Sport

Gazeta spanjolle Marca shkruan për Përfaqësuesen e Kosovës: Ekipi që s’ka lojtar nga shteti që nuk njihet

Published

on

Marca i ka kushtuar një artikull Përfaqësueses së Kosovës, pasi djelmoshat tanë në kualifikimet për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022 janë në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

“Asnjë lojtar i ekipit të Kosovës nuk ka lindur në shtetin e tij. Të paktën në vendin që e shpalli pavarësinë më 17 shkurt, 2008. Një pjesë e lojtarëve që do të jenë rivalë të Spanjës në kualifikimet për Botërorin ‘Katari 2022’ panë dritën në mërgim: Zvicër ose Suedi; të tjerët u lindën në qytetet e Kosovës, por kur ai territor i përkiste Serbisë apo Jugosllavisë. Duhet të presim edhe disa vjet që të lindurit në Kosovën e pavarur, shtet i pranuar nga FIFA në majin e 2016-s me të drejta të plota, të arrijnë ekipin përfaqësues”, kështu e fillon artikullin e gjatë për Kosovën.

Sipas Marcas, “Kosova tingëllon si luftë, mërgim, vdekje, prej shekujsh”. Në shkrimin ku është komentuar edhe “Beteja e Kosovës” e vitit 1389, mes serbëve dhe Perandorisë Osmane, e që nga Serbia edhe pse kishte humbur, tashmë njihet si festë kombëtare.

Sa i përket historisë së Milot Rashicës, i lindur në Vushtrri më 1996, Marca ka treguar se familja e lojtarit kishte qëndruar në shtëpi dhe u kishin mbijetuar bombardimeve. Ai u rrit në Mitrovicë deri në kohën kur e zbuloi Vitesse ku nisi karrierën që e çoi në Werder Bremen.

Për kapitenin Samir Ujkani, të lindur në Vushtrri, është thënë se kujtimet e tij të fëmijërisë janë në Belgjikë. Valon Berisha u lind në Suedi më 1993, pasi prindërit e tij kishin migruar nga Podujeva. Berisha u paraqit për Norvegjinë për 20 ndeshje, para se më 2016 FIFA- të bënte hapin historik në rregullatorë.

“Nuk i kemi pasur as 11 lojtarë në ditën para ndeshjes së parë, tani kemi avancuar shumë”, ka thënë Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Përjashtimi absolut
Kur u mor vendimi nga Zvicra që Kosova të garonte lirshëm edhe pa u njohur nga shumë shtete, përfshirë Spanjën, politika u largua nga sporti.

Këtë Marca e ka cilësuar si përjashtim absolut të bërë nga FIFA. “Si mundet një ekip përfaqësues i një shteti të lindur vetëm tetë vjet më herët të luajë më 2016? FIFA u përball me rastin që ishte: përjashtim absolut.

Për këtë arsye, kur Kosova debutoi në Eliminatoret për Botërorin e Rusisë, në barazimin 1-1 me Finlandën më 2016, gjashtë lojtarëve iu lejua të ndryshonin përfaqësueset pa u mbështetur në rregullore”, shkruan tutje Marca.

Këtu ka përmendur Amir Rrahmanin, Alban Mehën, Herolind Shalën, Milot Rashicën e Samir Ujkanin që kishin luajtur për ekipin A të Shqipërisë dhe Valon Berishën që ishte paraqitur te Norvegjia.


Në ndeshjet e fundit të Kosovës, në nëntor, vetëm pesë lojtarë s’janë paraqitur në të kaluarën me flamuj të tjerë. Sipas Marcas shtatë ishin që kanë luajtur për Shqipërinë, katër për Norvegjinë, dy për Zvicrën dhe nga një për Suedinë e Austrinë.

Ndër tjerash, është theksuar edhe ankesa që Federata e Zvicrës kishte bërë për ndryshimin e përfaqësueses së lojtarëve, duke shprehur frikën për lojtarët e mëdhenj si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, që ishin gjobitur për festën me shqiponjë, simbolin e shqiptarëve në fitoren ndaj Serbisë në Botëror.

Oferta për Adnan Januzajn
Marca ka shkruar edhe për Adnan Januzajn e Belgjikës për ofertën që i kishte bërë Kosova, dhe për përzgjedhjen e fundit të tij që mbeti të luante për Belgjikën.

Tani Kosova po përgatitet për ndeshjen me Spanjën në një grup ku vetëm Suedia e njeh si shtet. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë në grup me Spanjën në kualifikimet për Botërorin e vitit 2022. Kosova është në grupin B së bashku edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Ndeshja të luhet në fushën spanjolle
Spanja është një nga 79 shtetet e Kombeve të Bashkuara që s’e njohin Kosovën shtet. Gjithsesi, sipas Marcas, qeveria aktuale e Pedro Sanchezit ka dërguar sinjale të përmirësimit të situatës. Pasaporta e Kosovës nuk lejohet të hyjë në Spanjë, sikurse nuk njihen as flamuri e himni.

Por, pavarësisht kësaj, Federata beson që s’do të ketë telashe që ndeshjet mund të luhen si në Spanjë, ashtu edhe në Prishtinë. “Po flasim për rregullat e FIFA-s”, ka thënë Ministria e Jashtme.

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Sport

Dështon transferimi i Julian Alvarez te Barcelona

Published

on

By

Dëshira e madhe e Barcelonës për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez, ka marrë goditje përfundimtare. Transferimi i tij është anuluar plotësisht për këtë afat kalimtar.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari José Álvarez gjatë emisionit televiziv El Chiringuito TV, i cili sqaroi se dështimi i marrëveshjes nuk lidhet me kërkesat financiare apo çmimin e kartonit.

“Nuk ka të bëjë me paratë, është çështje egoje” u shpreh gazetari, duke zbuluar se pengesa kryesore doli të jetë një konflikt i fortë interesi dhe përplasje egosh mes palëve të përfshira në negociata.

Kjo situatë i jep fund papritur synimit të bordit të klubeve katalanas për të përforcuar sulmin me argjentinasin, duke e detyruar Barcelonën të kërkojë opcione të tjera në ditët e fundit të afatit kalimtar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Lumbardh Dellova shkëlqen në debutim: Përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka ecur me hapa të sigurt drejt suksesit që në ndeshjen e tij të parë zyrtare në futbollin turk. Paraqitja e tij impresione me fanellën e Amedsporit i ka siguruar një vend me meritë në formacionin më të mirë të javës së parë të kampionatit.

Në përballjen ku Amedspori triumfoi me rezultat të thellë 3-0 ndaj Erzurumsporit, 27-vjeçari kosovar ishte një nga figurat qendrore në fushën e lojës. Përveç stabilitetit dhe sigurisë absolute që tregoi në repartin defensiv, Dellova dha një kontribut të drejtpërdrejtë edhe në fazën sulmuese duke asistuar te goli i parë i skuadrës së tij.

Sipas platformës së specializuar të statistikave, Sofascore, Dellova u vlerësua me notën e lartë 8.2. Statistikat e tij gjatë 90 minutave dëshmojnë kontrollin e plotë që pati në lojë: ai kompletoi 72 pasime me një saktësi të lartë prej 91 për qind, si dhe krijoi tri pasime kyçe për bashkëlojtarët e tij.

Kjo paraqitje startuese jo vetëm që e vendos Dellovën në mesin e lojtarëve më të dalluar të raundit të parë në Turqi, por dëshmon edhe formën e tij të shkëlqyer në prag të sfidave të ardhshme si në nivel klubi, ashtu edhe me kombëtaren. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara