Lajmet

Gazeta më e vjetër në botë nuk do të shtypet më

Kjo gazetë botohet që nga viti 1703.

Published

on

Edicioni i shtypur i gazetës austriake Wiener Zeitung, e cila botohet që nga viti 1703, do të pushojë së ekzistuari.

Kjo gazetë ka raportuar për gjithçka, nga Mozarti i ri deri te heqja dorë e perandorit të fundit Habsburg në historinë e tij 320-vjeçare, duke qenë se është gazeta e përditshme më e vjetër që mbijetoi në botë.

Kjo gazetë është në pronësi të qeverisë austriake që nga viti 1857 dhe shërben si gazetë zyrtare meqë aty shpallen vendet e punës në qeveri dhe njoftime të tjera zyrtare që shfaqen në gazetë me ligj.

Ky u bë burimi kryesor i saj i të ardhurave dhe i mundësoi gazetës të vazhdojë misionin e saj gazetaresk për raportimin e lajmeve./UBTNews/

Lajmet

U kapën me dokumente të falsifikuara në Merdare, arrestohen dy shtetas turq

Published

on

By

Dy persona, një burrë dhe një grua, shtetas të Turqisë, janë arrestuar në Pikën Kalimtare Kufitare në Merdare, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje/dalje, të dyshuarit kanë prezantuar para zyrtarëve policorë dokumente udhëtimi që dyshohet se ishin të falsifikuara.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prizren

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prizren.

Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Nën udhëzimin e prokurorit të shtetit, rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa njësitet policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Lyrical Son fton shqiptarët t’i bashkohen “Marshit për Liri” më 12 shtator

Published

on

Reperi i njohur shqiptar Lyrical Son u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ai ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Lyrical Son ka bërë të ditur se pjesëmarrësit do të mblidhen më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Marshi për Liri” është paralajmëruar nga organizatorët si një aktivitet për të shprehur mbështetjen ndaj ish-eprorëve të UÇK-së dhe për të përcjellë mesazhin për drejtësi dhe dinjitet.

“12 shtator, ora 14:00, sheshi ‘Skënderbeu’, Marshi për Liri. Ju mirëpresim”, ka përfunduar Lyrical Son./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Matura Shtetërore 2026: Matematika me rezultatin më të ulët mesatar

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026, pas përfundimit të procesit të administrimit, vlerësimit dhe përpunimit të të dhënave.

Në këtë afat provimit iu nënshtruan gjithsej 4,433 kandidatë, ndërsa 2,444 prej tyre e kaluan me sukses, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve. Të dhënat janë konfirmuar edhe në njoftimin zyrtar të ministrisë.

Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test ishte 43.2 pikë.

Sipas lëndëve, rezultatet mesatare ishin:

Gjuhë amtare: 49.3 pikë

Gjuhë angleze: 44.1 pikë

Matematikë: 36.4 pikë

Lënda zgjedhore: 42.9 pikë

Rezultati më i lartë mesatar është shënuar në Gjuhën amtare, me 49.3 pikë, ndërsa rezultati më i ulët në Matematikë, me 36.4 pikë.

Gjatë administrimit të provimit, 18 kandidatë janë larguar nga testi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka falënderuar të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e provimit për kontributin në mbarëvajtjen e procesit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara