Lajmet

Gazeta më e madhe kroate hapet me titullin: Shoferi i lodhur i çoi drejt vdekjes në vend të atdheut

Autobusi i linjës Franfkurt-Prishtinë humbi kontrollin një ditë më parë, pasi shoferi ishte i përgjumur.

Published

on

Gazeta më e madhe kroate është hapur me lajmin tragjik të vdekjes së 10 pasagjerëve nga Kosova, të cilët do të shkonin drejt vendlindjes.

Titulli që zgjodhi gazeta “Jutarnji List” është “Shoferi i lodhur i çoi në vdekje në vend të atdheut”.

Kjo niset nga dëshmia që dha shoferi rezervë, i cili pranoi në polici se e kishte zënë gjumi për një moment, edhe pse kishte vetëm 30 minuta që e kishte marrë në dorëzim mjetin, transmeton TCH.

10 nuk mundën dot të shkonin në shtëpinë e tyre të takonin me të afërmit, ndërsa dhjetëra të tjerë janë në spital ku po marrin kujdesin e duhur mjekësor.

Autobusi i linjës Franfkurt-Prishtinë humbi kontrollin një ditë më parë, pasi shoferi ishte i përgjumur.

Sipas Drejtoreshës së Institutit të Mjekësisë Urgjente, Maja Grba Bujeviq 42 persona ndodhen në Spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod.

“Dy prej tyre janë në kujdes intensiv dhe pesë njerëz u operuan gjatë ditës. Një person është në Klinikën e Traumatologjisë në Zagreb,” tha Bujeviq, duke shtuar se dy persona në njësinë e kujdesit intensiv janë në rrezik.

“14 persona kanë lëndime serioze, të tjerët nuk janë lëndime serioze dhe ata planifikohen të lirohen nga spitali nesër dhe pasnesër”, tha Bujeviq.

Sipas saj, 15 persona nga autobusi janë vendosur në një konvikt jo shumë larg Slavonski Brod.

“Ne të gjithë kujdesemi për ta. Qeveria kroate i ka ofruar të gjithë ndihmën ambasadorit të Kosovës. Transporti po rregullohet gjithashtu pas daljes nga spitali, në varësi të ardhjes së familjeve të tyre, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm atje”, tha Bujeviq.

Continue Reading

Lajmet

SHBA: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka ritheksuar thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës, në trevjetorin e sulmit.

Ambasada ka nderuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në shtator të vitit 2023.

“Bashkohemi me Kosovën për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator 2023. Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara