Lajmet

Gaza: Punëtorët e ndërtimit gjejnë 31 varre të epokës romake

Varret u zbuluan pranë qytetit të Beit Lahia.

Published

on

Punëtorët e ndërtimit në një kantier ndërtimi në Gazën veriore kanë zbuluar 31 varre të epokës romake që datojnë nga shekulli i parë pas Krishtit, thanë të hënën grupi Hamas, përcjell UBT News.

Varret u zbuluan pranë qytetit të Beit Lahia ndërsa filloi puna në një zonë banimi të financuar nga Egjipti, pjesë e paketës së rindërtimit prej 500 milionë dollarësh që Kajro u zotua pas luftës 11-ditore në maj midis Izraelit dhe grupeve të armatosura në Rripin e Gazës.

Naji Sarhan, një zyrtar në Ministrinë e Punëve Publike të Gazës, konfirmoi gjetjen dhe tha se ka “prova se ka varre të tjera” në vend.

Puna ndërtimore është ndalur dhe disa teknikë nga Ministria e Antikiteteve dhe Turizmit të Gazës janë dërguar në vend për të kataloguar gurët e varreve dhe artefaktet, thanë zyrtarët.

Një teknik tha se varret besohej të ishin pjesë e një varreze të lidhur me një zonë romake aty pranë në Balakhiya./UBTNews/

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2361 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 83 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 39 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona, 17 janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Vjedhje e rëndë në Klinë, hajnat vjedhin shumë të madhe parash

Published

on

By

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Klinë ku kanë vjedhur para të gatshme 4000 Franga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19 mijë euro.

Rasti është nën hetim.

Rr. Ali Berisha, Klinë / 14.08.2025 – NN. Është raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishin vjedhur: para të gatshme 4000 Franga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19.100 (nëntëmbëdhjetëmijë) euro. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori“, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Deri 1 orë e gjysmë pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova, përditësohen të dhënat e fundit

Published

on

By

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata.

Raportohen pritje deri 1 orë e gjysmë te Dheu i Bardhë, kurse deri 20 minuta në Merdarë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:03 të mëngjesit.

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mund të ketë reshje lokale shiu gjatë ditës.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin që do të lëvizin prej 16 deri në 20 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31 gradë Celcius.

Continue Reading

Të kërkuara