Lajmet

Gaza: Qindra familje të zhvendosura nga sulmet izraelite, çfarë thonë dëshmitarët

Published

on

Ushtria izraelite ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore gjatë natës në Rripin e Gazës, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe zhvendosjen e qindra familjeve palestineze. Sipas burimeve spitalore, dhjetëra civilë të plagosur janë dërguar në Spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës.

Sipas dëshmitarëve, sulmet u përqendruan në lagjet lindore të qytetit – Shujaiya, Tuffah dhe Zeitoun – zona të populluara ku jetojnë mijëra banorë. Një nga goditjet ajrore ka përfshirë një shkollë në Zeitoun që shërbente si strehë për familjet e zhvendosura.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit na telefonuan dhe na paralajmëruan se duhet të evakuoheshim menjëherë,” tha Abeer Talba, një banore e Zeitounit me shtatë fëmijë. “Kjo është hera e shtatë që detyrohemi të largohemi. Jemi pa ushqim, pa ujë. Fëmijët e mi po vdesin urie.

Pesë viktima të tjera u raportuan në kampin Al Shati, në perëndim të qytetit të Gazës, ku një tjetër sulm ajror ka goditur një ndërtesë banimi.

Ushtria izraelite kishte urdhëruar më herët banorët të largoheshin nga zonat veriore të Rripit, në pritje të një operacioni të gjerë. Megjithatë, shumë nga të zhvendosurit u drejtuan më në perëndim të qytetit në vend që të lëviznin drejt jugut, për shkak të pasigurisë së përgjithshme dhe mungesës së strehimit.

Lajmet

Tirana bëhet gati për koncertin e Kanye West, intensifikohen përgatitjet

Published

on

Më pak se një muaj para koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë, autoritetet shqiptare kanë intensifikuar përgatitjet për organizimin e ngjarjes, e cila pritet të jetë ndër eventet më të mëdha muzikore të mbajtura ndonjëherë në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, ka inspektuar nga afër punimet dhe masat organizative për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së koncertit.

Sipas Gonxhjes, përgatitjet po zhvillohen me ritme intensive, ndërsa bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për menaxhimin e vizitorëve, transportit, sigurisë publike dhe shërbimeve emergjente.

Koncerti i Kanye West është planifikuar të mbahet më 11 korrik në Tiranë dhe pritet të mbledhë dhjetëra mijëra spektatorë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të tjera, duke e shndërruar kryeqytetin shqiptar në një qendër të rëndësishme të muzikës ndërkombëtare gjatë sezonit veror.

Burimi: ATSH
/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë

Published

on

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishullin Sulawesi në Indonezi, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas të dhënave, lëkundja sizmike ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, duke u konsideruar një tërmet relativisht i cekët.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet indoneziane nuk kanë lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Rajoni i Sulawesit mbetet një nga zonat më të prekura nga aktiviteti sizmik. Në vitin 2018, qyteti Palu u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami, fatkeqësi që shkaktoi mbi 4 mijë viktima.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pas numërimit të një pjese të votave, VV-ja arrin në 52 ulëse në Kuvend

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas numërimit të një pjese të votave me postë dhe atyre nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të deritanishme, VV-ja ka siguruar 45.89 për qind të votave, duke mbetur forca e parë politike në vend. Pas saj renditet PDK-ja me 19.96 për qind, LDK-ja me 17.04 për qind dhe AAK-ja me 6.89 për qind.

Në ndarjen aktuale të mandateve, Vetëvendosje ka 52 ulëse, PDK-ja 22, LDK-ja 19 dhe AAK-ja 7 deputetë.

Megjithatë, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar. Kanë mbetur pa u numëruar rreth 35 mijë zarfe me vota nga posta, si dhe afërsisht 11 mijë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Rezultatet e deritanishme kanë treguar trende të ndryshme. Në rezultatet preliminare pas zgjedhjeve të 7 qershorit, VV-ja kishte siguruar 42.96 për qind të votave, ndërsa në votimin në përfaqësitë diplomatike mori mbi 83 për qind dhe në votat me postë 70.26 për qind.

Sipas projeksioneve aktuale, ndryshime të mëdha në ndarjen e mandateve duken të vështira, megjithëse rezultati përfundimtar do të varet nga votat e mbetura për numërim.

Për formimin e Qeverisë së re nevojiten 61 vota në Kuvend, ndërsa për zgjedhjen e presidentit kërkohet kuorumi prej 80 deputetësh në dy raundet e para të votimit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira dhe mundësi për reshje lokale

Published

on

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Gjatë orëve të pasdites, në disa zona mund të ketë shtim të vranësirave, të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Continue Reading

Të kërkuara