Kulturë

Gavril Dara i Riu, eksponent i rëndësishëm i kulturës arbëreshe

Published

on

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët nderoi sot, në 199-vjetorin e lindjes, poetin dhe intelektualin e shquar arbëresh, Gavril Dara (i Riu), një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës dhe penës arbëreshe.

I lindur më 8 janar 1826 në Palac Adriani të Sicilisë, Dara ishte pjesë e një familjeje të njohur arbëreshe dhe mori mësimet e para në Seminarin Arbëresh të Palermos. Pas studimeve të hershme, ai mbrojti doktoraturën në drejtësi dhe u angazhua në fushën e kulturës dhe shkencës.

Përmes veprave të tij letrare dhe gazetarisë, Gavril Dara i Riu kontribuoi në zhvillimin e kulturës arbëreshe. Në vitin 1858, ai botoi fletoren letrare “Përtëritja e jetës” (Palingenesi), që pati ndikim të madh në mendimin dhe letërsinë arbëreshe. Po ashtu, ai drejtoi gazetën “La Riforma” në Romë gjatë periudhës 1871-1874, duke dhënë një ndikim të rëndësishëm në fushën e gazetarisë dhe kultivimin e ideve progresive.

Një nga veprat më të njohura të tij është poema “Ana Maria” e shkruar në vitin 1864, e cila përmban mbi 1300 vargje dhe ka mbetur një nga krijimet më të rëndësishme të letërsisë arbëreshe. Gavril Dara i Riu ishte gjithashtu i apasionuar pas folklorit, gjuhësisë dhe filozofisë. Një nga kryeveprat e tij të njohura është “Kënga e sprapsme e Balës”, një dorëshkrim që u botua më 1906 dhe që mbetet një ndër monumentet e letërsisë arbëreshe.

Më 15 nëntor 1885, Gavril Dara i Riu ndërroi jetë, por trashëgimia e tij letrare dhe intelektuale vazhdon të jetë një burim frymëzimi për studiuesit dhe dashamirësit e kulturës arbëreshe. Ai është një figurë që ka kontribuar thellësisht në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit dhe kulturës arbëreshe./UBTNews/

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Çekia diskutojnë bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore

Published

on

By

Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj-Kapitaj, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Republikës Çeke, Naděžda Goryczková, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në fushën e trashëgimisë kulturore.

Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave profesionale ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, me fokus të veçantë në konservimin, restaurimin dhe mbrojtjen e monumenteve.

Përvoja e gjatë e Republikës Çeke në ruajtjen e trashëgimisë kulturore u vlerësua si mundësi e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve dhe avancimin e standardeve të institucioneve të Kosovës në këtë sektor. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara