misioni themelor i gazetarisë: të jetë në anën e së vërtetës, të mbrojë interesin publik dhe t’u japë zë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen. Gazetaria duhet të mbetet gjithmonë në anën e qytetarit, të së vërtetës dhe të llogaridhënies, e jo në shërbim të liderëve politikë apo interesave të momentit. Vetëm kështu ajo e ruan misionin e saj fisnik dhe rolin e pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike.

Demokracia nuk forcohet nga heshtja e mediave, por nga pyetjet e tyre. Ajo nuk zhvillohet përmes duartrokitjeve për pushtetin, por përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes së tij. Një gazetari që nuk e sfidon pushtetin, që nuk e vë atë përballë përgjegjësisë dhe që nuk kërkon transparencë, pushon së qeni gazetari në kuptimin e saj më fisnik. Kritika profesionale nuk është armiqësi ndaj institucioneve, ajo është një mekanizëm i domosdoshëm për të korrigjuar gabimet, për të parandaluar abuzimet dhe për të mbrojtur interesin publik.

Ajo që më shqetëson më së shumti nuk janë sulmet që vijnë nga pushteti. Historia e gazetarisë ka treguar se pushteti shpesh e sheh median kritike si pengesë. Më e dhimbshme është kur vetë gazetarët harrojnë misionin e tyre dhe zgjedhin të bëhen mbrojtës të qeverive, zëdhënës të liderëve apo sulmues të kolegëve që ushtrojnë profesionin me integritet. Kur gazetari e vendos besnikërinë ndaj politikanit mbi besnikërinë ndaj së vërtetës, ai humbet identitetin profesional dhe e zbeh rolin e medias në shoqëri.

Në këtë kontekst, më të ekspozuarit ndaj presioneve, sulmevedhe përpjekjeve për diskreditim mbeten gazetarët hulumtues, ataprofesionistë që çdo ditë merren me zbardhjen e aferave, keqpërdorimeve dhe shkeljeve të mundshme në institucionetpublike, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal. Pikërisht për këtëarsye, ekzistenca e një gazetarie hulumtuese të pavarur dhe tëguximshme është një vlerë e çmuar për çdo shoqëridemokratike.

Është inkurajuese që edhe sot ka gazetarë që vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin me integritet, duke i shërbyer interesitpublik dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar. Megjithatë, shqetësues mbetet fenomeni kur sulmet ndaj tyre nuk vijnëvetëm nga qendrat e pushtetit, por edhe nga individë brenda vetëkomunitetit mediatik, të cilët, për shkak të afërsisë me politikënapo interesat e caktuara, zgjedhin të sulmojnë kolegët e tyre nëvend se të mbrojnë parimet e profesionit.

Një qasje e tillë nuk e dëmton gazetarinë hulumtuese, sepse e vërteta dhe faktet mbeten gjithmonë më të forta se propaganda, por cenon rëndë kredibilitetin etik të profesionit dhe misionin qëmedia duhet të ketë në një shoqëri demokratike. Gazetaria nukfiton asgjë kur gazetarët shndërrohen në mbrojtës të pushtetit,përkundrazi, ajo forcohet kur mbetet e pavarur, kritike dhe nëshërbim të qytetarëve.

Gazetaria hulumtuese nuk është profesion për ata që kërkojnë rehati, privilegje apo afërsi me qendrat e pushtetit. Është profesion për ata që janë të gatshëm të përballen me presion, kritika dhe pengesa në emër të interesit publik. Një gazetar nuk duhet të matet me numrin e fotografive me politikanë apo me qasjen në zyrat e pushtetit, por me ndikimin që ka pasur në zbardhjen e së vërtetës dhe në mbrojtjen e qytetarëve.

Gazetaria hulumtuese është gjithmonë aty e pranishme, e guximshme, e pa kompromis në çdo shtresë të shoqërisë, në çdo hapësirë ku e vërteta kërkon të dalë në dritë. Ajo na mëson kujdesin ndaj parasë publike, ndaj hajnisë së organizuar dhekrimit të maskuar me pushtet. Na paralajmëron për rreziqet që shpesh ia shkaktojmë vetes përmes heshtjes apo mosveprimit.

Ky është një mision që nuk fal lehtë dhe nuk përkëdhel askënd, pavarësisht pozitës, autoritetit apo pasurisë që dikush mund të ketë. Gazetaria hulumtuese nuk njeh frikë nga pushteti, sepse burimin e saj e ka te liria, përgjegjësia dhe ndërgjegjja qytetare.

Si një nga gazetarët e rrallë, që e ka përjetuar në lëkurë të bërit gazetari hulumtuese, duke trajtuar tema hulumtuese nga më të ndryshmet, kam arritur të kuptojë se profesionalizmi, guximi, vendosmëria, beteja mbi të vërtetën, lufta për ta ndaluar dhe ekspozuar të keqën, këmbëngulësia, sinqeriteti, integriteti i fort dhe morali e motivi ndikues, janë shtyllat kyçe që një gazetar profesionist dhe hulumtues, të arrijë të mbijetojë mbi faktet e ofruara, edhe atëherë kur të tjerët ju pengojnë, me të gjithaformat e mjetet.

Gazetaria hulumtuese është një rrugë e vështirë, por e denjë, një ecje mbi tehun e së vërtetës, ku vetëm të guximshmit mbeten në këmbë.

Gazetari hulumtues nuk duhet të ikë nga asnjë përgjegjësi publike. Ai duhet të jetë i gatshëm të ekspozojë çdo formë të padrejtësisë dhe abuzimit, duke u bërë zëri i ndërgjegjes qytetare dhe mbrojtësi i interesit të përbashkët.

Një pushtet, qoftë lokal apo qendror, mund të mbetet transparent dhe llogaridhënës vetëm nëse aty ekzistojnë gazetarë profesionistë, që nuk heshtin përballë akuzave për korrupsion, nepotizëm, keqpërdorim apo menaxhim të dobët financiar.

Prandaj, apeli im për ata “kolegë” që zgjedhin ta nënshtrojnë profesionin ndaj interesave të klaneve politike apo liderëve partiakë është i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, mos e humbni misionin e gazetarit për shkak të afërsisë me pushtetin.

Mos e zëvendësoni etikën profesionale me konformizmin, integritetin me oportunizmin dhe gazetarinë me servilizmin. Gazetaria nuk është krijuar për të mbrojtur qeveritë, por për t’i mbikëqyrur ato, për t’u kërkuar llogari dhe për të mbrojtur interesin publik.

Do të ishte e dhimbshme të pranohej se një pjesë e gazetarëve kanë hequr dorë nga pavarësia profesionale për t’u shndërruar në mbrojtës të pushtetit. Në raste të tilla, gazetari nuk vepron më si kontrollues i institucioneve, por si zgjatim i tyre.

Kur media humb autonominë kritike dhe bëhet pjesë e narrativëspolitike, ajo humb funksionin e saj demokratik dhe rrëshqet drejt një forme komunikimi të kontrolluar, ku lojaliteti ndaj pushtetit vendoset mbi të vërtetën.

Historia e gazetarisë na mëson se vlera e një gazetari nuk matet me afërsinë që ka me qendrat e vendimmarrjes, por me gatishmërinë për t’i sfiduar ato kur cenohet interesi publik. Një gazetar pa identitet profesional, pa guxim kritik dhe pa dinjitet intelektual, rrezikon të shndërrohet në një instrument propagande, duke e zbehur jo vetëm reputacionin e vet, por edhe besueshmërinë e profesionit në tërësi.

Për këtë arsye, gazetaria duhet të mbetet gjithmonë në anën e qytetarit, të së vërtetës dhe të llogaridhënies, e jo në shërbim të liderëve politikë apo interesave të momentit. Vetëm kështu ajo e ruan misionin e saj fisnik dhe rolin e pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike.

Vetëm kur media e kryen këtë rol me integritet, guxim dhe pavarësi, ajo e meriton besimin e publikut dhe respektin e historisë. Në fund, gazetari i vërtetë nuk kujtohet për ata që i ka mbrojtur në pushtet, por për të vërtetat që ka pasur kurajën t’i thotë kur të tjerët heshtnin.

Në thelb, gazetari hulumtues e mbron publikun duke kërkuar llogaridhënie, duke nxjerrë në pah të vërtetën dhe duke ndihmuar që çdo qytetar të ndihet i barabartë, i respektuar dhe i sigurt në jetën e tij të përditshme. 

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

lajme

“Jo në emrin tim” para Ministrisë së Drejtësisë “Voto Ligjin”, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Published

on

By

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.

Aktivisti Rron Kafegjolli deklaroi se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar vonesën si të papranueshme.

Sipas Kafegjollit, bazuar në deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ligji po mbahet i bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyra. Sepse bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, u shpreh ai.

Kafegjolli kritikoi ministren Donika Gërvalla dhe ministrin Hekuran Murati, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

“Institucionet e këtij shteti nuk mund të mbeten peng i inateve apo bindjeve personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati. Shteti nuk është pronë private e dikujt”, tha Kafegjolli.

Duke iu referuar afatit për zgjedhjen e presidentit, i cili skadon më 6 tetor, ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos e zvarrisë më tej procesin e miratimit të ligjit.

“Qeveria duhet ta dijë se rinia po ju vëzhgon dhe 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e provokoni durimin tonë”, deklaroi ai.

Kafegjolli e përmbylli fjalimin duke i bërë thirrje Qeverisë që ta dëgjojë zërin e protestuesve dhe të veprojë lidhur me kërkesën për miratimin e ligjit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT: Formimi profesional për liderët e së ardhmes

Published

on

By

Në një epokë ku media dhe komunikimi po transformohen me ritme të shpejta, profesionistët e së ardhmes kanë nevojë për njohuri të avancuara, mendim kritik dhe aftësi praktike.

Pikërisht për këtë, UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim, të konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të udhëhequr në sektorin e medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Programi Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim ndërthur në mënyrë strategjike shkencat sociale, teknologjinë e informacionit, gazetarinë, Marrëdhëniet me Publikun (PR) dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.

Përmes kombinimit të njohurive teorike me përvojën praktike dhe hulumtimin shkencor, studentët zhvillojnë kompetenca të avancuara për t’u përballur me kërkesat e tregut modern të punës, si në Kosovë ashtu edhe në tregun global.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet etikës profesionale, mendimit kritik dhe aftësisë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar komunikimin dhe imazhin e institucioneve dhe organizatave.

Kjo e bën programin një mundësi të përshtatshme për të gjithë ata që synojnë të avancojnë profesionalisht në media, gazetari, komunikim strategjik, PR, marketing dhe përmbajtje digjitale.

Përveç mundësisë për të ndjekur një program Master të orientuar drejt zhvillimit profesional, UBT ofron edhe një mbështetje të rëndësishme financiare për studentët. Përmes bursës Engaged Scholarship, studentet që janë pjesë e kësaj fushe përfitojnë 20% zbritje në tarifën e studimeve gjatë gjithë periudhës së programit Master.

Kjo bursë përfaqëson një mundësi konkrete për studentët që duan të investojnë në arsimimin e tyre të avancuar, duke pasur njëkohësisht mbështetje financiare gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT është një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca profesionale dhe për të ndërtuar bazat e një karriere të suksesshme në një sektor që ndryshon vazhdimisht.

Apliko në programin Gjuhë, Media dhe Komunikim -Master dhe përfito 20% bursë përmes Engaged Scholarship.

Continue Reading

Të kërkuara